Si e zvoglova unë tumorrin n'tru

Munella

Anetar Fillestar
Si e zvoglova unë tumorrin n'tru

N'dhjetor t'vitit 2011, filloj me mu ndal zani. Pata shkue nëpër t'gjitha kontrollet dhe t'gjitha rezultatet m'patën dal shumë t'mira.

N'gushtin e vitit 2012, isha tuj u la n'det kur filloi me m'dhimtë podi kresë. Dhimta nuk m'pushoj tan ditën e t'nesërmën ajo dhimtë m'kaloj edhe mbas kreje dhe qëndroi aty katër-pesë ditë pandërpre. Shkova tek mjekja familjar mej ba kontrollat formale, por n'tjejtën ditë shkova bana edhe inçizimin me rezonancë magnetike. Doli se n'mjedis trunit ishte formue nji masë yndyrore me madhsi 16 mm. e quajtun „lipom“. „Tumorr beningni“ (tumorr mashkullor). Specialisti m'tha se nuk duhet me u shçetsue, por n'çdo gjashtë muaj duhet me e ba inçizimin për me pa se a mos po rritet. Kur shkova mej marrë rrezultatet tek mjekja familjare. Ajo kish konstatue se: dhimta e kresë m'asht shfaq për shkak t'ushqimit jo t'rregulltë dhe mbas disa ditësh ka me m'kalue. Por u tmerrue kur i thash se m'asht zbulue tumorri n'tru.

I bana t'gjitha analizat e nevojshme dhe t'gjithë mjekët m'thonin se s'ka kurrfar rreziku prej atij tumorri. Njeni edhe m'tha: Mos ke frikë se prej tij s'ke me vdekë, por mue zani nuk m'kthjellohei fare, kryet m'dhimte herëpas-here dhe ajo që më mundonte ma s'shumti ishte se e humbsha drejtpeshimin gjat ecjes.

Nji ditë takova njeriun që kishte pas tumorr n'tru dhe operacionin e kish pas ba n'Amerikë ej kish kushtue 45.000 dollarë. Tumorri ia kishte pas hjekë krejt dhambë e dhëmballë dhe ai operacion i kishte kushtue 50.000 euro n'Gjermani.

Nikollën zdrukthtar, kojshiun tonë që kishte punue disa gjana për mue dhe e shifsha shpesh, kish disa muaj se s'e kisha pa. Rastsisht e takova puntorin e tij dhe e dveta për Nikollën. Nikolla ka nji muaj që ka vdekë, m'tha puntori. Prej çkahit? Prej tumorrit n'tru, m'tha. Asht qudi m'tha puntori. Ka pas tumorr beningni dhe t'gjithë mjekët i kanë thanë se s'ka kurrfar rreziku, por mrena pesë ditve i asht rritë aq fortë sa ia ka marrë jetën.

Si mjete shërimi. Ndjeva për sodën e bukës, xhenxhefilin, kaktusin, çokolladën e zezë, petrolejin (vojguri-gaz), farat e kajsive, por asgja. Bleva edhe makinën për shtrydhjen e pemve e perimeve. Fillova me shtrydhë gjithfar pemë e gjithfar perime, por kot.

Përmes nji mikeshe vuna kontakt me nji grue e cila m'pat dergue hapa-tableta, çaja dhe vojin e farës zezë, rracionin për tre muaj me vlerë 1500 euro, pata porositë edhe rracioni tjetër edhe 1500 euro tjera dhe mbasi i konsumojsha ato tableta e pisha çajin e vojin, m'therte podi kresë e patën fillue me m'u marrë edhe mendtë saçë m'pat humbë edhe ekuilibri gjakut (tensionit). Thirrsha at grue (mjeke) ej tregojsha çka asht tuj m'ndodhë e ajo ma kthente: „Mos mbaj kurrfar kasaveti, çdo gja e ke n'rregull, ato janë vetëm shenjat e shërimit. Kur t'bahen gjashtë muaj s'ke me e pas ma asnji gjurmë tumorri n'trunin tand“.

Mbas pesë mujave ishte fillimi shkurtit, shkova e bana inçizimin me rezonancë magnetike dhe situata ishte krejtsisht e njejtë. Tumorri s'kishte lëvizë fare, kishte mbetë 16 mm. Specialisti m'thotë: Mos u shçtso aspak, por vetëm bane inçizimin çdo gjashtë muaj. Ndoshta edhe ke me vdekë me at madhsi tumorri.

E çon Zoti nji grue e m'thotë: „Konsumo fara t'linit“ sepse ato kanë aftsi mej shkri t'gjitha yndyrat e damshme nëpër t'gjithë organizmin. Menjiherë bleva farat dhe fillova mej hangër. Mbas katër ditve mu kthjellue zani edhe katër ditë mbrapa m'pushuen t'gjitha dhimtat, as mendtë nuk mu merrshin ma dhe mu kthye ekuilibri n'të ecun. Gjaku mu normalizue. Ndodhi nji mrekulli.

Farat e linit fillova mej konsumue çdo mëngjes n'esull dhe rrafsh mbas dy muajve shkova e bana inçizimin. Tumorri, prej nji madhsie 16 mm. Ishte nda n'dy pjesë: njena pjesë ishte 7 mm. E tjera 4 mm. I çova rrezultatet tek neurokirurgu im dhe ai m'tha: „Paska fillue me u zvoglue dhe tash s'ke nevojë ma me e ba inçizimin n'çdo gjashtë muaj, por n'çdo vjet“.

Po si asht e mundshme, o doktorr. Unë s'kam marrë kurrfar ilaçi. S'ka randsi tha, kshtu asht puna e tumorreve. Vet shfaqen e vet zhduken. Dola i lumtun prej ordinance e si erdha n'shpi i hudha t'gjitha filmat e t'gjitha dokumentet tjera.

Farat e linit fillova mej konsumue deri Kshnelleve e mandej i ndërpreva se thash s'ka ma kurrfar problemi, por tre muaj mbas Kshnelleve gjendja filloi me mu keqsue edhe ma zi se n'vitin 2012. Ishte muaj mars i ktij viti. Shkova e bana përseri inçizimin dhe tumorri përsëri ishte rritë në 16 mm. Për fat, gjeta n'internet materijale prej dr. BUDVIG e cila thonte se, farat e linit duhet mej konsumue tan jetën sepse tumorri mundet me u kthye përsëri dhe pasojat mund t'jenë katastrofike. Ksaj here, rracionin vetëm nji herë n'mëngjes e bana dy herë n'ditë.

1. Dy lugë t'gjellës fara lini
2. Dhjetë fara t'kajsive, mbasi i blujsha me mulli t'kafes, i derdhsha në nji gotë, futsha edhe:
3. Dy-tri lugë kos
4. Dhe dy-tri lugë voj ullini
5. N'mëngjes, mbasi konsumojsha përbamjen me fara, hajsha edhe nga nji greipfryt t'kuq.

Mbas nji muaji e mora përsëri vehtën dhe racionin e ktheva përsëri vetëm nji herë n'mëngjes, por mbas çdo rracioni e hajsha greipin e kuq. Para disa ditësh shkova e bana inçizimin dhe tumorri prej 16 mm. Ishte zvoglue, kishte ra n'katër - 4 mm.

Doktorresha BUDVIG thotë se farat e linit t'blueme duhet mej hanger t'përzieme me djahth. Përzimjen e farave t'linit e djathit duhet me e ba me mikser elektrik derisa t'fitojmë nji lidhje t'fortë.

Doktorresha shton se miellin duhet me e pëzie me voj t'linit.

N'rastin e par kemi nji komplikim sepse humbim kohë tuj e përzie millin e farave me djath, aq humbim kohë tuj e përzie mandej edhe me voj t'linit.

N'rastin e dytë, voji i linit duhet t'jetë krejtsisht i pastër dhe mirë i rafinuem. Mandej ai asht shumë i ndishëm e duhet ruejtë n'frigorifer sepse mund t'ket kunderefekt prandaj unë.

Djathin e kam zevendsue me kos e vojin e linit e kam zevendsue me voj t'ullinit kurse përzimjen ma t'mirë e ma t'lehtë e bani: ma s'parit e derdhni miellin n'gotë mandej derdhni vojin e ullinit, përziemja me lugë bahet përnjiherë e shumë lehtë e mirë mandej hedhim edhe kosin dhe i përziejmë së bashku me lugë. Kemi fitue nji brum t'lidhun shumë mirë të cilin e konsumojmë.

N'gotën në të cilën e kemi pregatitë masën i fusim përsëri nja dy-tri lugë kos dhe me lugë fillojmë me e përzie tuj mbledhë t'gjithë brumin e mbetun n'fund dhe nëpër mure t'gotës. E mbushim at gotë me uji dhe e përziejmë përsëri derisa t'shofim se gota asht shpërla krejtsisht. At uji e pijmë dhe kjo asht e gjitha.

Mendimi im asht se, kte duhet me e konsumue t'gjithë, por t'shëndoshtë nuk duhet mej konsumue dhjetë fara t'kajsive. Mjafton pesë, apo asnji.

Po pse duhet me konsumue edhe greipin edhe ate, bash t'kuq. Ma s'parit, çdo pemë, perime me ngjyrë t'kuqe apo vjollce asht ma e mirë për gjak.

Greipin duhet konsumue sepse ai na e shton vitaminën c n'organizmin tonë dhe e ngritë shumë cilsinë mjekuese t'masës s'fitueme prej farave, për at arsyeje asht krejtsisht e ndalueshme me konsumue greip kur marrim antibiotikë.

Por ktyne ilaçeve t'naltëpërmenduna duhet me ua shtue edhe ilaçin ma kryesorë e ai asht AJRI PASTËR. Çdo pacient, por ktue e kemi fjalën për ata me tumorr, duhet me dal nga dy orë n'ajr t'pastër e me e mbushë organizmin me te.

Keni ndëgjue kur na thojshin nanat: „mos rri ner hie t'lisit se mundet me t'gjujtë reja“ Po pra, kanë pas shumë të drejtë sepse mali, lisat e sidomos pishat kanë t'njejten mnyrë t'rritjes e t'frymëmarrjes sikur t'organizmit tonë, por janë edhe plot energji, prandaj i gjuen reja.

T'shofim tash anën ekonomike:

1. Ajrin e pastër pa asnji cent.
2. 5 Kg. fara t'linit = 7 euro
3. Tri litra tambël për me zan kos = 3 euro
4. 250 gr. Fara t'kajsive = 8 euro
5. 1 litër voj ullini = 10 euro
6. 1. Kg. greipfryt t'kuq = 2 euro, gjithsejt 30 euro për nji muaj.

Le t'llogarisin duhanxhijtë, vetëm nji pako cigare n'ditë e kalon shumën e 30 eurove n'nuaj. Ose dy-tri pije me noj klub me shoqni. Prap e kalon shumën e 30 eurove.

N'fillim mendojsha se dr. BUDVIG e kishte gabim kur thonte se farat e linit duhet mej konsumue çdo ditë dhe tan jetën. Mendojsha se mbas 15 ditve, organizmi msohet me to dhe ato ma s'kanë kurrfar efekti. Doli se kam mendue shumë gabim se, fatmirsisht, farat e linit nuk janë antibiotikë, por nji vitamin, VITAMINI B 17 që i mungon organizmit tonë dhe tuj marrë çdo ditë fara t'linit, s'kemi ba asgja tjetër përveqse kemi futë n'organizëm ket vitamin aq t'randsishëm për ne.

Kujdes
, s'ka kurrfar gjasa, mjeku familjar ose i praksës përgjithshme, përmes analizës gjakut, urinës e analizave tjera formale me e zbulue tumorrin, kancerin e smundjet tjera t'rrezikshme. Kancerin e zbulon vetëm RM.

Kurrë mos u besoni mjekve kur u thonë se ajo s'asht asgja, por menjiherë angazhohuni dhe shërohuni. Mue m'thonin: Mos u shçetso, por vetëm përcjelle se a mos po rritet, por:

ÇKA DO T'BAJSHIN ATA KUR KISH FILLUE ME U RRITË...? SI E KISHIN NDAL...? PËRMES OPERACIONIT JO, SE KA QENË N'VENDIN E PAPËRSHTATSHËM PËR OPERACION. ATËHERË M'KISHIN ÇUE N' K E M O T E R A P I QË S'ASHT AGJA TJETËR VEQ RRUGA DREJTË VORRIT
 
Sipër