Rregullat e reja për bashkim familjar ne Itali

F

Flori

Vizitor
Rregullat e reja për bashkim familjar ne Itali

Nga data 5 nëntor 2008 hyn në fuqi reforma e normativës italiane për bashkimin familjar, në bazë të Dekretit Legjislativ n. 160 të datës 3/10/08 të Qeverisë Italiane dhe Qarkores së Ministrisë se Brendshme italiane n. 4660 të datës 28 tetor 2008.

Në bazë të rregullave të reja, mund të kërkojnë bashkim familjar kategoritë e mëposhtme:
  1. bashkëshortë jo të ndarë ligjërisht, me moshë mbi 18 vjec;
  2. fëmijë minorenë, qoftë edhe të bashkëshortit apo të lindur jashtë martese, të pamartuar me kusht që prindi tjetër, nëse ekziston, të ketë dhënë pëlqimin.
  3. Fëmijë në moshë madhore në ngarkim në rast se, për arsye objektive nuk janë në gjendje të kujdesen për nevojat e tyre për shkak të gjendjes shëndetësore që te përbëjë invaliditet të plotë;
  4. prindër në ngarkim, në rast se nuk kane fëmije të tjerë në Vendin e origjniës apo prejardhjes;
  5. prindër mbi 65 vjec, në rast se fëmijet e tjerë nuk kanë mundësi të kujdesen për ta për arsye te dokomunetuara shëndetësore.
Si pasojë, nga data 5 nëntor 2008, zyrat konsullore italiane në Tiranë, Vlore dhe Shkodër për kërkesat per bashkim familjar duhet të kërkojnë këto dokumenta shtesë:

1. për kërkesat per bashkim familjar nga qytetarë shqiptarë me bashkëashort me qëndrim të rregullt në Itali:
  • certifikatë martese me vlefshmëri deri në tre muaj;
  • fotokopie e lejes së qëndrimit të vlefshme të qytetarit shqiptar me qëndrim të rregullt në Itali;
2. për kërkesat per bashkim familjar nga fëmijë minoren me prind shqiptar me qëndrim të rregullt në Itali:
  • certifikatë lindje te fëmijës me fotografi;
  • certifikatë familjare;
  • fotokopie e lejes së qëndrimit të prindit (nëse vetëm një prej prindëerve është rezident në Itali, prindi tjetër duhet të paraqesë një akt pëlqimi për daljen e fëmijës jashtë shtetit, pregatitur nga një noter shqiptar, përkthyer në gjuhën italiane, të noterizuar dhe legalizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Shqiptare)
  • në rast se prindërit janë të divorcuar, certifikatë divorci dhe akt pëlqimi për daljen e fëmijës jashtë shtetit
  • në rast se njëri prej prindëerve nuk jeton, certifikatë vdekje e prindit
3. për kërkesat per bashkim familjar nga fëmijë në moshë madhore në ngarkim në kushte invaliditeti të plotë; :
  • certifikatë mjekësore lëshuar nga mjeku i besuar i Ambasades;
  • certifikatë lindje e fëmijës me fotografi;
  • certifikatë e gjendjes familiare.
4. për kërkesat per bashkim familjar të prindërve me fëmijët.
  • certifikatë lindje te fëmijës që kërkon bashkim familjar;
  • certifikatë trungu familjar me të gjithë femijët në jetë të prindërve që kërkojnë bashkim familjar;
  • fotokopje e dokumentit të qëndrimit të të gjithë fëmijëve me qëndrim jashtë shtetit (ne rast se një apo më shumë se një femijë është me qëndrim të rregullt në Itali, dokumenti në fjalë duhet të jetë i përkthyer dhe legalizuar nga një përfaqësi diplomatike/konsullore ne ate Vend);
  • nëse zotërohet, certifikatë pronësie e banesës;
  • nëse zotërohet, certifikatë pronësie për pasuri të tjera të paluajtshme dhe kontrata qeraje;
  • nëse zotërohet, certifikatë pronësie toke bujqësore apo deklaratë për fitimet vjetore prej saj;
  • nëse zotërohet, certifikatë pensioni;
  • nëse zotërohet, certifikatë pune;
  • nëse zotërohet, licencë për ushtrim aktiviteti privat; .
5. për kërkesat per bashkim familjar të prindërve mbi 65 vjec, në rast se fëmijet e tjerë nuk kanë mundësi të kujdesen për ta për rsye te dokomunetuara shëndetësore
  • certifikatë lindje te fëmijës që kërkon bashkim familjar;
  • certifikatë trungu familjar me të gjithë femijët në jetë të prindërve që kërkojnë bashkim familjar;
  • fotokopje e dokumentit të qëndrimit të të gjithë fëmijëve me qëndrim jashtë shtetit (ne rast se një apo më shumë se një femijë është me qëndrim të rregullt në Itali, dokumenti në fjalë duhet të jetë i përkthyer dhe legalizuar nga një përfaqësi diplomatike/konsullore ne ate Vend)
  • certifikatë mjekësore leshuar nga mjeku i besuar i Ambasades, që të vërtetojë se fëmijët me banim në Shqipëri janë në gjendje të rëndë dhe nuk mund të kujdesen për prindërit..
Vec ndryshimeve të mësipërme, njohtohet se bëhet 180 ditë (dhe jo më 90) afati pas të cilit mund të paraqitet kërkesë për vizë hyrëse pranë zyrave konsullore italiane. Qytetarët duhet të paraqesin të paraqesin një kopje të akteve me vulat përkatësë të Sportelit të Vetëm të Emigracionit nga ku të dallohet data e paraqitjes së kërkesës dhe dokumentacionit përkatës.

Vini re: te gjitha dokumentat dhe deklaratat në shqip të lëshuara nga autoritetet lokale, duhet të jenë të përkthehen në në gjuhë italiane nga një noter i licencuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Shqiptare.
Certifikatat e gjendjes civile duhet të jenë të legalizuara edhe nga Prefektura, të përkthyera në gjuhë italiane nga një noter i licencuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Shqiptare.
Theksohet se normativa e re nuk parashikon asnje ndryshim për procedurat aktualisht ne fuqi për bashkimin familjar për qytetarë shqiptarë me qytetarë italiane/BE me qëndrim ne Itali.
Teksti i Dekretit Legjislativ në fjalë është publikuar në Fletoren Zyrtare të Republikës Italiane n. 247 të datës 3 tetor 2008
 
Sipër