Sarandë, mungojnë plazhet e lira

Miri

Anëtar drejtues
Sarandë, mungojnë plazhet e lira
Edhe pse sezoni turistik tashmë është në pikun e tij sërish problemet nuk kanë të mbaruar për të gjithë ata qytetarë që kanë vendosur t'i kalojnë pushimet në Sarandë.
Pavaresisht faktit se bashkia e ketij qyteti ka celur 3 plazhe publike serish menaxhimi i tyre behet nga subjektet private pasi bashkia e Sarandes nuk ka mundur dot te mbuloje me cadra dhe shezlonge te gjitha ato hapesira qe ajo ka vene ne dispozicion te pushuesve.
Kaq do te mjaftonte qe tregtaret sezonale ta shfrytezojne sa mire kete rast per te abuzuar me çmimet me te cilat ata japin çadrat e diellit por edhe shezlonget. Qytetaret shprehen se nuk e bejne dot dallimin mes nje plazhi privat dhe atij publik pasi çmimet shkojne ne te njejten shifer. I vetmi detaj qe te ben te mendosh se keto jane plazhe publike eshte vetem nje tabele e vendosur buze bulevradit kryesor te Sarandes.
Drejtori i Zyres se Sherbimeve ne Bashkine e Sarandes Pellumb Halimi eshte shprehur se edhe kete vit siperfaqet e vijes bregdetare qe ofron Saranda jane te barabarta me ato qe shfrytezohen nga subjektet private, pra 50 me 50%.
"Ne kemi kerkuar qe te gjitha hapesirat e plazheve t'i marrim dhe t'i administrojme vete, por kete vit koha per t'u pajisur me elementet e nevojshme nuk na mjaftoi, shprehet Halimi.
Prishja e plazheve private ka bere qe jo pak here forcat e policise bashkiake te konfrontohen me pronare te ketyre hapesirave. Pas 12 vitesh ky eshte sezoni i pare veror qe bashkia Sarande administron 3 plazhe publike, por qe nuk ja ka arritur perfundimisht qellimit duke lene hapesira per abuzime flagrante nga ana e subjekteve private.
Keta te fundit paguajne prane zyres se tatim taksave prane bashkise vetem 50 leke ne dite per shezlong, vlere kjo teper e ulet po t'i referohemi te ardhurave qe ata mbledhin ne dite nga pushuesit. Aktualisht kapaciteti i ofruar nga bashkia Sarande ne plazhe publike shkon deri ne 500 shezlonge, te cilat do te jepen me cmimin 100 leke te reja per secilen.

24 ore lajme
 
Sipër