Si të përdorim kompjuterin - 15 Këshilla

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari

Miri

Anëtar drejtues
2 Korrik 2012
247
2
864
Si te perdorim kompjuterin - 15 Keshilla



1. Mos klikoni dy here mbi çdo gje:
Klikimi i dyfishte eshte nje proces qe ju beni per te hapur gjera ne Windows. Nuk ka te beje me hapjen e linkave ne ueb shfletues, klikim te butonave ne kuti dialogu apo me diçka tjeter. Kjo eshte diçka me te cilin ju nuk duhet te mesoheni ta leshoni doren sepse ju aksidentalisht mund te klikoni dy here mbi diçka qe me pas mund te t’iu fus juve dhe kompjuterin tuaj ne telashe.

2. Perdorni slash “/” dhe backlslash “\” ne situata te duhura:
Ky simbol / eshte nje slash dhe ky tjetri \ eshte nje backslash. Backslash zakonisht perdoret ne adresa te skedareve te Windows C:\Program FIles\filanfisteku, kurse slash perdoret per qasje ne adresa te internetit (http://www.pcworld.al/ja-se-si/index.1.html)

3. Ruani mesazhin e sakte te gabimit:
Kur bllokohet kompjuteri juaj, zakonisht ai do te tentoje t’ju njoftoj se pse eshte bllokuar – keshtu qe rrjedhimisht ju do te shihni nje rresht me numra dhe shkronja qe ju nuk do ta kuptoni. Shkruani tere mesazhin (apo beni print screen nese eshte e mundur) ne menyre qe me vone te kerkoni rreth tij ne Google apo te kontaktoni perkrahjen teknike dhe ta njoftoni per problemin. Nese PC-ja juaj nuk ofron ne mesazh gabimi, shkoni tek Action Center (ne Control Panel) dhe shikoni nese shfaqet gabimi ne “View Archived Messages” apo “View problems to report”.

4. Ringjallni fajllat e fshire:
Kur ju fshini nje fajl nga kompjuteri juaj apo kartela juaj e memories, ju nuk po e largoni ate teresisht nga hard disku. Ju thjeshte ne vend te kesaj po largoni indeksin e informimit qe i tregon nje kompjuteri se ku eshte fajli, moment ne te ilin PC-ja juaj eshte i lire te trajtoje ate pjese te diskut tuaj qe ka ate fajl si hapesire te thate ne te cilen mund te shkruaj diçka tjeter. Nese ju aksidentalisht keni fshire diçka, nje program si Recuva mund t’ju ndihmoje ne gjetjen e ketyre fajlave serish.

5. Fshini (seriozisht) hard diskun tuaj para se ta largoni prej vetes:
Per shkak se PC-ja juaj siç e tham me larte nuk largon fajlat menjehere ne momentin qe ju i fshini, juve nuk do t’ju mjaftoje formatizimi per te kthyer çdo gje ne zero dhe per te qene te lire te shkoni dhe te dergoni kompjuterin tuaj per riciklim – sepse dikush do te jete ne gjendje te perdor nje program per rikthim te fajlave dhe te shikoje te dhenat tuaja te ndjeshme. Koleget tane ne PCWorld kane disa keshilla mjafte te mira sesi te fshihet teresisht nje hard disk i vjeter, por ne se bashku me ta ju sugjerojme qe te perdorni Darik’s Boot and Nuke

6. Para se te instaloni diçka kujdes se çfare po vjen me te:
Shume aplikacione te dobishme sjellin gjera te mira me vete por se bashku me to ofrojne edhe shirita kerkues e shtojca tjera qe nese ju nguteni gjate procesit te instalimit mund te futen dhe te shkaktojne bezdi. Jo secila shtojce eshte e keqe por shumica prej tyre jane diçka qe nuk i duhen kompjuterit tuaj. Ato vijne te bashkangjitur me nje aplikacion pa pagese sepse i sjellin te holla nje zhvilluesi, jo pse jane te dobishme. Pra shikoni çfare po instaloni!. (Keshille nga www.pcworld.al)

7. Kujdes nga viruset ne dokumente te Office:
Perdoruesit me pervoje te Microsoft Office mund te shfrytezojne nje vegel te integruar te Visual Basic per aplikacione qe perkrahin detyra te automatizuara komplekse me macro. Megjithate, koduesit e demshem mund te perdorin keto vegla te njejta per te dizajnuar viruse qe mund te nderhyjne me punen tuaj dhe te kolegeve tuaj. Zakonisht Office i fik te gjitha macrot dhe ju njofton nese nje dokument ka diçka te tille (per te ndezur kete veçori ne Word, shkoni tek Word Options, Trust Center, Trust Center Settings, Macro Settings) dhe ju do te jeni te sigurt per pune.

8. Keni kujdes me aplikacione qe pretendojne “pastrim”:
Aplikacionet qe pretendojne se permiresojne performancen e kompjuterit tuaj dhe pastrojne regjistrin e tij te ngarkuar ne pergjithesi do te bejne me shume dem sesa te sjelli dobi. Per te pastruar sistemin pa ndihmen e askujt, thjeshte shkoni tek Disk Cleanup (Start Menu, All Programs, Accessories, System Tools). Ajo ofrohet ne çdo version te Windows dhe nuk do te demtoje PC-ne tuaj.

9. Fshini aplikacionet e vjetra:
Nese shkarkoni dhe instaloni rregullisht aplikacione te reja nga interneti, ju duhet te fitoni nje shprehi qe te pastroni kohe pas kohe koleksionin tuaj. Per ta bere kete shkoni tek Programs and Features ne Control Panel, levizni ne liste, dhe klikoni Uninstall per te larguar ato qe nuk i deshironi me. Perveç kesaj hidhjani nje sy edhe follderit C:/Program Files/ per te shikuar nese ka aplikacione shtese te paperdorura. Ky proces liron kompjuterin tuaj dhe si rezultat mundeson qe te paraqiten me pak gabime.

10. E çfare te bejme kur lengu na u derdh mbi laptop:
Rrini te qete dhe ndoshta do te jene ne gjendje qe te parandaloni zhdukjen e te dhenave dhe djegien e pllakes. Ne vend qe te alarmoheni, me shpejtesi largoni kabllon e rrymes dhe baterine – mos prisni qe te fiket Windows. Pastaj largoni te gjitha kabllot e lidhura me te (kabllo rrjeti, pajisje USB) dhe largoni komponetne qe mund te largohen si disku optik. Ktheni laptopit ne anen e kundert ne menyre qe te kullohet lengu por keni kujdes qe kur ta rrotulloni laptopin te mos jete ne nje drejtim qe mund te shkaktoje edhe me shume telashe. Nese shihni leng ne siperfaqe, largojeni me nje lecke. Ne kete pike nese nuk eshte bezdi per ju dhe keni aftesi per ta çmontuar dhe pastruar element per element laptopit tuaj, lirisht bejeni kete, ne te kunderten dergojeni tek mjeshtri.

11. Fikni UAC:
Edhe Windows 7 e edhe Vista kane nje veçori sigurie te quajtur User Account Control (UAC) qe zbeh ekranin dhe paraqet nje kuti dialogu kur ju instaloni nje aplikacion apo ndryshoni karakteristikat e sistemit. Megjithese ky aranzhim mund te behet i dobishem per te kapur aplikacione te dyshimta kur tentojne te instalohen dhe te ndryshojne gjerat pa dijenine tuaj, kjo mund te shkaktoje edhe bezdi. Nese perdorni Vista, merrni TewakUAC per ta bere me pak bezdisese fikjen e saj. Nese perdorni Windows 7, shkoni tek User Accounts Control Panel, klikoni User Account Control Settings, dhe ndryshoni te dhenat ne menyre qe UAC t’ju paralajmeroje por te mos zbeh ekranin.

12. Mos punoni nga llogaria e administratorit:
Shume perdorues te kompjuterit jane te mesuar qe te bejne punen e tyre te perditshme kompjuterike duke perdorur llogarine e administratorit e kompjuter – ne veçanti ne Windows XP. Nese beni keshtu ju i ikni bezdis per tu kyçur dhe per te pyetur administratorin nese deshironi te instaloni diçka apo te beni ndryshime, por nese veproni keshtu ju jeni me te ndjeshem ndaj viruseve dhe malware, keshtu qe ju rekomandojme te krijoni nje llogari tjeter dhe te mos kyçeni si administrator vetem ne rast se duhet.

13. Shikoni ne “Icon View” Control Panellin:
Kategorite ne Control Panel mund te jene te dobishme nese jeni perdorues mesatar por mund te jene problematike nese kerkoni diçka me specifike, Klikoni tek Classic View ne anen e majte ne Vista apo Large Icons nga menyja View ne Windows 7 dhe ju do te keni qasje ne te gjitha panelet kontrolluese te Windows.
14. Pastroni System Tray:
Aplikacione shpesh parkohen ne system tray (shirit me ikona ne anen e djathte te ekranit tuaj) dhe qendrojne te hapura pa e kuptuar ju. Shfrytezoni kohen dhe kontrollojeni kete repart kohe pas kohe. Hapni Notification Area Icons Control Panel, dhe perzgjidhni kutine ne pjesen e poshtme qe thote Always show all icons and nottifications on the taskbar per te kuptuar sesa i ngarkuar eshte system tray ne kompjuterin tuaj; dhe me pas klikonin me te djathten ne secilen qe nuk ju duhet dhe zgjidhni Close. RAM-i juaj do t’ju falenderohet.