Kritikë Të flasim e të shkruajmë pastër shqip

Munella

Anetar Fillestar
Të flasim e të shkruajmë pastër shqip


KUSH E FOLTË GJUHËN E HUAJ PA NEVOJË JU THAFTË GJUHA N'GOJË.


Mbajeni n'mend e kurrë mos e harroni kët shprehje t'mrekullueshme të dietarit e ligjvensit shqiptar t'madhit LEKË DUKAGJINIT.

Të ruhemi shumë se mundet me na ra nama e TIJ në qoftë se përdorim fjalë t'huja pa kurrfar nevoje.

Mbajeni n'mend edhe kët shprehje: AT GJUHË QË S'E KUPTON TI VET AS ZOTI S'E KUPTON. Thonte dikur i madhi PJETËR BOGDANI.

I pari ka jetue e vepru para afro 600 vjetve dhe e shifni sa shumë i ka dhanë randsi gjuhës. I dyti ka jetu e veprue para ma shumë se 350 vjetve dhe për t'cilin dimë se ka qenë doktorr i shkencave edhe dimë se i ka ditë me temel shumë gjuhë botnore. Por kur e shkroi „Çetën e Profetnve“ na thotë se ka dal nëpër popull me mledhë shumë fjalë PLAKA E T'HARRUME t'cilat do ti fuste n'përdorim që libri tij të del sa ma i kuptueshëm për lexuesin e gjuha t'jetë e rrjedhshme sikur ajo e italianes.

Me gjithë ato gjuhë që i dinte Pjetër Bogdani. Pse i duhei Atij me dal nëpër male e bjeshkë për me gjetë fjalë TË VJETRA E T'BUKURA SHQIPE. Sepse përveç se ishte nji atdhetar i fortë, Ai ishte edhe nji dietar i madh. Mandej, ma i madhi n'kohën e Tij n'gjithë rajonin e që kojshitë tonë s'mujshin me e marrë me mend që nji komb i barijve të nxirrte nji intelektual aç t'madh e me përmasa botnore.

Si asht e mundun që MIRDITORI në ditën e sotme me gjithë ket pasuni gjuhsore e gjithë kto universitete e akademi t'përdor fjalët: SONDAZH, JUSTIFIKIM, SPOSTIM, IMAZH, DEDIKIM, SYGJERIM, e nji mori fjalë tjera t'huaja t'pa kurrfar nevoje.

A nuk jemi edhe ne trashëgimtarët e GJOMARKAJVE, GJEÇOVIT, FISHTËS, MJEDËS, QETËS, DOQIT, KAQORRIT e nji mori intelektualve e atdhetarëve tjerë MIRDITORË që e deshtën aç shumë atdheun, kombin e na e ruajten fenë, KANUNIN, doket, zakonet, besën, nderin, burrninë, folklorin, traditat dhe e folën e shkruen gjuhën aç t'pastër e pothuajse pa asnji fjalë t'huajën.

Sigurisht se as neve s'na kanë nxjerrë prej epruvetave t'laboratoreve kimikë t'komunistve anadollakë të Tiranës, por edhe neve sikur edhe ATA na kanë lindë NANAT mirditore. Prandaj FLISNI PASTËR SHQIP e bahuni të denjë e mos e lshoni vehtën aç poshtë për mej koritë NANAT, MIRDITËN e mos ua luani eshnat n'vorre t'gjithë atyne emnave t'sipërpërmendun.

Flisni gjuhën e NANAVE, por jo vetëm at gjuhë që e kupton vetëm nana juaj ose nanat e katundit tuaj, por mundohuni me e ngritë gjuhën në nji nivel mirditorë e gjithë kombtarë që t'ju kuptojnë t'gjitha nanat shqiptare.

Kur neve n'Kosovë na e patën dhanë të drejtën me pas program televiziv n'Gjuhën Shqipe. Ma s'shumti kjen gzue t'moçmit.

Prishtina e pat marrë model gjuhën e komunistëve anadollakë të Tiranës dhe kur jipei ditari, t'gjithë mblidheshin rreth televizionit dhe s'guxonte as miza me u ndi kur flitnin spikerët e mbasi kryhei ditari. Nanat na vetnin neve: ÇKA THANË MORE N'LAJME se asgja s'kemi marrë vesh e televizioni pra, tan kohën u kishte folë n'gjuhën amtare, n'gjuhen e tyne. „N'GJUHËN E NANANAVE SHQIPTARE“ e si ishte e mundun pra që ato nana t'mos e kuptojnë at gjuhë.

Nji bari i pa shkollë i Opojës së Kosovës që zanatin e ambëlsinave ia kishte msue baba. Kur çilte dyqan, mbi derë t'lokalit vente mbishkrimin: AMBËLTORE.

Kurse n'Shqipni, mbi derën e dyqanit ku shiteshin ambëlsinat. ## “Gjuhtarët dhe akademikët“ ## e Tiranës venin mbishkrimin: PASTIÇERI. Tuj hjekë fjalën e pastër shqipe dhe ate e kishin zavendsue me fjalën e pastër italiane.

Ksaj i bjen që, 100% ma atdhetar, ma kombtar e ma intelektualë ishin barijtë e Kosovës se sa akademiktë e Shqipnisë.

Nji katundare e Llapit t'Kosovës (ish krahina ma e mbrapambetun n'tan Kosovën) që s'dinte as me shkrue e as me lexue. Ulei n'makinën tradicionale që endëshin pëlhurat e kur e pyetnin: Çka je tuj ba? „Jam tuj ba VEK ua kthente përgjigjen“.

Po si do ta kthente përgjigjen akademikja e Tiranës: Sigurisht, „Jam duke bërë TEZXHAH“. # Akademiktë # e Tiranës, kishin hjekë fjalën e pastër e shumë të vjetër shqipe dhe ate e kishin zevendsue me fjalën e pastër turke.

E shfni pra se 100% ma intelektuale, ma atdhetare e ma kombtare ishte nji analfabete e Kosovës se sa nji akademike e Shqipnisë. E t'mos vazhdojmë ma tutje me barbarizma, flliçtina e marrina tjera që n'fjalorin e gjuhës sotme janë mbi tetë mijë. Pesë mijë fjalë italiane e tri mijë fjalë turke t'futuna n'fjalor pa kurrfar nevoje ej gjithë fjalori jonë kombtarë ka vetëm 45000 fjalë. Aç sa ka n'Francë nji fjalorë terminologjik.

Pse ndodhte gjithë kjo traxhedi. Pse ndodhte gjithë kjo masakër. Pse bahei gjithë ky xhenocid kulturor n'popullin shqiptarë prej vet „shqiptarëve“. Athue me t'vërtetë, akademiktë e Tiranës ishin aç t'pa dishëm e aç analfabetë. Mandej edhe ma t'pa dishëm se analfabetët e Kososvës apo kishin nji qëllim „ma t'naltë“.

Tuj mbyllë kishat nëpër Shqipni. Ata t'shkretë për mendë, kishin mendue se edhe JEZU KRISHTIT ia kishin mbyllë dyertë dhe e kishin përzanë prej trojeve shqiptare. Prandaj duhei ndalue edhe gjuha e Jezu Krishtit që n'Veri ishte shkrue pothuajse bashkë me lindjen e TIJ.

Për gjatë bregut t'lumit Shkumbin duhei ngritë diga e madhe. Ma e madhe se muri kinez e duhei shpallë analfabetë, malokë e primitivë t'gjithë ata që jetojnë m'ket anë të atij muri.

Patër GJERGJ FISHTËN e kishin nxjerrë prej shtratit t'tokës e tash përpiqëshin për me e nxjerrë edhe prej shtratit t'gjuhës. Prandaj duhei krijue nji gjuhë e re dhe e mbushun me lloj-lloj barbarizma që Pater GJERGJI edhe po t'ringjallei përsëri, t'mos kuptohei ma prej shqiptarëve.

Duhei hjedhë gurë e dru mbi Pater SHTJEFNIN që libri Tij monumental KANUNI I LEKË DUKAGJINIT t'baltoset, t'përdhoset e me gjuhën e re edhe t'mos kuptohei ma prej shqiptarëve.

A ka krahinë shqiptare që ma shumë se n'Mirditë të nderohet LEKA e bashkë me Te edhe KANUNI Tij.

A egziston krahinë shqiptare me ma pak vrasje për hakmarrje e xhakmarrje se sa asht MIRDITA. Pse ndodhë kjo pra kur pikrisht aty zbatohet kanuni.

Sepse vetëm n'Mirditë zbatohet kanuni me përpikni e nyje për nyje ashtu siç e kishte lanë vet Leka.

Sepse vetëm MIRDITA i kishte atributet e shtetit me KUSHTETUTË E PARLAMENT edhe atëherë e n'at kohë kur n'hartën gjeografike t'botës askund nuk figuronte emni Shqipni.

Sepse vetëm n'Mirditë nuk ishte shue familja princërore e dukagjinve që trashëgimtarët e Tyne të drejtëpërdrejtë ishin GJOMARKAJTË.

Sepse n'Mirditë ishte përpilue alfabeti e prej mirditorëve iu kishin vue themeletë e Gjuhës Letrare Shqiptare.

A ka sot forcë e aparat dhune që me na detyrue mos me e dashtë e mos me e folë e shkrue gjuhën e pater Gjergjit e pater Shtjefnit.

Kush mundet sot mej ndalue mirditorët mos me e dashtë, nderue e HYMNIZUE familjen famëmadhe të GJOMARKAJVE.

Kush mundet mej ndalue sot mirditorët për mos mej riparue e rindertue KULLAT E KAPIDANIT. Askush, dhe asnji forcë përveç mendjesë së bllokueme të vet mirditorit.

N'popull, nuk asht njeri i madh ai që ka kpucë e tesha t'mira e mbi supe mban grada e tituj shkencor, por njeri i madh, i Zotit ej popullit asht ai që e do me gjithë shpirt at popull dhe e flet bukur, rrjedhshëm e pastër gjuhën e atij populli.

Prandaj, t'mos përdorim ma fjalë t'huja pa kurrfar nevoje, por ta flasim, ta shkruejmë e ta pasunojmë gjuhën tonë me fjalë e shprehje t'vjetra e t'bukura shqipe që me qinda e mia gjinden pikrisht n'truellin e Mirditës.

Ta flasim e ta shkruajmë gjuhën tonë pastër e bukur ashtu siç e folën dhe e shkruanë autorët e pazavendsueshëm n'historinë e shqiptarve. Tuj fillue prej Buzukut, Budit, Bogdanit e deri tek Mjeda, Fishta, Gjeçovi e Doçi që ia patën dhurue alfabetin dhe ia patën vue themelet letrare ksaj gjuhe.
 

Miri

Anëtar drejtues
Problemi i gjuhës shqipe, nuk është se si e flasim tani ''në ditën e sotme'' por çfarë vendosën zotërinjtë ose përfaqësuesit e asokohe në lidhje me vetë gjuhën shqipe. Tani për tani e vetmja gjuhë zyrtare që na bashkon ''ose na ndan, merreni si të doni'', është gjuha letrare që mësohet dhe shpjegohet në shkollat shqiptare.

Kuptoj dhe bashkëndaj zemërimin tuaj, ashtu si dhe zemërimin e prindërve të mi apo të gjithë nënave dhe baballarëve tanë në lidhje me gjuhën letrare, me mangësitë e saj, me mospërfilljen e gjuhës së ëmbël dhe të pasur ''Gegërishten'' në gramatikën shqipe dhe mund të ngelemi këtu e të shkruajmë postime dhe mendime të pafund në lidhje me këtë çështje, për të mirat dhe të këqijat që ka sjellë. Ka qenë me të vertetë një krim kundrejt letërsisë dhe kulturës jo vetëm veriore por edhe shqiptare.

Zyrtarimi i gjuhës është shumë i domosdosshëm për popullin në mënyrë që të dallohet nga dialektet e tepërta që nganjëherë ndryshon edhe në dy fshatra përbri njëri tjetrit, për të bashkuar dhe vëllazëruar akoma më shumë atdhetarët dhe kombin.
Të marrim një shembull konkret: në rast se do marrim një nënë nga Mirdita, një nënë nga një Peshkopia, një nënë nga Prishtina, një nënë nga Saranda dhe një nënë nga Korça e ti vendosim të kuvendojnë me njëra tjetrën me gjuhën që kanë mësuar nga vetë nënat e tyre, ma merr mendja se të shkretat nëna do ta kenë shumë të veshtirë të komunikojnë njëra me tjetrën.
------------------------
E vetmja gjë që unë nuk bashkëndaj me mendimin tuaj është tek fjalët e huazuara që hyjnë në fjalorin shqip. Duhet të mos harrojmë që gjuha është gjithmonë në evolucion, përmirësimi dhe ndërlikimi i saj lejojnë edhe huazimet në formën e fjalëve të huaja, për të shprehur sa më mirë termin e fjalës pa modifikuar domethënien dhe kuptimin e saj.
Fjalët e huaja janë të domosdoshme sidomos në terminologjitë profesionale universale, psh në mjekësi, elektricitet, politikë, shkencë, elektronikë, teknollogji etj etj... si psh, internet, volt, telefon, etj etj..

Një fjalë e huaj ''zyrtarisht e pranuar'' pasuron gjuhën dhe intelektin e një personi, por kujdes mos më keqkuptoni, po flas për fjalët zyrtarisht të pranuara në gramatikën shqiptare dhe jo ato fjalë që shpeshherë ngelemi ''viktimë e injorancës'' , duke përdorur edhe fjalët e huaja jo zyrtare si fjalë shqipe. Në këtë injorancë përfshihem nganjëherë edhe unë, por duke parë se shkrimet tona jo gjithmonë kalojnë si DIKTIM ose si PROVIM nën mbikqyrjen e mësuesit të letërsisë, shpresoj që ju lexues dhe i lumi Zot të na falë për këto gabime ortografike gjithmonë duke u premtuar edhe vullnetin tim për përmirësim.

Sa për informim po vendos edhe ca fjalë që kanë hyrë zyrtarisht në fjalorin shqip në mënyrë që të rifreskojmë, pasurojmë dhe përditësojmë gjuhën shqipe.
Nëse ndokush akoma nuk pranon këto rifreskime, e vetmja mënyrë është të kontaktojë gjuhëtarët tanë shqiptarë që i gjeni të rreshtuar KETU


IMAZH m. libr.
1. Figurë e riprodhuar e një sendi, që del nga pasqyrimi i tij në një sipërfaqe të lëmuar a të ndritshme; shëmbëlltyrë. Imazh i qartë (i shtrembëruar, i zmadhuar). Formohet një imazh.
2. Pamje, figurë a shëmbëlltyrë e një njeriu, e një sendi, e një dukurie etj., që riprodhohet në mendjen tonë në bazë të perceptimeve dhe të përshtypjeve të mëparshme pa qenë aty vetë ky njeri, ky send, kjo dukuri etj.; përfytyrim a riprodhim besnik ose shumë i përafërt i dikujt a i diçkaje; pamje që na sjell diçka parasysh; pamje, figurë që mishëron diçka. Imazh i gëzueshëm (tronditës). Imazhi i fshatit (i qytetit, i vendlindjes). Imazhi i djalit (i vajzës, i nënës). Imazhi i trimërisë (i luftës, i mjerimit). Imazhi i vdekjes. Iu shfaq (i doli) një imazh.
3. let. Figurë artistike që ndërtohet me alegori, me metaforë, me krahasim etj. Imazhe artistike (realiste, poetike). Imazhe të njohura. I mbushur me imazhe. Jepet nëpërmjet imazhesh.
----------------
SONDAZH m. libr.
1. shih SONDIM,~I. Sondazhe për ujë të pijshëm. Sondazh për zbulim rezervash nafte.
2. fig. Hetime paraprake që bëhen me rrugë të ndryshme ose me mënyra të tërthorta për të njohur gjendjen, mendimet e qëndrimet për diçka etj. Sondazhe diplomatike (politike). Përfundimet e sondazhit. Nga disa sondazhe në fabrikë (në uzinë). U bënë sondazhe.
---------------
JUSTIFIKIM m.
1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve JUSTIFIKOJ, JUSTIFIKOHEM.
Frymë justifikimi.
2. Provë, dëshmi a vërtetim për diçka; ajo që themi për të justifikuar diçka; përligjje, shfajësim. Justifikim pa baza. Shërben si justifikim. Nxjerr (gjen) justifikime.
---------------
SUGJERIM m.
Këshillë, mendim a ide që i japim dikujt se si të veprojë, si ta bëjë a ta zgjidhë diçka. Sugjerime të vlefshme. Sugjerime nga masa (nga punonjësit). Sugjerime nga organet e shtypit. Bëri një sugjerim.
 
Redaktimi i fundit:

Munella

Anetar Fillestar
SONDAZH, Anketim JUSTIFIKIM, Arsyetim SPOSTIM, çvendosje IMAZH, Përshtypje DEDIKIM, Kushtim SYGJERIM, Kshillim

Miri, plotsisht pajtohem me Ju për çdo fjali që keni shkrue n'komentin tuaj, por mundohuni t'përdorni fjalë t'huaja sa ma pak s'paku ju që jeni mirditorë. Saj përket gjuhës kosallarit, me t'vërtetë kemi ra n'hall. Edhe unë mendoj ashtu si ju. Duhet me e përdorë derisa t'vendoset ndryshe, por vazhdimisht duhet me kërkue ndryshim. Kur edhe Rrok Mirdita mandej edhe françeskanët e Shkodrës deri tash s'banën za le t'shkruhet ashtu si e pat vendos partia.
Gjuhet e gjalla zhvillohen e tuj u zhvillue edhe pasunohen me fjalë t'reja e sidomos me ato teknike kjo asht krejtsisht n'rregull, por si mund të hiqen fjalët shqipe e t'zevendsohen me fjalë t'huja, si bje fjala: bosht = aks. Ndrrim = Turn. Tubim = Zbor. Ambëlsinë = Pastë, e zevendsime t'jera që janë traxhiko-komike. Kjo asht çmenduri, o Miri.

 
Sipër