Zhvillimi i Mozaikut

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari

Joni

Moderator
6 Shkurt 2011
77
0
6
Zhvillimi i Mozaikut

Në të njëjtën periudhë me artin e trevave fshatare, në truallin e Shqipërisë arriti zhvillimin më të madh edhe arti i mozaikut. Më i hershmi është gjetur në Durrës. I përket shekullit IV p.e.r. dhe është i punuar me gurë zalli shumëngjyrësh. Ka vlera të rralla artistike që shquhen në gjithë veprimtarinë e kësaj gjinie.

Quhet “Bukuroshja e Durrësit” dhe mund të cilësohet si bukuroshja e gjithë mozaikëve që janë zbuluar deri tani në truallin shqiptar, për hijeshinë e figurës dhe mjeshtërinë e realizimit artistik. Në shekullin e I-rë, siç përmendëm, u arrit lulëzimi i këtij arti dhe nga gurët e zallit u kalua në kubikë të prerë prej guri, qelqi, mermeri apo balte të pjekur. Mozaikë të tillë janë zbuluar në Apolloni, Durrah dhe Butrint.

Zhvillimi i mëvonshëm i mozaikëve lidhet kryesisht me monumentet paleokristiane. Pas shekullit te V-të motivet e mozaikut ndryshojnë nga modelet e pikturave të herëshme, siç është amazonamania në Apoloni, duke u zëvendësuar me figura simetrike që qëndrojnë të shkëputura në sipërfaqe dhe që paraqesin figura kafshësh, shpendësh, pemë frutore, lule e të tjerë simbole të artit paleobizantin. Ruhen edhe sot në gjendje të mirë disa vepra të tilla, sic janë Pagëzimorja në Butrint, mozaikët e Linit dhe të Antigonës.

Nga gërmimet e deritanishme, është gjetur vetëm një mozaik paretial në Durrës, brenda Amfiteatrit të qytetit, që i përket shekullit VI-VII-të.