Thënie rreth Mirditës

A

Antoni

Vizitor
Thenie rreth Mirdites
  • "Mirdita është një "botë" aq e çuditshme në Europë sa që meriton të studiohet me kujdes. Është krejt indipendente dhe e ka mbrojtur këtë mëvehtësi shekuj me radhë. Po të më dëgjohej fjala, me gëzim do të flisja mirë për këta bij të shqipes… "Artur MUR"
  • Unë kam studiuar albanologji, kam lexuar dhe kam dëgjuar shumë për Mirditën si një krahinë kompakte dhe e veçantë, dhe se shqiptarët e kanë pasur atë qendër të qëndresës popullore shqiptare. Në albanologji Mirdita njihet si një nga qendrat kryesore të kulturës shqiptare… "Tobias SVENNINGSEN"
  • Mirditorët janë të krishterë katolikë, burra besnikë e trima… "Sami FRASHËRI"
  • Mirditorët nuk pranuan ta njohin sulltanin si të parë edhe mbasi ra Shkodra, ndaj dhe sot është si një shtet i vogël më vete nën trashëgimtarët e princit…tek ata, ndërgjegja e origjinës së përbashkët përbën parimin bazë të rrethanave shoqërore, ata janë fise të vërteta… "HAHN“
  • Mirdita është krahina më e madhe e më e lirë shqiptare e që asnjëherë nuk i ka pague taksa administartës osmane… ”Ami BUE"
  • Është mirë të vizitosh trevat indipendente të Mirditës në fortifikatat e tyre malore, ku këmba e osmanëve kurrë nuk ka mundur të shkelë. Aty vërejmë institucionet që egzistonin që nga koha e Skënderbeut e që janë të ngjashme me ato që gjendeshin në Skotlandën e kohës së mesme, atje mund ta njohim më mire shqiptarin e vërtetë… " SPENSER"
  • Mirditorët janë njerëz të vendosur dhe të vlershëm sa ç'mund të ketë bota si dhe janë shumë të stërvitur… "Pjetër BUDI"
  • Mirditorët janë të zgjuar, e rrëmbejnë fjalën menjëherë, kanë një fytyrë të qeshur ndonëse rrojnë një jetë të mjerë. Mirditori i pëlqen shakatë, është i shpejtë në llaf, s'ka fjalë shumë, është i nxitueshëm, ka tolerancë, ndrron shpejt pas çarkut, është fetar, dhe luftëtar i mirë… "Stavri FRASHËRI"
  • Nuk gjejshe miq ma të mirë se mirditorët nga zemra, nga fjala , nga besa e thjeshtësia e jetës, të urtë e mjaft të matun.. "ZEF SIMONI“
  • Paqja e fjala në Mirditë nuk blihen me para… ”SHTAJNMETZ"
  • Mirditorët zotërojnë një zgjuarsi të madhe gati-gati të pashpjegueshme në kushtet në të cilat jetojnë…"Franz NOPÇA"
  • Mirdita me të vërtetë ka qenë trimëreshë e dheut, i Arbërisë fis i kryekreut. "Risto SILIÇI"
  • Në këngët shqiptare kur vajtohet një betejë e humbur, heronjtë e rënë, për dështimin e pësuar ia vënë fajin mungesës së mirditorëve në radhët e tyre "DEGRAND“
  • Mirditorët janë trima të patrembur, të pamëshirshëm, të kënaqur me pak, mikpritës.. kryelartë, me vetbesim dhe liridashës; të lidhur pas truallit të vet, pas familjes sepse vetëm atje gjejnë mbrojtje. ”IPENI"
  • Mikpritja në Mirditë ka ngelur si një ndër traditat dalluese të popullit. Këtë e gjeta ngado. Miku respektohet. Ai ishte i shenjtë, sido që të jetë ekonomia e shtëpisë ai nderohet. Kur largohet miku nga shtëpia ai përcillej dhe mbahej përgjegjësi për cdo rrezik që mund t'i ndodhte. Në qoftë se binte viktimë e ndonje rreziku ai pritej në besë dhe fyerja ishte tepër e rëndë…"DEGRAND"
  • Në kushte normale mirditasit mund të qytetëroheshin lehtë duke qenë nga natyra njerëz me karakter bindës, me talent të spikatur e doke të bukura… Ata janë mbajtur nga të gjithë shqiptarët si më të vlefshmit në luftë, si më inteligjentët e më të zotët për të qenë të qytetëruar, por mbi të gjitha si katolikë të vërtetë e mbrojtës të fesë së tyre duke qëndruar të pathyeshëm në besimin katolik përkundër përpjekjeve bizantine, sllave apo otomane…"Prend DOÇI"
  • Vajet e Mirditës janë në za. Mirditorja qan thekshëm…që të ban me kujtue disi poetët e motshëm: elegjinat e Tibulit e ma mirë të grekërve të vjetër. "Visaret e kombit"
  • Mirditasit përherë kanë qëndruar në liri pa iu nënshtruar zotnimit të turqve me të cilët kanë qenë në luftë të vazhdueshme."Marin BICI"
  • Mirdita është një vend malor e i ashpër por shumë e “shëndetshme” me njerëz të fortë, me paraqitje të mirë e nga më të zotët, me doke dhe virtyte nga më të mirat që mund të gjenden në këto anë, të shquar shumë…"DUODA"
  • Kam qenë famullitar në Ungrej me 15 katunde. Mirdita ishte krahina më heroike katolike…mirditasit janë njerëzit më fetarë e kombëtarë që kam njohur…"Simon JUBANI"
  • Një ndër ma të mëdhajat qendra katolike t'malevet ka kenë dhe asht populli i Mirditës, prandaj cka ka prue ky popull për gjuhë, zakone, fise e gojëdhana gjendet thjesht kombëtare e përkon me t'vjetrat shqiptare, e kështu në ç'do pikpamje asht ma e besueshme…"Nikoll KIMZA"
  • Mirdita përbën një minierë të artë të vlerave kulturore e gjuhësore…Mirdita ka luajtur rol qëndror në fushat e kulturës që kur ishte pjesë qëndrore e shtetit të parë të Arbërit, asohere ajo ndërtonte kisha që ishin qendra kulture, Gazullorët e shek. XV njerëz të politikës e shkencës-njëri astronom në Raguzë- ishin mirditas…
  • Prend Doçi ndër intelektualët më në zë të kohës hartoi alfabetin tonë, edhe fjalori i shqipes është vepër e Kolecit, një tjetër mirditasi me vlerë por vlerat e Mirditës e të bijve të saj duhen zbuluar ende dhe ende "Dhimitër SHUTERIQI"
  • Mirdita përfaqson në hartën kulturore të Shqipërisë një areal karakteristik me një pasuri të madhe traditash arkeologjike, etnografike, gjuhësore, folklorike e kulturore, shpirti konservativ i mirditasve ka bërë të ruhen në shekuj traditat, gjuha, doket pra vlerat e një qytetërimi të lashtë që vjen deri më sot… Mirdita- vendi i katedraleve dhe i një rrjeti të gjerë institucionesh, ku shqipja u mësua të paktën nga shek. 17 është në të vërtetë një burim i pashtershëm vlerash kulturore…"Jorgo BULO"
  • Mirdita- në këtë suazë të pambyllur por përherë të hapur gjallon universaliteti i saj…ajo është një njësi gjeografike krejt e vecante. Populli i Mirditës është esencialisht popull shqiptar. Kjo gjë është e pamohueshme dhe njëkohësisht është e mrekullueshme…"Moikom ZEQO“
  • Mirditasit janë njerëz të pavarur, krenarë, të ndershëm e trima dhe në vecanti shumë mikpritës…”Peter BLOMEYER"
  • Mirdita ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Mirdita ishte krahina më e madhe, e bashkuar e malësisë së Shqipërisë Veriore, Mirdita kishte dhe një udhëheqje fetare më vete, ajo ishte një “manastir” i pamposhtur, kushdo që merret me historinë e Shqipërisë nuk mund t'ia dilte më anë pa u marrë me Mirditën…"Peter BARTL"
Për Prend Doçin
  • Prend Doçi është një nga personalitetet më të spikatura e më të shquara shqiptare."Jeronim De RADA"
  • Prend Doçi fliste me një mençuri të rrallë, ndoshta ishte ndër më largpamësit nacionalist shqiptar…"Edit DURHAM"
  • Prend Doçi është një nga apostujt më me vlerë të fesë së shqiptarizmës."Milto GURRA"
  • Me vdekjen e Doçit, Shqipëria humbi të vetmin burrë shteti të vetin" A. KRAL
 
Sipër