Studimi, nëse jeni baba atëherë je më pak mashkull

A

agroni

Vizitor
Studimi, nëse jeni baba atëherë je më pak mashkull

SHBA- Nëse dëshironi të bëheni baballarë atëherë duhet të hiqni dorë nga të qënit ‘mashkull’! Në këtë përfundim ka arritur një stuim amerikan i botuar në gazetën akademike shkencore PNAS.

Argumenti i paraqitur nga hulumtuesit në Universitetin Northwestern është se të pasurit e një fëmije provokon tek meshkujt ndryshime jo vetëm psikologjike, por edhe biologjike. Ato theksojnë se atësia ul nivelin e testosteronit.

Një nga studiuesit, Christopher Kuzak sqaron se, "në krahasim me gjitarët e tjerë, njerëzit janë të predisponuar të kujdesen për foshnjet e tyre, për një periudhë jashtëzakonisht të gjatë kohore".

Ekipi hulumtues ka analizuar më shumë se 600 burra, duke djekur rrugën e jetës së tyre për disa vite, para se ato të bëheshin prindër. Studiuesit kanë mundur të vërtetojnë në këtë mënyrë që niveli i tesoteronit i podhuar nga trupi i tyre është zvogëluar pasi ata janë bërë baballarë, në një përqindje shumë më të lartë se kur ato nuk ishin prindër.

"Meshkujt me nivel testosteroni të lartë bëhen lehtësisht baballarë, por me tu bërë baba niveli i testosteronit tek ato bie. Atësia kërkon një përshtatje emocionale, psikologjike dhe fizike dhe për të përmbushur këto kërkesa të reja mashkulli përson ndryshime biologjike”,- theksojnë studiuesit.
(e.m/BalkanWeb)
 
Sipër