Si të ngarkojmë një video te gjatë në YouTube

A

Antoni

Vizitor
Si të ngarkojmë një video te gjatë në YouTube

Çfarë është YouTube?
Për ata që nuk e dinë, me shumë pak fjalë të thjeshta YouTube, është një shërbim në internet i blerë nga kompania Google dhe që është në pronësi te saj. Në shërbimin e YouTube mund të ngarkojmë video të ndryshëm në mënyrë që ti bashkëndajmë me të tjerët në internet.

Si funksionon?
Mjafton, të keni një video, të shkoni tek adresa YouTube, të krijoni një llogari (në rast se nuk e keni), të ngarkoni videon tuaj, e ta bëni publik (për të gjithë) ose privat (vetëm për personat të cilët dëshironi).

Si mund të ngarkojmë video të gjatë në YouTube?
Patjetër që kur keni shkuar në YouTube, keni shikuar ca video tepër te gjatë gjë që nga konfigurimet bazë nuk është e lejueshme.
Ca kohë më parë, për të vendosur një video të gjatë në YouTube do të kishe një kanal tepër aktiv.

Sot, falë kërkesave të shumta në këtë drejtim, kompania Google tani na lejon, që kushdo mund të ngarkojë një video të gjatë deri në 11 orë, me kusht që madhësia të mos i tejkalojë 128 GB.

Veprojmë kështu:
Se pari merrni telefonin tuaj celular dhe mbajeni afër.
Shkoni në kompjutër tek kjo adresa YouTube
Poshtë në të majtë Klikoni tek Increase your limit

UploadYouTube.png


Tek mundesitë që shfaqen, zgjidhni shtetin, pastaj zgjidhni mundesinë (Text me the verication code)

Account verificationYouTube.png


Tek kutiza (What is your phone number?) që shfaqet, vendosni numrin e celularit tuaj të plotë (me gjith prefiksin e shtetin)

Account verificationcellYouTube.png

Klikoni invio.
Pas pak sekondash ju do të merrni një mesazh nga Google me një kod sekret.
Tek dritarja që shfaqet vendosni nr sekret që keni marrë me SMS, tek kutiza (Enter your 6-digit verication code) dhe klikoni ok.

nrcell.png

Tek dritarja konfirmuese klikoni (Continue)


ok.png

Dhe ja, tani mund te ngarkoni video ma gjatësi 11 orë maksimumi duke mos tejkaluar madhësinë e 128 GB.
Per te ngarkuar këto video me ngarkesë të madhe, u keshillojmë të përdorni një browser (shfletues interneti) të versionit të fundit.
 
Sipër