Siri, Asadi përdorte pasword-in më idiot në botë, 1234

A

Antoni

Vizitor
Siri, Asadi përdorte pasword-in më idiot në botë, 1234

SIRI- Kur në shkurt të këtij viti, hakerat e opozitës siriane njoftuan se kishin arritur të futeshin në emailin privat që përdor diktatori sirian Bashar Al Asad dhe bashkëshortja e tij Asma, të gjithë mund të kenë menduar se grupi i piratëve informatikë duhet të ishte lodhur shumë për të gjetur paswordin e “padronit” të Sirisë pasi me shumë gjasa posta e tij elektronike duhej të ishte e super mbrojtur. Por duket se e vërteta nuk ka qenë aspak kështu. Paswordi për të hyrë në emailin e Asad ishte thjesht 1234.

Të paktën kështu thotë vetë hakeri Abdullah al-Shamri, i cili ka rrëfyer këto detaje gjatë një interviste për të përditshmen arabe Al-Hayat ku tregon se si ai dhe grupi i tij i hakerave arritën të hyjnë në postën elektronike të Asadit.

“Në fillim ekspertët informatikë provuan fjalëkalime tepër komplekse, duke tentuar të gjenin se kush ishte pasëordi i diktatorit në bazë të interesave të tij personale, apo datave të rëndësishme të jetës së tij, por asgjë, pas një jave hakerat nuk kishin arritur të infiltroheshin.

“Kishim përdorur qasjen e gabuar”- thotë hakeri al-Shamri, duke shtuar- po arsyetonim në mënyrë shumë inteligjente, ndaj vendosëm ta provojmë një herë si budallenj”- shton al-Shamri. Kështu falë edhe filmit “Spaceballs” , hakerat futen atë që njihet si kodi me idiot në botë 1234. Për cudinë e tyre, funksionoi dhe hakerat mundën që të spiunojnë për 8 muaj me radhë korrespondencën elektronike të diktatorit sirian. Por fatkeqësisht nuk mundën të gjejnë aty ndonjë zbulim aq të fortë sa për të rrëzuar regjimin, përvec faktit që bashkëshortja e presidentit Asma harxhon miliona euro me blerjet e saj të shtrenjta në internet.
(m.a/News24/BalkanWeb)
 
Sipër