Shkencëtarët mund të gabohen mbi kancerin

A

Antoni

Vizitor
Shkencëtarët mund të gabohen mbi kancerin

Një studim i vitit 2000 i quajtur “The Hallmarks of Cancer”, që është më influenti mbi teoritë e ndryshme mbi kancerin, Me sa duket ka qenë totalisht i gabuar. Gabimi vërtetohet nga rënia e numrit të vdekjeve nga kanceri.

Teoria thotë se ndonjëherë qelizat humbim aftësinë e tyre për të rregulluar rritjen dhe çmenden, duke krijuar në këtë mënyrë tumore. New York Times shpjegon se takimi vjetor i shoqatës amerikane mbi studimet e kancerit, këtë vit, ka sjell një numër të madh teorish që mund të shpjegojnë prejardhjen e tumoreve.

Për shembull një studim thotë se mikrobet, të cilët përfshinë krijesat mikroskopike si bakteret dhe që përbëjnë 90% të qelizave në trupin ton, ndonjëherë na vihen kundra duke krijuar tumore.

Një tjetër teori thotë se ajo që quhet “ADN mbeturin”, e cila përbën 98% të AND-së tonë (vetëm 2% e AND-së shërben për instruktuar gjenet), nuk është mbeturinë por është një mekanizëm për të krijuar kancerin.

Ndër teoritë më të mundshme cilësohet fajtore mikroARN-ja. Studiuesit mendojnë se mikroARN-ja bllokon mesazhet e AND-së drejt mARN-së.

(a.h/BalkanWeb)
 
Sipër