Shfaqet një murgeshë fantazmë në Itali

A

Antoni

Vizitor
Shfaqet nje Murgeshe Fantazme ne Itali

Ka gati 3 jave, qe nje fantazme e nje murgeshe, shfaqet çdo mbremje ne nje kampanile (tek Kembanat) e nje kishe Madonna della Mercede al Capo ne Palermo te Italise. Kjo shfaqje terheq qindra besimtare qe shkojne, luten e fotografojne. Disa thone qe eshte e Shenjta Rita.


Ky fenomen ka terhequr ne rruget ku zakonisht behet tregu me qindra njerez, kameramen e fotografe. Imazhet dhe videot e vendosura edhe ne youtube, tregojne pamjen e nje murgeshe ne lutje. Duke zmadhuar fotogramet del qe ky iluzion eshte bere nga efektet e mureve te vjeteruara, trereve dhe kembanave.

Shume prej njerezve kane marre kete paraqitje si nje shenje hyjnore dhe tregohen mjaft entuziaste.

çdo dite ky komunitet i vogel mblidhet tek kisha per tu lutur dhe adhuruar, ndersa kureshtaret te pajisur me dylbi kerkojne qe te zgjidhin misterin. Biles njeri prej tyre ka hipur tek kembanat por nuk ka arritur qe te zgjidhe kete mister.

 
Sipër