Tradita Mirditore - Fejesa Shqiptare

Miri

Anëtar drejtues
Tradita Mirditore - Fejesa Shqiptare

fejesa.jpg

Fejesat ne Mirdite, pothuajse ne përgjithësi, janë ba ne moshe te re te djalit dhe te vajzes: ne vitet e para te lindjes, ne djep, ose ka ndodhe edhe para lindjes, mbas
pak ditesh qe kishte linde vajza, shkonte me i urue jete te gjate dhe me i lane shejin, simbas zakonit. Edhe ne qofte se te fejuemit lindeshin me te meta trupore, ose gjate rritjes se tyne baheshin shurdhe, memece, qorra, sakata etj., fejesa nuk ka mujte me u prishe e me u ndalue martesa, se fjala e dhanun nuk kthehet mbrapsht. Sidomos vajza nuk ka pase asnji mundësi me e nda burrin sido qe ky te ketë qene. Prishje e fejese ka mujt me u ba ne keso rasash vetëm me pelqimin e te dy paleve.


Po te ndodhte qe ndonjena pale, sidomos ana e vajzes te hante fjalën dhe te qiste pengese për martese, ne mes te dy familjeve kriste pushka. Vajza nder këto raste ishte e lavdueme, pse ishte "Pushke për nder". Ishte turp shume i madh kur cuca nuk pranonte me marr burrin qe i kishin dhane, pse burri ne këtë rast mbeste i fyem. Kete turp e kishte ne shpine derisa te qiste pushke dhe te vriste nji njeri për me zbardh faqet e veta, ose si i thone: "me la faqet". Vajza kur leshohet prej burrit, quhet "cuce e leshueme" dhe prindja e saj mbeteshin te fyem rande, por edhe ne qofte se keta nuk hakmerreshin tue vra ndonji te shtepise se dhandrrit, nuk u quhej ligeshti per arsye se, simbas zakonit, burri ka te drejte me prishe fejesen, por grueja jo. Me gjithë këtë, ne rast se prindja e vajzes hakmerreshin kunder dhandrrit, quhej burrni dhe pushke e qitun me vend dhe me hak. [HR][/HR]Vrasjet e ngaterresat kane ndodhe gjithmonë kur fejesat jane ba ne vegjeli. Ka ndodhe qe djali te kete qene me te dy syte qorr dhe cuca ka qene e detyrueme ta marre per burre, tue i thane:"keshtu asht kene e shrueme", "kështu ka thane ora e saj", "kete rrisk ka pase" etj. Ne kete rast keta prind lavderoheshin ne baze te zakonit dhe vajza (cuca) quhej bi rodit e konakut dhe ishte e cmueme prej te gjitheve.
Ne katundin Ungrej ndodhet nji qorr, qe quhet Zef Gjok Jaku. Cuca, qe ishte fejue qush ne djep me te, u detyrue me e marre për burrë mos me prishe zakonin dhe mos me shkaktue vrasa e ngaterresa. Sot janë plake te dy, por jetojne e kane djem e vajza. Po ne kete katund asht edhe nji sakat, me nji kambe qe ecen ne dy furgeza, i cili quhet Marka Preng Kola. Edhe ky, i fejuem pa xane me ece ende, asht martue, ka djem e vajza.
 
Sipër