Skandali me reklamat, PS: Grupi mediatik i Berishës përfitoi 65 % të fondeve

V

Veptima

Vizitor
Skandali me reklamat, PS: Grupi mediatik i Berishës përfitoi 65 % të fondeve

TIRANË-‘Grupi mediatik i Sali Berishës përfiton 65 % të fondeve, të gjitha mediat e tjera së bashku dhe ato ndërkombëtare fitojnë 3 5%”. Kështu bëri të ditur sot në një deklaratë për shtyp, deputeti socialist Eduard Shalsi duke bërë publike shifra të reja rreth skandalit me reklamat shtetërore.

Shalsi theksoi se vetëm nga Drejtoria e Rrugëve u shpenzuan 18.9 milionë lekë qe iu dhanë një kompanie të vetme.
“Kompania ‘Promo’, përveçse ka marrë nga Ministria e Brendshme dhe e Mbrojtjes, miliona dollarë, vetëm nga Drejtoria e Rrugëve, na paskan ndarë për Frangaj e vogël, plot 18.9 milionë lekë, ose 180 mijë dollarë”.

Shalsi theksoi se cdo shifër është e faktuar me dokumente zyrtare. Sipas deputetit socialist, ndarja e padrejtë e parave për reklamat shtetërore favorizoi vetëm një kompani, atë me emrin ‘Promo’.
“Është e kuptueshme që të gjitha mediat e tjera të ulërasin për këtë shpërndarje skandaloze, krejtësisht të pabarabartë, krejtësisht të padrejtë. Ne do të vazhdojmë dhe në ditët në vijim me fakte dhe me shifra të tjera”.

(d.b/BalkanWeb)
 
Sipër