Sindikatat peticion kundër privatizimit të PTK, KEK dhe likuidimit të Trepçës

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari
A

Antoni

Vizitor
Sindikatat peticion kundër privatizimit të PTK, KEK dhe likuidimit të Trepçës

PRISHTINË-Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës tha sot se me shumë se 60 mijë qytetarë kanë nënshkruar një peticion, duke shprehur vullnetin e tyre kundër privatizimit të ndërmarrjeve publike PTK, KEK dhe likuidimit të Trepçës.
Deklarata u bë para seancës së nesërme të Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është debati parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.
"Nëse Kuvendi dhe Qeveria e Republikës së Kosovës nuk do ta marrë parasysh vullnetin e qytetarëve të shprehur në peticion, vullnetin e punëtorëve dhe sindikatave, ne si nismë e përbashkët e këtyre organizatave do të protestojmë fuqishëm me datën 20 shtator 2012", paralajmëroi kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi.
Ai tha se Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka marrë iniciativën dhe është bashkuar edhe me shumë organizata të tjera në Kosovë, duke pasur parasysh gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale në vend, e cila, sipas tij, në masë të madhe vjen edhe si pasojë e procesit të privatizimit.

(d.b/BalkanWeb)