Wikipedia mbyllet për 24 orë, proteston ndaj qeverisë

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari
A

agroni

Vizitor
Wikipedia mbyllet për 24 orë, proteston ndaj qeverisë

Wikipedia, enciklopedia online ku përdoruesit kontribuojnë dhe redaktojnë shënimet e tyre, nesër do të mbyll versionin anglisht të faqes për 24 orë, për të kundërshtuar legjislacionin e propozuar amerikan, kundër piraterisë.

Ky veprim i faqes së famshme është një protestë kundër legjislacionit të njohur si “Stop Online Piracy Act”, ose Sopa, thuhet në një deklaratë nga organizata jo-fitimprurëse, Wikimedia Foundation.

Ligji i ri, i cili po diskutohet në SHBA është i dizajnuar që të luftojë me çështjet që përfshin kopjimin ilegal të filmave dhe përmbajtjes televizive.
"Nëse kalon, ky legjislacion do të dëmtojë internetin e hapur, për të sjellë mjete të reja për censurimin e faqeve ndërkombëtare brenda Shteteve të Bashkuara," tha Ëikimedia në deklaratën e saj për media.
(ma.ar/telegrafi/BalkanWeb)