Si e shërova unë t'kallunit e të prostatës (prostatitis)

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari

Munella

Anetar Fillestar
15 Qershor 2014
110
1
18
Si e shërova unë t'kallunit e të prostatës (prostatitis)

Lat. Epilobium parviflorum

Kroatisht, Vrbovica, Anglisht, Broad-leaved Willowherb - Mountain Willow-Herb, Gjermanisht, Berg-Weidenröschen, Frengjisht, Epilobe des montagnes, dhe Italisht Garofanino di montagna. Por askund nuk e gjeta termin shqip. Prandaj do ta përdor terminin Vrbovica, fjalë kroate që unë e kam ma afër. Besoj se s'do t'më keqkuptoni.

Këtu do t'bahet fjalë për bimën që shëron prostaten, veshkët, mshikzën dhe t'gjithë traktin urinar. Si bimë shumë e popullarizueme në botë, ju mund t'gjeni materjal të bollshëm në internet në të gjitha gjuhet kryesore të botës. Unë për Forumin e Mirditës zgjodha nji fragment prej librit:

„Shëndeti prej barnatores së Zotit“ nga Maria Treben

Kam qenë nuse kur vjehrri im n'kohen ma t'mirën vdes prej zmadhimit t'jasht mase të prostates, HIPERTROFIE PROSTATE. Kojshia im që i njifte shumë mirë bimët mjekuese ma tregon vrbovicën dhe m'thotë: „Sikur vjehrri juaj t'kishte pi çaj prej ksaj bime ende do t'ishte gjallë. Mbaje n'mend kët bimë. Ju jeni grue e re dhe përmes ksaj bime shumë njerzve do tu ndihmoni.“ Siç ndodhë në jetë. Unë at'herë isha e re, e shëndetshme dhe nuk m'ka interesue ma për at bimë.

Krejt ndryshe ndodhte me nanën time. Ajo gjithmon e mblidhte Vrbovicën dhe me te u ndihmonte shumë, njerzve të smuem prej veshkëve, mshikzës dhe problemeve që lidheshin me prostatën. Nana gjithmonë më porosiste që edhe mbasi t'vdes ajo unë t'vazhdoj me e mbledhë vrbovicën. Ditën e Zojsë qirave t'vitit 1961, nana ime e dashtun vdes dhe at verë harroj me e mbledhë vrbovicën.

Në ordinancën e mjekut tim ndjeva se n'spitalin tonë asht i shtruem nji dashamirë i smuet prej kancerit në mshikzë. „Jo, ai njeri i mirë nuk guxon me vdekë“ thirra unë tuj e çue mendjen tek vrbovica. Mjeku i cili kishte mendime t'mira për bimët mjekuese, në rastin konkret i kishte humbë shpresat se mund t'gjindet ilaç për shpëtim.

Ishte gjysma e tetorit kur vrbovica ishte tha dhe nuk gjindei në natyrë, por mbasi e dia nji vend ku ajo lulonte verës, shkoj atje dhe gjej disa bimë t'vyshkuna, i mbledhë e ia dërgoj bashkshortës së pacientit. Ai fillon me e pi nga dy gota çaj n'ditë dhe mbas 14 ditësh mjeku m'telefonon tuj m'thanë: „Ajo bimza e juaj me t'vërtetë po ndihmoka“ prej atij momenti u kam ndihmue qindra e mijra njerzve bash ashtu si m'kishte porositë kojshia i regjionit tim. „Ju jeni grue e re dhe përmes ksaj bime shumë njerzve do tu ndihmoni.“
Kështu rrëfen Marija Treben kur flet për vrbovicën.

Gjermanesha e lindun me 27 shtator 1927 në Zhatec, Çeki. Si t'gjitha familjet tjera gjermane e shpërngulun familjarisht me dhunë prej komunistve çekë e ardhun me jetue n'Austri. Ajo asht përsoni i parë që me botimin e librit: „SHËNDETI PREJ BARNATORËS SË ZOTIT“ i tregon botës për vlerën shëruese të vrbovices dhe jehona e asaj bime shpejt e shpejt i kalon kufijtë europianë tuj shërue me miliona njerzë n'të gjithë globin. Tash për tash, vrbovica asht ilaçi ma i mirë për shërimin e prostatës, veshkëve, mshikizës dhe traktit urinor.

Si e shërova unë t'kallunit e të prostatës (prostatitis)

Shumë vite ma parë, unë vet e kam pas t'kallunit e prostatës, Prostatitis. Kte e pata fitue mbasi dy vera rresht pothuajse çdo ditë isha la n'det me brekushe pak ma t'gjata #moderne# dhe me nga dy e tri orë kisha ndejtë i lagtë.

Mjekja familjare përmes ultrazanit ma pat konstatue diagnozën. Por as ajo, as urologët e spitaleve shtetnore, as urologët e spitaleve private nuk mujtën me m'shërue, as me prralla e as me antibiotikët e tyne.

Mbasi deri atëherë s'kisha qenë smuet kurrë. Kurrë s'kisha qenë tek mjeku prandaj edhe s'merrsha erë për kah barnat e smundjet e ndryshme. Kur e pash se s'ka shpëtim prej mjekve e antibiotikëve mendja m'pat shkue tek nana ime. Tek barishtat e saja me t'cilat na mjekonte ne. Tek mjeksia popullore.

Pata fillu me ble libra të ndryshëm dhe mej lexue. Tek Libri i autorit boshnjak Sadik Sadikovič e gjeta diagnozën. Tek libri i Marija Treben e gjeta ilaçin, çajin vrbovica. Tek frati slloven, Simon Ashiç lexova edhe për pasojat e vrbovicës dhe kur u informova mirë e mirë fillova me e pi at çaj.

Por jo ashtu si porosiste Marija Treben e si porosisin edhe mjekët:

Nji lugë t'vogël t'çajit me verbovica me e përvlue në 2,5 dcl. Uji.

Unë tuj qenë krejtsisht i shnoshë, tuj pas lukthin edhe veshkët krejtsisht të shndosha, bana kët pregatitje:

Në nji xhezve dy dcl. I çes dy lugë gjelle t'mbushuna përplot me çaj dhe si t'merr valë uji e heç xhezvën prej zjarmit dhe e mbuloj me noj tabull t'filxhanave dhe ashtu i la rrafsh 15 minuta mandej e kulloj dhe e pij çajin pa kurrfar ambëlsimi.

Çaj kishte nji shije të randë e shumë t'keqe, por vetëm mbas dy-tri ditësh pata fillue me e ndi veten shumë ma mirë. Mbas pesë ditësh nuk e pija ma, por çajin e kisha gjithmonë n'shpi dhe e pija simbas nevojës.

N'fillim t'verës e deri n'mbarim t'saj pothuajse kam mbajtë dietë me mollatarë. Mollatarët i blejsha prej katundarve dhe çdo mëngjes i hajsha nga dy. Mandej merrsha katër të tjerë i ziesha ei bajsha supë. Supës prap i futsha koncentrat t'mollatarëve për me e trashë langun dhe ate pothuajse e pijsha tan ditën tuj hanger aty këtu vetëm noj kokërr kërrtollë t'zime. Në mbramje gjithmonë hajsha noj copë t'mirë mishi t'zgarës.

N'fund t'verës kam pas humbun mjaft n'peshë. Këte e kishin vërejtë t'gjithë t'afërmit e mij që s'mkishin pa gjat gjithë sezonës.

Shkoj tek mjekja familjare dhe mbasi m'shikjon me ultra za fillon me ba kryq e me u çuditë: „Ti s'paske ma as gjurmë të prostatitisit“ m'thotë ajo e habitun.

Dhe për krejtsisht në fund:

Vrbovica sot për sot asht ilaçi ma i mirë për shërimin e prostatës n'gjithë botën. Unë e marr me mend se mirditorët që jetojnë n'Mirditë tuj pas at natyrë me bukuri prrallore e at ajr krejtsisht të pastër sigurisht nuk kanë probleme me prostatën, por po tu paraqitet noj herë ndo kujtë ky problem atëherë shërimin e shpejtë e t'sigurtë do ta gjani tek vrbovica. Ua rekomandoj këte me bindje të plotë e tuj u bazue në përvojën time përsonale.

Mbani n'mend,

Vrbovicën duhet me e pi vetëm dy herë n'ditë në raste t'jashtzakonshme edhe tri herë, por jo gjatë sepse hyn n'radhën e antibiotkve ma t'fortë. Vetëm mbas nji ose dy orëve, i smueri menjiherë e ndinë lehtsimin.
Përdorimi tepërt (ma shumë se dy herë n'ditë) i vrbovicës damton lukthin dhe i shkatrron zorrët
 

Miri

Anëtar drejtues
2 Korrik 2012
247
2
864
Ju falenderojmë për kontributin tuaj dhe për këto tema me plot interes.

Më poshtë po vendos imazhet që i përkasin kësaj bime.
800px-Epilobium_parviflorum_0.9_R.jpg

800px-Onagraceae_-_Epilobium_parviflorum-2.JPG