Studimi, 3 mijë shqiptarë vdesin në vit nga përdorimi i duha

A

agroni

Vizitor
Studimi, 3 mijë shqiptarë vdesin në vit nga përdorimi i duha

TIRANË- Studimi më i fundit mbi përdorimin e duhanit në Shqipëri tregon se 40% e tyre janë konsumues, ndërsa të dhënat nga ky studim i ngjasojnë një 'bilanci lufte', pasi në një vit, 3 mijë shqiptarë vdesin nga duhani. Studimi është publikuar sot në Gazetën Shqiptare.

Studimi është bërë publik nga Instituti i Shëndetit Publik, i cili jep të dhëna tronditëse mbi vdekshmërinë në vend si pasojë e përdorimit të duhanit apo edhe qëndrimit në ambiente ku konsumohet duhan. Sipas specialistëve, 18-20 për qind e vdekjeve në vend i atribuohen duhanit.

Shifrat alarmante që janë bërë publike nga specialistët e ISHP-së, që janë të dhëna për vitin 2009. Ky studim është bërë në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Shqiptare)
(m.a/BalkanWeb)
 
Sipër