Shën Nikolli

Munella

Anetar Fillestar
Shën Nikolli, plaku i dhuratave: ai që quajmë Plaku i Vitit të Ri ose Babadimri.


AGUSTIN BARDHI/

Shën Nikolli lindi në qytetin Patara në rajonin e Liçia në Azinë e vogël (Turqia aktuale) në një familje mjaft të pasur, pastaj do të ishte zgjedhur si Ipeshkëv i Mirës, po në Liçie. Emri Nikolla vjen nga greqishtja që do të thotë fitimtar i popullit. Në të vërtetë për këtë personazh dihet shumë pak.Tregohet që Shën Nikolli, pasi merr vesh se një burrë i pasur i rënë në varfëri që kishte tre vajza të rritura, dhe i mbërthyer nga nje dëshpërim i madh i varfërisë kishte bërë plan që të shiste trupin e tyre për prostitucion neë mënyrë që të kishin para për ushqim. Shën Nikolli, sapo mori vesh për varfërinë e këtij banori dhe për qëllimin e tij të keq, e vizitoi fshehurazi një natë dhe i hodhi një shumë parash nga dritarja. Me ato para burri beri të mundur martesën e ndershme te vajzave të tij.

Një legjendë tregon që Shën Nikolla ringjalli tre fëmijë që një kasap kishte vrarë e copëtuar për t’u shitur mishin. Për këtë episod Shën Nikolli është i nderuar si mbrojtës i fëmijëve. Teksa bënte bamirësi, Shen Nikolla gjithmonë u përpoq qe ta bënte këtë fshehurazi dhe ta fshihte nga sytë e botes autorin e veprave të tij të mira.Shën Nikolli, i mbushur me zell për ti shërbyer Hyjit, e sulmoi heretikun Arius me fjalë dhe e goditi atë në fytyrë. Për këtë arsye, atij iu hoq emblema e ipeshkvit dhe u vendos nën kontrollin e rojeve. Por disa prej Etërve të Shenjtë patën të njëjtin vegim, panë Vetë Zotin dhe që ia ktheu Shenjtorit Ungjillin dhe emblemën e ipeshkvit.

Etërit e Këshillit ranë dakord se guximi i shenjtorit ishte i pëlqyeshëm nga vetë Hyji dhe ia rikthyen shenjtorit postin që kishte më parë.Sipas traditave dhe gojëdhënave, Zoti nëpërmjet këtij Shenjti kreu mrekulli pas mrekullie.Shën Nikolli vdiq më 6 dhjetor të vitit 343. Kulti i tij u përhap me shpejtësi në të gjithë Azinë e Vogël. Mjafton të kujtojmë se vetëm në shek. VI, në Kostandinopojë iu kushtuan 25 kisha. Tek varri i tij filluan të organizoheshin pelegrinazhe. Shumë shkrime ne greqisht e në latinisht e bënë të njohur figurën e tij në mbarë botën bizantine-sllave e perëndimore, duke filluar nga Roma e deri në jug të Italisë.

Kur Mira ra në pushtimin e osmanëve, me 9 maj të vitin 1087 reliket e Shën Nikollit u transferuan ne qytetin italian te Barit, prej ku prehen edhe sot e kësaj dite.Shën Nikolli është i njohur edhe jashtë botës së krishterë sepse i ka dhënë origjinë legjendës së Santa Claus (Klaus) ose siç e thërrasim ne shqiptarët Plaku i Vitit të Ri ose Babadimri, por në të vërtetë origjina e plakut që sjell dhurata në fshehtësi është Shën Nikolli.
T'gjithë mirditorëve, PËR SHUMË MOT FESTA E SHËN NIKOLLIT.
 

Munella

Anetar Fillestar

E solla ket kangë të mrekullueshme të kangtarit MHILL QUNIT për me ua kujtue edhe nji mrekulli qi ka ba shejti shën Nikollë.

Nji rrogtar që shërbente në nji vend të largët i thot zotnisë: T'lutem, m'lejo me shkue sonte n'shpi se asht nata e shën Nikollit dhe familja ime e lusin kët festë. Zotniu i drejtohet. Kush asht ai shejti shën Nikollë. Me pas ai gjithë at forcë t'merr tash e t'dërgon n'shpi. N'at moment u paraqit nji dritë shumë e madhe saqë zotnia u detyrue mej vue dorën syve, por mbasi u zhdukë drita rrogtari nuk ishte ma aty.
 
Sipër