Shkëndija kampion edhe në volejboll

G

gezimi

Vizitor
Shkëndija kampion edhe në volejboll

Pas ekipit të futbollit Shkëndija, edhe kuqezinjtë e volejbollit e kanë fituar titullin e kampionit të Maqedonisë, pas një pritjeje 37-vjeçare.
Në një atmosferë impozante në sallën e sportit në Tetovë me përkrahje fantastike të grupit të tifozëve “Ballistët” si dhe mysafirëve, kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti – komuna e cila njëherit është edhe sponsori i klubit, KV Shkëndija të shtunën mbrëma shënoi fitoren e tretë në kuadër të ‘play-offit’ kundër Borecit, me rezultat 3-1.
Kjo fitore bëri që volejbollistët e këtij klubi të shpallen kampionë të rinj të Maqedonisë për sezonin 2011. Klubi i Volejbollit Shkëndija para disa javësh u kurorëzua edhe me titullin e Kupës së Maqedonisë.
 
Sipër