Voltolina rekord të ri, kalon me not Otranton

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari
G

gezimi

Vizitor
Voltolina rekord të ri, kalon me not Otranton

Reth 30 orë në det dhe afërsisht 60 milje të përshkuara me not. Ky është rekordi i ri i Massimo Voltolina, notarit italian, i cili kaloi kanalin e Otrantos për t’u ndalur në tokën shqiptare, pikërisht në brigjet e ishullit të Sazanit. I nisur nga Punta Palascìa të Puglia dhe i shoqëruar nga Rojet Bregdetare italiane e shqiptare, Guardia Di Financia, por edhe një grup specialistësh dhe miqsh, Voltolina arriti të përmbushë rekordin e tij të ri.
Megjithëse udhëtimi u shoqërua me një det të qetë, notari italian hasi vështirësi në brigjet shqiptare ku u përball me dallgë deri në 3 ballë dhe terrenin e thyer shkëmbor të ishullit të Sazanit. Gjithsesi, ai arriti të përmbushë misionin e tij, ndërsa më pas iu desh të rehabilitohej për 3 orë në anijen mjeksore që e shoqëronte.
Ky është rekordi i dytë për Massimo Voltolino, i cili në vitin 2006 arriti të kalonte edhe kanalin e La Mansh. Gjithsesi, sipas atletit dhe organizatorëve kalimi i Otrantos është një urë simbolike mes dy aneve te Adriatikut dhe shenje afrimi mes Italise e Shqiperise. /Festim Llanaj