Spanja shkel Serbinë, Gjermania mposht Turqinë

G

gezimi

Vizitor
Spanja shkel Serbinë, Gjermania mposht Turqinë

Spanja e mposhti Serbinë 84-59 falë paraqitjes dominuese nga vëllezërit Gasol duke siguruar me stil kalimin në çerekfinale të EuroBasket 2011.
Spanjollët të cilët kishin fituar përball Serbisë për medalje të artë dy vite më parë në Poloni por më pas në mungesë të Pau Gasolit u mposhtën prej tyre vitin e kaluar në çerekfinale të Kampionatit botëror, ishin në epërsi prej fillimit deri në fund të udhëhequr nga 26 pikët e Gasol.
Vëllai i tij Mark shtoi 20 të tjera. Serbia duhet të mposht Turqinë për të kaluar në çerekfinale por mbetet të shihet se cili do të jetë vetëbesimi i ekipit pas humbjeve të njëpasnjëshme nga Franca, Lituania dhe Spanja.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Gjermania shtoi gjasat për kualifikim në çerekfinale pas fitores ndaj Turqisë me rezultat 73:67.
Grupi E
Spanja – Serbia84:59
Gjermania – Turqia73:67
Lituania – Franca
 
Sipër