Shpërthejnë revoltat anti-SHBA në botën arabe

M

martini

Vizitor
Shpërthejnë revoltat anti-SHBA në botën arabe


E premte protestash në botën arabe. Tubime të dhunshme kanë shpërthyer në Sudan, ku është sulmuar Ambasada Angleze dhe ajo Gjermane, nga rreth 5 mijë manifestues.

Në Egjipt protestuesit kanë qëlluar me gurë kundër Ambasadës Amerikane në Kajro, ndërkohë që sulme të ngjashme janë regjistruar edhe në Liban dhe Jemen.

Rreth 10 mijë manifestues dogjën flamuj amerikanë dhe izraelitë në Dacca të Bangladeshit dhe u përpoqën të hynin brenda ambienteve të Ambasadës Amerikane, për të protestuar kundër filmit “Pafajësia e Myslimanëve”.

Ndërkohë siç raporton televizioni ‘Al Arabiya’, në Tripoli një person ka humbur jetën dhe 25 të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe policisë.

Protestat u nxitën nga filmi anti-islamik, që sipas myslimanëve ofendon profetin Muhamed.

FBI-ja paralajmëron protesta të ngjashme edhe në SHBA, të organizuara nga grupet ekstremiste.

(er.nu/BalkanWeb)
 
Sipër