Sllovenia rrëzoi Finlandën

G

gezimi

Vizitor
Sllovenia rrëzoi Finlandën

Sllovenia përfundoi serinë e humbjeve duke siguruar kualifikimin për në çerekfinale të EuroBasket 2011, duke mposhtur Finlandën në ndeshjen e tyre vendimtare në Grupin F.
Edhe pse në pozitë të vështirë dhe nën presion, Sllovenia iu përgjigj kritikave duke regjistruar fitore me rezultat 67-60. Për Finlandën mori fund rrugëtimi i shkëlqyeshëm, por me një dozë dëshpërimi pasi humbën një mundësi të artë për kalim në mesin e tetë ekipeve më të mira të kontinentit.
Erazem Lorbek ishte realizuesi më i mirë te Sllovenia me 14 pikë, aq sa shënoi edhe Petteri Koponen për Finlandën. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Greqia – tanimë e kualifikuar – mposhti Gjeorgjinë me rezultat 73:60
Grupi F
Sllovenia – Finlanda 67:60
Greqia – Gjeorgjia 73:60
Rusia – Maqedonia
 
Sipër