Vjen karikuesi më i vogël në botë wirless

V

Veptima

Vizitor
Vjen karikuesi më i vogël në botë wirless

BARCELONË – Karikuesi më i vogël në botë pa tel (wireless) është paraqitur në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë. Me vetëm 6.9 cm diametër, karikuesi WCP-300 është dizenjuar duke pasur parasysh lëvizshmërinë në mendje. Pavarësisht përmasave të vogla, zona e karikimit është 1.7 herë më e gjerë se brezi i mëparshëm i karikuesve wireless, bën të ditur liquida.it.

Modeli i ri është i përputhshëm me një karikues standard 5-pin mikro-USB, që siguron nivelin më të lartë të performancës, ky lloj karikuesi përdor teknologjinë e induktimit elektromagnetik. Induksioni elektromagnetik prodhon një fushë manjetike, që në kthim gjeneron një rrymë elektrikë për të ngarkuar bateritë në pajisjet, që janë të vendosura në sipërfaqen e karikimit. Certifikimi siguron, që ai të përputhet me të gjithë smartfonët, që suportojnë standardin Qi.
\shekulli\
 
Sipër