Shkodër: Përurohet shtëpia e bamirësisë “Nënë Tereza”

A

Antoni

Vizitor
Shkodër: Përurohet shtëpia e bamirësisë “Nënë Tereza”

SHKODËR- Bashkia e Vaut të Dejes është qyteti ku Nënë Tereza ndihet ndoshta më fort se kudo tjetër. Pas katedrales së shenjtë, mjaft të spikatur në qëndër të qytetit që mban emrin “Nënë Tereza”, përbri së cilës shtrihet edhe aksi rrugor nacional Shkodër-Kosovë, shumë pranë saj gjendet dhe shtëpia së bamirësisë “Nënë Tereza”.

Përurimi i shtëpisë u bë përmes një ceremonie zyrtare, ku krahas autoriteteve kishtare mori pjesë edhe kryetari i bashkisë së Vaut të Dejes, Gjon Marku, etj. Imzot Rrok Mirdita, në një meshë të mbajtur në katedralen e qytetit, pasi foli për vlerat dhe kontributin e shenjëtores me origjinë shqiptare, theksoi se hapja e shtëpisë së bamirësisë “Nënë Tereza” është vazhdim i punës dhe vepres së saj.

Kreu i bashkisë së Vaut të Dejës, Gjon Marku, i dorëzoi titullin “Qytetar Nderi”, çiftit italian Felici, që kontribuan së bashku me donatorë të tjerë në ndërtimin e shtëpisë së bamirësisë. Ai theksoi se kjo shtëpi do shërbejë për të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje dhe dashuri.

Kryebashkiaku i Vaut të Dejes, premtoi nga ana e institucionit që ai drejton se nuk do të mungojë asnjëherë ndihma dhe bashkëpunimi me strukturat drejtuese të saj, në mënyrë që shtëpia e bamirësisë të jetë një strehë në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuar dhe njerëzve në nevojë, për të gjithë rajonin verior.
(e.m/BalkanWeb)
 
Sipër