Sfidat e internetit në samitin e “e-G8"

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari
M

marku

Vizitor
Sfidat e internetit në samitin e “e-G8"

Kush do të jetë e ardhmja e internetit? A duhet të lejohet Facebook për moshën nën 13-vjeç? Përse disa shtete kërkojnë censurimin e Google? Kush është e ardhmja e kompiuterave?
Këto janë disa prej pyetjeve që pritet të marrin një përgjigje në samitin “e-G8”, që pritet të mbahet këtë të martë në Deauville të Francës, mes personliteteve më të larta të kompanive të Google, Microsoft, Facebook etj…, dhe presidentit francez Sarkozy.

Ka patur disa tentativa në botën perëndimore apo edhe në shtetet e tjera për të censuruar e kontrolluar një pjesë të madhe të adresave në internet. Debati i madh mes ligjëvënësve dhe drejtuesve të këtyre kompanive qëndron mes privatësisë dhe të drejtës së publikut për të njohur.