Ushtria e SHBA humb avionin eksperimental

A

Antoni

Vizitor
Ushtria e SHBA humb avionin eksperimental

Avioni hipersonik, i ndërtuar nga departamenti mbrojtjes së SHBA, është lëshuar të enjten në mëngjes për tu testuar, por ka humbur kontaktin pas fillimit të eksperimentit dhe po fluturon në mënyrë autonome.

Lëshimi, në bazën ajrore të Vanderberg 130 milje nga Los Angeles, ishte i dyti i këtij lloji avioni. Kontakti u humb edhe gjatë misionit të parë.

Avioni i vogël, me formë maje shigjete, është pjesë e iniciativës ushtarake të SHBA për zhvillimin e teknologjive që i përgjigjen zjarrit në shpejtësinë 20 herë më tepër se ajo e zërit. Avioni HTV-2, mund të gjendet në cdo pjesë të globit në më pak se një orë.

Avioini është projektuar të lëshohet nga hapësira me anë të një rakete, e cila bie në oqean pas shkëputjes së avionit, me 13 mijë milje për orë.

Detajet mbi fluturimin u komunikuan në Twitter. Agjencia tha se lëshimi i raketës Minotaur 4, ishte i suksesshëm dhe ndarja u konfirmua. Në raportin pasardhës u tha se u humb kontakti me mjetin.

Avioni duhej të testonte në praktik teoritë dhe testet në tunelin e erës. Avioni para humbjes së kontaktit arriti shpejtësinë 22 herë më tepër se shpejtësia e zërit.

(a.h/BalkanWeb)
 
Sipër