SHBA: 14 të vdekur nga meningjiti

A

Antoni

Vizitor
SHBA: 14 të vdekur nga meningjiti


Zyrtarët e shëndetësisë thonë se një formë fungale e meningjitit është shkaktuar nga një ilaç steroidi i skaduar Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë thonë se numri i vdekjeve nga një formë fungale e meningjitit shkaktuar nga një ilaç steroidi i skaduar shkoi në 14.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se ka 169 raste të konfirmuara të sëmundjes. Qendra tha se janë identifikuar 90 përqind e të gjithë pacientëve që kanë marrë ilaçin e prishur.

Zyrtarët thanë se më shumë se 50 shishe të steroidit të të prodhuar nga Qendra New England Compounding në Masaçusets kanë rezultuar pozitivë për fungus.

Ata thanë gjithashtu se kompania ka shkelur ligjin duke prodhuar sasi të mëdha të steroidit dhe duke e shitur atë jashtë këtij shteti.

Pacientët që janë prekur nga meningjiti po trajtoheshin për dhimbje mesi.
SHBA: 14 të vdekur nga meningjiti
 
Sipër