Stina e vjeshtës, mjekët këshillojnë marrjen e vaksinës antigrip

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari
A

Antoni

Vizitor
Stina e vjeshtës, mjekët këshillojnë marrjen e vaksinës antigrip


TIRANË- Me uljen e temperaturave dhe shtimin e virozave stinore, mjekët apelojnë për më tepër kujdes, si dhe aplikimin e vaksinës antigrip. Vaksina antigrip tashmë gjendet edhe në rrjetin e farmacive në vend. Ndërkohë, fundi i tetorit është periudha më e mirë për aplikimin e saj.

Nga ana tjetër, sipas të dhënave vihet re shtimi i rasteve me viroza stinore, ndërsa më të prekur janë fëmijët. Pacientët paraqiten në institucionet shëndetësore me simptoma të infeksioneve respiratore të sipërme e të poshtme, shumica prej të cilëve largohen pasi marrin ndihmën mjekësore të duhur.

Nga të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik bëhet e ditur se gjatë një jave në vend raportohen rreth 13 500 raste me simptoma virale, shumica prej të cilëve fëmijë.

Kujdes duhet treguar, sipas tyre, me përdorimin e antibiotikëve, të cilët duhet të përdoren vetëm në rastet kur përshkruhen nga mjeku. Sipas tyre, shkaqet e virozës janë ndryshimet e menjëhershme të temperaturave, lagështia, ndotja e ambientit, të cilat shkaktojnë probleme në pjesën e sipërme të rrugëve të frymëmarrjes, në faring dhe laring.
(ma.ar/BalkanWeb)