VLERA SHËRUESE E AJRIT T'PASTËR (oksigjenit)

Munella

Anetar Fillestar
VLERA SHËRUESE E AJRIT T'PASTËR (oksigjenit)

Vetëm ajri që e marrim pandërpre për çdo sekond në 24 orë nuk mjafton për funksionimin normal të organizmit tonë. Ajri pastër asht burimi kryesor i energjisë për funksionimin e trunit edhe t'gjitha organeve. Stabilizon sistemin nervor dhe ka një efekt qetsues, neutralizon toksinët, shkatrron virusët, parazitët dhe bakteriet që shkaktojnë helmime dhe kallje.

Përveq ndryshimeve të ambientit dhe ndotjeve të ndryshme që dukshëm e zvoglojnë sasinë e ajrit t'pastër edhe jeta moderrne, ndeja ulun, stresi, frymëmarrja sipërfaçsore, ushqimi jo kulitativ, mungesa e lëvizjeve, ndikojnë që organizmi jonë t'mos furnizohet mjaftueshëm me ajr të pastër dhe mungesa e tij shkakton nji mori smundjesh.

Shenjat e para të mungesës së ajrit t'pastër në organizmin tonë janë: lodhja, dridhja, humbja e kujtesës dhe përqendrimit, çrregullimi i t'rrahunave të zemrës, dhimbja e muskujve, marramendja, nervozizmi, infeksione të shpeshta, problemet e tretjes, fryerja e nyjeve si dhe zvoglimi i marrjes së vitaminave e mineraleve.

Nji prej shkaqeve kryesore të shfaçjes së kancerit asht mungesa e ajrit t'pastër në organizmin tonë.

Ai që asht marrë ma s'shumti me këto studime asht shkenctari i mirnjohun Otta Warburg, fituesi i dyfisht i çmimit Nobel, i cili konstaton se: „Pa ajr të pastër aq të vlefshëm për jetën, jeta dhe shëndeti i njeriut në tokë shkon drejtë mbarimit.

Ajri pastër e siguron 90% të energjisë tonë trupore. Vetëm me ndihmën e ajrit t'pastër mundsojmë pastrimin e organizmit tonë prej t'gjitha helmimeve.

Metoda e Robinsit (me plot filozofi), shenimi im:

Merr frymë dhe l'shoje frymën, minimum 10 herë në ket mnyrë:

Merr frymë thellë tuj numrue deri n'umrin 4. Çoje mendjen tek ajo se përmes ajrit në organizmin tand asht tuj hy dritë, lumni, dashni, e t'gjitha t'mirat.

Mbaje frymën tuj numrue deri n'umrin 16 dhe tuj e çue mendjen tek ajo se ajri që asht tuj kalue nëpër trupin tand asht tuj e ushqye çdo qelizë e çdo organ, tuj dhanë atij nji energji plot shëndet.

Lshoje frymën tuj numrue deri n'umrin 8 tuj e çue mendjen tek ajo se bashkë ma daljen e ajrit janë tuj dalë edhe t'gjitha helmimet prej organizmit tand.

Asht mirë me e krye kët ritual çdo mëngjes e çdo mbramje e sidomos kur ndodhësh në natyrë ku ka ajr të pastër. Kët mnyrë e ka zbulue Anthony Robbins autor i njimori librash.

Këto t'gjitha mund ti lexoni nëpër faqet e internetit apo faqet e librave, por ate që do tu tregoj ma poshtë s'besoj se do ta gjeni në asnji faqe interneti apo libre.

MNYRA SE SI ME E MARRË AJRIN E PASTËR

Asht shumë interesant se gjanat shumë të thjeshta mandej edhe ato ma elementaret nuk i dimë. Njeriu ka krijue gjana t'quditshme, por s'ka ditë as s'din me e mbushë organizmin e vet me ajr të pastër.

Ne mund t'jetojmë edhe n'bjeshkët e Fanit, t'Selitës apo edhe n'Shëngjin dhe përseri mund t'na shkaktohet ndoj smundje vetëm prej mungesës së ajrit t'pastër që i ka mungue organizmit tonë.

Kur kemi qenë nxansë në shkollën fillore, msuesit dhe arsimtarët na kanë detyrue me vrapue tuj na thanë: „Merrni frymë vetëm me hundë“ T'njejtën gja na kanë ba edhe eprorët në shërbimin ushtarak. Qëllimi ishte që n'organizëm t'fusim sa ma shumë ajr të pastër, por neve na shkatonte lodhje t'madhe dhe me bindje t' plotë e them se as 20% nuk e kemi mbushë organizmin tonë me ajr të pastër.

Nji vit e ma parë, pata ble nji dyshek elektrik me shufra magnetike përmbrenda. Ka kushtue 1300 euro dhe shërben për me e shpërnda oksigjenin në mnyrë t'barabartë nëpër krejt organizmin. E vetmja gja që duhet ba asht: Me u shtri mbi te çdo ditë nga 20 minuta. M'besoni se as 10% s'i ka plotsue parashikimet.

Çe mnyra si me marrë ajr të pastër:

Ma s'parit duhet mej pastrue, mej çelë, çlirue t'gjitha organet e frymëmarrjes. Ka disa mnyra, por ajo ma e mira asht noti edhe ate, noti n'det. Kte e kam provue vet.

Notojmë nji kohë sa ma t'gjatë t'mundshme dhe, at ditë apo mbas dy-tri ditësh do ta hetoni vet se jeni çlirue krejtsisht.

Mandej i çlirojmë edhe hundët. Mnyra ma e mirë e çlirimit asht uji i detit.

Marrim nji grusht me uji, vem hundet mbi uji dhe e tërheqim me të dy zgavrat e hundës derisa uji t'na kthehet në gojë. Këte e bajmë dy-tri herë. Mandej t'njejtin veprim e bajmë vetëm me njenën zgavër të hundes, n'tnjejtën mnyrë veprojmë edhe me zgavrën tjetër tuj marrë frymë thellë.

Pse bash uji i detit, sepse uji i detit ka jod dhe ne, tuj i çelë zgavrat e hundes me uji, i dërgojmë organizmit tonë edhe jodin që ndodhet në at uji që asht shumë i shëndetshëm.

Kur i kemi ba t'gjitha këto, mbyllim gojën dhe fillojmë me marrë frymë me hundë, ngadalë e thellë tuj e drejtue pjesën ma t'madhe të ajrit kah truni e tuj e nxjerë at ajr prej goje. Kështu mund t'veprojmë edhe ma shumë se nji orë apo deri kur t'fillojmë me ndi presion në krye dhe ma vonë, i njejti, por me nji forcë ma t'madhe na lajmrohet edhe n'ballë. Atëherë kuptojmë se trunin e kemi mbushë mjaft me ajr të pastër.

Mbushjen e organizmit tonë me ajr të pastër mund ta vazhdojmë edhe ma tutje, por jo ma mej çue ajr trunit, por vetëm mushknive e organeve tjera të trupit të cilat janë t'pa ngishme.

T'gjithë kët proces e bajmë tuj ec krejtsisht normal. Vendi maj përshtatshëm janë bjeshka edhe bregu i detit. Asht e preferueshme që t'fryej noj frymë e lehtë sidomos era.

Në qoftë se jeni tuj ec bregut detit. Atëhrë, e ngritni pak kryet dhe ktheheni andej kah deti. Kah vjen era e cila bashkë me ajrin e pastër na e sjellë edhe jodin e detit.

T'njejtën mnyrë e bajmë edhe n'bjeshkë. Gjithmonë e kthejmë kryet andej kah frynë. Oh mor Zot, po sa i vlefshëm asht mali me pisha.

N'ditën e parë keni me e ndi vehtën të çlodhun e plot energji. Po t'vazhdoni disa ditë, do ta pastroni organizmin tuej prej çfardo helmi e do ta shëroni prej shumë lloje smundjesh, tuj përfshi këtu edhe kancerin.
Dashtë i Lumi Zot e ti kem ndihmue noj lexuesi t'ksaj reviste që e mbanë emnin e MIRDITËS, KRAHINËS MA T'DASHTUN E MA T'MARTIRIZUEME N'TROJET SHQIPTARE.
 

Munella

Anetar Fillestar
Kam harrue me ju thanë se, n'mungesë t'ujit t'detit. Hundet mund ti pastroni edhe n'ket mnyrë: Në nji litër uji qesim nji lugë gjelle krypë t'trashë TË DETIT e përziejmë mirë e mirë dhe me te mund ti qelim hundet e nxanuna.

p.s Ata që jetojnë n'Mirditë dhe kanë dëshirë me e mbushë organizmin me aijr të pastër asht koha me dal n'atyrë se përafërsisht edhe nji muaj fillon me u shkundë poleni i pishave dhe tek nji pjesë e mirë e popullsisë çfaç alergji të ndryshme.
 
Sipër