Të parët në Evropë për emigrim, shteti pa program

Miri

Anëtar drejtues
Të parët në Evropë për emigrim, shteti pa program


Ish-kryeministri dhe deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, në një shkrim me titull “Emigracioni... nderi dhe turpi”, analizon problemet që hasin sot emigrantët shqiptar dhe indiferentizmin e shtetit shqiptar ndaj tyre.
Majko shprehet: “Sot, vendi ynë për frymë popullsie, zë vendin e parë në Europë për emigracionin. Rreth 20-25% e popullatës së vendit tonë është larguar në emigrim. Sipas të dhënave “statistikore” (ende të paqarta), përllogaritet që popullsia shqiptare (në Shqipëri) të jetë pakësuar me 7.7 për qind në një dekadë. Shifrat janë kontradiktore dhe konfuzioni i tyre është veç pjesa e dukshme e ajsbergut të “çështjes” së emigrimit në shoqërinë shqiptare. Sipas statistikave të Bashkimit Europian, shqiptarët janë të parët për frymë popullsie në nivelin e emigrimit. Pas tyre vinë turqit dhe të tjerët...”
Në Itali, - thotë ai - numri i emigrantëve shqiptare është mbi 500 mijë, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të këtij shteti.
Gjatë viteve numri i shqiptarëve ka shënuar rritje të vazhdueshme. Ai, sipas statistikës italiane arriti në janar 2011 kuotën 482.627 emigrantësh të rregullt në territorin italian i cili përbënte 10,6% të totalit të emigrantëve në shtetin italian. Në Greqi saktësia statistika e emigracionit shqiptar është e paqartë. Në këtë vend numri i emigrantëve shqiptarë është më i lartë se në çdo vend tjetër, përfshi edhe Italinë.
Por Majko thekon se askush nuk mund të japë një përgjigje se sa është numri i shqiptarëve të cilët kanë lënë vendin e tyre drejt emigrimit.
Deputeti socialiste nënvizon “qindra e mijëra emigrantë vazhdojnë të kenë probleme me lejet e qëndrimit, bashkimin familjar, sigurimet shoqërore, shkollat shqipe, keqtrajtimet, standardin e jetesës apo nivelin e integrimit në shoqëritë e shteteve ku kanë emigruar. Këto dhe të tjera përbëjnë shqetësimin më të madh në marrëdhënien e munguar që shteti i Shqipërisë ofron për emigracionin e vet “jetim”.”
Sipas tij njohja e sigurimeve shoqërore, është nga problemet më të mëdha që shqetësojnë emigracionin tonë dhe kjo thotë Majko kërkon realizimin e marrëveshjeve shtetërore.
“Fenomeni i mohimit të njohjes së viteve të punës të emigrantëve shqiptarë aktualisht përbën sot një korrupsion të llojit të veçantë. Ky problem social sa vjen dhe do të bëhet çështje e ditës. Pritshmëria e emigrantëve shqiptarë për njohjen e viteve të punës, në kushtet e krizës ekonomike europiane kanë përballë heshtjen dhe mosprofesionalizmin e institucioneve shqiptare”, thotë Majko. “Për faj të politikës reciproke, vetëm në Greqi, mbi 300 mijë emigrantë rrezikojnë të humbasin pensionet e tyre. Shteti i Greqisë pak kohë më parë bëri marrëveshje reciproke me Australinë për këtë çështje për emigrantët e vet. Qeveria shqiptare, deri tani, nuk është kujtuar për të biseduar për këtë çështje e cila do të sjellë për emigrantët e sotëm pasoja të parikuperueshme”.
Ish-kryeministrin nënvizon se “shteti shqiptar nuk ka një axhendë për emigracionin e vet. Ky është realiteti i dhimbshëm, të cilin për ta ndryshuar duhet më së pari ta pohosh” dhe në fund shton “duket sikur mitingu idiot në sheshin “Skënderbej”, për “dënimin” e atyre që emigruan nga hyrja në ambasadat perëndimore në 2 korrikun e 1990-ës nuk ka mbaruar akoma. Sigurisht!”
Këtë peizazh thotë ai mund ta ndryshojë e drejta e votës për emigrantë. “Votat e emigrantëve do të jenë një thuajse “revolucion” për mentalitetin politik shqiptar. Vota e emigrantëve, pa asnjë metaforë optimiste, do të ishte “hapja” e dytë e Shqipërisë pas viteve 90-të”.
 
Sipër