Zhvillimi i qyteteve në shek.XIII-XIV

J

Jani

Vizitor
Zhvillimi i qyteteve në shek.XIII-XIV

Në krahasim me periudhën pararendëse, kur qyteti ishet thjesh një seli e qeveritarit dhe e peshkopit, nga shek.XII qyteti u kthye në një qendër të rëndësishme ekonomike e tregtare. Rritja e rolit ekonomik u shoqërua me një rritje të konsiderueshme demografike të tij me popullsi fshatare.

Në shek.XIII qyteti i Durrësit arriti shifrën në 25 000 banorë. Numër relativisht të lartë nanorësh kishin edhe Tivari, Drishti, Berati, Prizreni etj. Shtimi i popullsisë së qytetit solli shtrirjen e tij jashtë mureve të vjetër, duke formuar kështu lagjet e jashtme (suburbia). Një pjesë e mirë e popullsisë vazhdoi të merrej me bujqësi, duke kultivuar arat, vreshtat e ullishtat rreth e rrotull qytetit. Por ndërkohë u rrit numri i atyre që i kushtoheshin zejeve, përpunimit të metaleve, të leshit, të lëkurëve, të drurit, të gurit etj.

Punimi i metaleve të çmuara, artit dhe argjendit, kishte mjeshtërit e vet në të gjitha qytetet shqiptare, si në Prizren, në Shkodër, në Durrës, në Vlorë etj. Në prodhimin zejtar filluan të lindnin forma të reja të organizimit, siç qenë shoqatat e korporatat zejtare. Sipas shembullit të qyteteve italiane e dalmatine, këto qeheshin "shkolla" ose "vëllazëri" dhe mbanin emrin e një shenjtori që e konsideronin si padronin e tyre.

Kështu në Shkodër përmenden më 1416 vëllazëritë e Shën Barbarës, të Shën mërkurit e të Kryqit të Shenjtë. Këto vëlalzëri ishin organizata që nuk kishin vetëm karakter ekonomik, por edhe karakter fetar dhe humanitar. Një faktor i rëndësishëm ë tregtinë e brendshme ishin tregjet dhe panairet që organizoheshin periodikisht në qytete ose pranë manastireve të mëdha. Intensifikimi i shkëmbimeve brenda dhe jashtë vendit bëri që të lindjte një shtresë tregtarësh profesionistë, që organizonin grumbullimin me shumicë të produkteve të ndryshme dhe hedhjen e tyre në tregjet e brendshme dhe të jashtme.

Megjithatë, kjo veprimtari vazhdoi të mbulohej në një pjesë të mirë nga tregtarët e huaj, kryesisht venedikas dhe raguzanë. Raguza dhe venediku kishin, që nga shek.XIII, përfaqësitë e etyre tregtare në Durrës, në Vlorë, në Spinaricë etj. Një rol të madh në intensifikimin e shkëmbimeve ndërmjet krahinave shqiptare luajti rrjeti rrugor. Në rrafshin horizontal kishin rëndësi të veçantë artetriet që lidhnin portet bregdetare të Kotorrit, të Tivarit, të Ulqinit, të Lezhës, të Durrësit, të Vlorës, të Burtinit, të Artës etj., me viset e begata të Kosovës, të Maqedonisë, të Kosturit, të Janinës etj. Gruri dhe kripa qenë ndër produktet kryesore që eksportoheshin në Vendik, në Raguzë, në Ankonë e në qytete të tjera italiane. Në shek.XIII, përveç qyteteve-porte të njohura, lindën një sërë tregjesh-skela që u specializuan me tregtinë e këtyre produkteve.

Të tilla ishin skela e Shirgjit në breg të Bunës, skela e Shëngjinit më në jug, skela e Shufadesë, e Vregut (në derdhjen e Shkumbimit), e Pirgut (në derdhjen e Semaint), e Spinaricës (në derdhjen e Vjosës). Me tregtinë e drithit e të kripës u morën pak a shumë të gnjithe¨feudalët shqitparë, nga balshajt te Topiajt, Muzakajt e zenebishajt. Kjo tregti rriste fuqinë monetare të tyre. Zhvillimi i vrullshëm ekonomik e bëri qytetin një vend ku ndesheshin klasa e shtresa të ndryshme shoqërore. Masa e madhe e popullsisë qytetare përfaqësohej nga vegjëlia, punëtorët e punishteve, punëtorët e krahut, detarët, hamenjtë dhe masa e madhe e të ikurve nga fshati, që punonin si mëditëstë thjeshtë.

Pronarët e vegjël e të mesëm të punishteve, të anijeve, mjeshtërit, muratorët etj., bënin pjesë në klasën e qytetarëve. Fisnikëria përfaqësohej nga qytetarët e pasur, pronarët e mëdhenj të punishteve, të anijeve, nga tregtarët e mëdhenj. Këtu bënin pjesë edhe përfaqësues të bujarisë së tokës, që gjithnjë e më shumë vinin e vendoseshin në qytet. Qytetet si Durrësi, Shkodra, Drishti, Tivari, Ulqini zhvilluan me kohë forma të vetëqeverisjes, që ishin tipike për qytetet e pellgut italo-dalmatin (komuna). Element i rëndësishëm i saj ishte mbledhja e përgjithshme e qytetarëve, nga ku dilte këshilli i qytetit, që nga ana e tij caktonte nëpunësit e ndryshëm. Për sa kohë që trevat shqiptare ishin nën pushtimin e huaj, autoriteti më i lartë në qytet mbetej përfaqësuesi (mëkëmbësi) i kryezotit, që, sipas rastit, quhej kont, kapiten ose qefali.

Në shek.XIV Durrësi, Drishti, Tivari, Shkodra e ulqini kishin statutet e tyre. Këto rregullonin marrëdhëniet e brendshme socialekonomike etë qytetit, marrëdhëniet mepushtetin e kryezotit dhe me qytetet e me fedalët fqinjë. Në qytetet Krujë, Kaninë, Janinë etj. Si dokument juridik i ngjashëm shërbenin privilegjet, që perandorët bizantinë lëshonin herë pas here. Institucionet fetare luanin nje¨rol të rëndësishëm në jetën e qyteteve duke u bërë shpeshherë epiqendra e jetës jo vetëm shqiprtërore, por edhe ekonomike e politike-administrative.

Klerikët, përveç funksioneve fetare, kryenin edhe detyre publke, si mësues, noterë, kancelarë, ambasadorë. Madje në qytetin e Drishtit klerikët bënin dhe roje në muret e qytetit. Në kohen e rënies së sundimit të huaj (gjysma e dytë e shek.XIV) në disa qytete të veriut, si në Drisht e në Shas, peshkopi mori në dotrë edhe pushtetin civil. Në atë kohë disa qytete kishin njësitë matëse, peshat e tyre dhe prisnin monedha. Monedha prenë qytetet e Ulqinit, të Shkodrës, të Tivarit dhe të Shasit.
 
Sipër