Vilareali kërkon surprizën, Bajerni humbet edhe Roben

A

agroni

Vizitor
Vilareali kërkon surprizën, Bajerni humbet edhe Roben

TIRANE-Në takimin tjetër të grupit A, Vilareali do të presë në shtëpi Bajernin e Mynihut, në një sfidë tepër të rëndësishme për të dyja skuadrat. “El Madrigal” ka qenë gjithnjë një stadium i vështirë për të mëdhenjtë e Evropës, ndërsa Vilareali nuk ka humbur asnjëherë në shtëpi përballë ekipeve gjermane. “Bajerni e di që jemi një skuadër e mirë, kështu që pres një ndeshje të barabartë. Mendoj se nuk është reale që të themi se do të fitojmë 3-0”, tha trajneri i skuadrës spanjolle, Huan Karlos Garrido. Në krahun tjetër, Bajerni ka humbur edhe Arjen Roben për këtë transfertë. Klubi bavarez bëri të ditur se ai është i dëmtuar dhe nuk do të mund të përfshihet në ekip. Trajneri Jup Hajnkes, që ka drejtuar tre skuadra në Spanjë, deklaroi se Vilareali është një skuadër e rrezikshme dhe me një sulm të frikshëm. “Kanë tre sulmues të nivelit të lartë dhe që janë shumë të rrezikshëm”, deklaroi trajneri i rekordmenëve gjermanë.

(d.b/BalkanWeb)
 
Sipër