Toka

J

Jani

Vizitor
Toka

Kur është krijuar Toka ?

Toka është planet që i takon sistemit diellorë dhe është krijuar para 4,6 miljardë vjetësh kur është krijuar edhe vetë sistemi diellorë.

Sa është e madhe toka ?

Në ekuator perimetri i tokës është 40076 kilometra. Kurse diametri i tokës në ekuatorë është 12758 kilometra. Sipas llogaritjeve që janë bërë toka peshon 5,8 triljardë ton. Për cdo vit përshkak të meteoritëve që bien mbi tokë, ajo bëhet për disa mijëra tonë më e rëndë.

Prej sa sipërfaqje tokë përbëhet planeti i tokës ?

Rreth 150000000 km² e sipërfaqes së planetit tonë është tokë. Shëndrruar në përqindje, 29% e sipërfaqes së planetit tonë është tokë kurse 71% e përbëjnë oqeanet dhe detrat.

Prej cilëve elemente kimike përbëhet ajri ?

Ajri përbëhet prej gazrave të padukshme. Gazi kryesorë është Azoti pastaj vjen Oksigjeni dhe më pak bën pjes Argoni.

Cili është oqeani më i thellë?

Oqeani më i thellë është oqeani paqësor. Afër Filipinëve ai është i thellë 11 033 metra.

Cili është lumi më i gjatë në botë?

Lumi më i gjatë në botë gjendet në Afrikë. Ai është lumi NIL,dhe është i gjatë 6670 kilometra.

Cili është deti më i madh në botë?

Deti më i madhë në botë është deti KASPIK në Rusi i cili gjendet në kufi me Iranin. Ai përfshin një sipërfaqe prej 360 700 kilometrash në katror.

Kush është më i ftohtë poli i veriut ose poli i jugut?

Në polin e jugut është më ftohtë se në polin e veriut. Temperatura më e ulët deri tash është matur në Vostok (Antarktis) jo larg prej polit të jugut, me 21 korrik ka qenë -89,2°C.
 
Sipër