Revolucioni famkeq francez dhe tmerret e tij

Munella

Anetar Fillestar
Revolucioni famkeq francez dhe tmerret e tij

Revolucioni Francez që n'histori ka hy si Komuna e Parisit. Ka qenë burimi dhe fillimi i të gjitha koncepteve të tashme komuniste, anarkiste dhe socialiste”.
Princ Kropotkini

Me 14 korrik 1789, u përmbys mbreti, Luigji 16-të. Populli i cili fitoi, atë ditë e humbi të gjithë atë që fitoi prej revolucionit. Zotërinjtë e ri pa humbur kohë filluan t’i përgatisin prangat me të cilat do ta lidhnin popullin në një robëri deri atëherë të panjohur. Në njërin prej shesheve u paraqit instrumenti për prerjen e kokave i përdorur në mesjetë në Gjermani. Emrin gijotinë e mori nga fizicienti francez Gijotini, anëtar i zgjedhur i Kuvendit në vitin 1789, i cili propozoi që kjo maqinë të shfrytëzohej për likuidimin e viktimave pa dhembje. Me anë të këtij instrumenti revolucioni i likuidoi pushtetin mbretëror, aristokracinë, klerin dhe në vend të tyre vendosi anarkinë e cila së shpejti bashkë me frikën nga gijotina e çarmatosi popullin .

„Revolucioni kërkon prerje kokash”. kërkohei prerja e 5-6 qind kokave, duhej të likuidoheshin edhe 260 mijë vetë, sipas mundësisë sa më shpejt, bile edhe atë në një ditë. Merreni me mendë: mej vra 260. 000 vetë për nji ditë, pa kurrfar ligji e gjyqi,
shenimi im.

Duhei të shprazën burgjet e rrasura me të burgosur duke i vrarë e likuiduar ata. Por ku të gjenin aq vrasës? Në fund vendosën që t’i lironin të gjykuarit për vjedhje dhe vrasje duke i shfrytëzuar si vrasës.

Më 29 gusht, në Paris filluan t’i burgosin të pasurit. Për tre ditë i burgosën 5-6 mijë vetë të cilët i vranë po ato ditë.
Në atë kohë përveç burgjeve të rregullta për një gjë të tillë janë shfrytëzuar: komuna, një numër i madh i kishave, manastiret, shkollat etj (170 vite ma vonë e njejta gja ndodhi në Shkodër. Revolucionarët i përdorën qelat dhe kishat e Shkodrës për burgje, shenimi im). Vështirë se mund të përshkruheshin fotografitë tmerruese të burgjeve, por dëshmitarët rrëfenin për skenat tronditëse të gjakderdhjeve.

Kështu, për shembull, në çastin kur u vranë të gjithë murgjët në manastir arriti një përfaqësues i Komunës dhe iu tha vrasësve: „Ju e kryet obligimin tuaj dhe secili prej jush do të marrë nga 24 lira Prej aty shkuan në Manastirin e karmolitkëve, ku ishin të burgosur rreth 200 priftërinj. Për një orë e gjysmë i vranë 119 prej tyre në mënyrën më të egër, kurse të tjerët arritën të fshehen në një tollovi të tillë.

Përderisa banditët i vritnin priftërinjtë dhe murgjët e pafajshëm dhe të pambrojtur në manastir, kordoni i policisë nacionale e kishte rrethuar manastirin dhe i mbronte ata prej popullit i cili qëndronte përreth dyerve dhe protestonte i zemëruar.

Gjatë këtyre katër ditëve dhe netëve të shtatorit në mënyrën më mizore u vranë të burgosurit e pafajshëm, duke filluar prej portirëve, kopshtarëve dhe shërbëtorëve të pallatit, pjesës dërmuese të priftërinjve dhe murgjëve të rajonit të Parisit, tërë gardës zvicrane që e mbronte pallatin, shërbimit dhe zonjushave oborrtare të Maria Antoanetës, si dhe shumë komandantëve të njësiteve të ndryshme ushtarake.

Ekzekutuesve u paguanin mvarësisht nga puna e kryer. Për „punën e mirë”, jo më pak se 40 koka, merrnin nga 30 deri më 35 franga. Kurse për më pak se 40 koka paguheshin shumë më pak. Njëri prej tyre mori vetëm gjashtë franga.

Urdhëri që të liroheshin kriminelët dhe vrasësit nuk u zbatua çdokund dhe shumë prej tyre, po ashtu, u patën vrarë. Në burg bashkë me aristokratët u likuiduan 320 të burgosur kriminelë. Në Shatelet - gjykatë e vjetër e Parisit në të cilën ka pasur vetëm vjedhës - të njëjtën natë u patën vrarë 223 vetë.

Të gjitha ngjarjet e përmendura janë të dokumentuara, bile 25 vërtetime të nënshkruara prej vrasësve për paratë e marra u ruajtën në prefekturën policore të Parisit deri në vitin 1871, kur i zhduku Komuna.

Pas ngjarjeve skëterrore të shtatorit në Paris Komuna e dhunshme dërgoi një proklamatë të ashpër nëpër provinca, duke u munduar që edhe atje të fillonte e njëjta thertore, duke i udhëzuar nëndegët e veta që t’i shfrytëzonin të njëjtat pretekste sikur në Paris.

Regjisori i kësaj loje të madhe vendosi se ka ardhur momenti që ta pastrojë rrugën për qëllimin e fundit - dobësimin e tërësishëm të Francës. Për këtë qëllim patjetër duhej të mënjanoheshin Monarkia, Kushtetuta dhe të zhdukeshin të gjitha fraksionet njëra pas tjetrës, sepse tashmë ata e kishin kryer rolin e vet. E njëjta gjë ndodhi edhe me udhëheqësit publikë të revolucionit, të cilët njëri pas tjetrit shkonin në gijotinë.

Më 11 dhjetor Luigjin e XVI-të e drejtuan para Konventës që të përgjigjej për akuzat që vijojnë: Për monopolizimin e drithit, kafesë dhe sheqerit. Për vrasjen e më shumë njerëzve se sa që numëronte jeta e tij në orë e minuta.Për pjesëmarrjen e tij në vrasjet e 17 korrikut të vitit 1791. (Në të njëjtën kohë ai qe mbyllur në Tileri). Për komplotin e përgatitur me fuqitë e huaja. Ka pasur aq shumë akuza për të sa që nuk mund të numërohen: „Ka dalur fajtor për më shumë tirani se sa Neroni”.
Në fund të dhjetorit të vitit 1793 gjyqi revolucionar solli vendimin për dënimin e tij. Atë, vajzën e tij dhe nipërit e tij i gijotinuan. (Guillotine )

Para se të shtrihej nën gijotinë mbreti thirri me zë të lartë që të dëgjonte populli: „O njerëz, unë vdes i pafajshëm! Unë jam i pafajshëm në krejt atë që më përshkruhet. „Dëshiroj që gjaku im ta vulosë lumturinë e popullit francez” ( A ju kujton kjo thirrje edhe thirrjet e klerikve shqiptarë pothuajse krejt të njejta me ato të Luigjit 16-të kur dilnin para pushkatimit të revolucionarëve shqiptarë, shenimi im).

Për popullin ai ishte mik i vërtetë. Me humbjen e tij, francezët humbën jo vetëm mikun më të mirë të tyre, por edhe mikun e vetëm.

Prej momentit kur në Paris u likuiduan mbreti dhe shumë përfaqësues të aristokracisë, klerit dhe zhirondistëve, u erdhi radha borgjezisë, bujqëve, tregtarëve dhe popullit të orientuar nga katolicizmi në provincë. Loja e përgjakshme filloi edhe në departamentet e tjera. Populli nuk qëndroi indiferent ndaj kësaj.

Rreth 100 mijë fshatarë, të udhëhequr nga priftërit e tyre, të armatosur vetëm me tërfurq, kacia, hunj u çuan kundër maltretimeve të Konventës, e cila tërësisht ndodhej nën qeverisjen e Komunës. U çuan më tepër se shtatëdhjetë departamente, në mesin e të cilëve ishte edhe Vanda, Lioni, Tulonia, Normandia, bile edhe Marseji kosmopolit (a ju kujton kjo kryengritjen e Mirditës dhe t'gjithë Veriut t'Shqipnisë kunder revolucionarëve gjakpirsa shqiptarë, shenimi im).

Por kryengritjet fshatare dhe qytetet si Lioni s’mundën t’i bëjnë ballë trysnisë së armatës së rregullt revolucionare më tepër se dy-tre muaj.

U zbatua taktika e urisë. Qytetet që nuk dorëzoheshin i rrethonin dhe nuk lejonin që të hynte ushqim nga jashtë, në këtë mënyrë ata për dy-tre muaj kapitulonin.
Për mosdëgjueshmëri, Konventa vendosi që ta rrënonte Lionin, njërin prej qyteteve më të bukura të Francës. Kështu që aty u zhdukën industria, tregtia dhe çdo gjë e vlefshme. Punëtorët, në emër të të cilëve u bë revolucioni, mbetën në rrugë të papunë.

Nuk u kursye as shtresa e arsimuar, e ajo ishte mu ajo çka nuk ishin komunarët. Një numër i madh i librave dhe fotografive u zhdukën. Titujt zotëri, zonjë e zonjushë me dekret u zëvendësuan me titujt „qytetar” dhe „qytetare”.

Më 10 tetor të vitit 1793 Konventa, e përkrahur nga Komuna, solli edhe një vendim monstruoz. Me anë të tij formoi dhe legalizoi Komitetin për shpëtimin popullor i cili e mori pushtetin dhe kontrollin absolut mbi tërë Francën. I njëjti komitet, me në krye Robespierin, filloi spastrimin dhe shfarosjen e vërtetë të popullit francez.

Mbasi puna e pandërprerë e gijotinës nuk ishte në gjendje që t’i kënaqë revolucionarët, ata kaluan në pushkatime masovike, të cilat po ashtu dukej se shkonin shumë ngadalë. Andaj filluan mbytjet në ujë. Uji i Ronës dhe Lurës u bë i kuq nga gjaku i të vrarëve.

Fshatarkat e varfëra me foshnje në gji, të tjera që mbanin fëmijët për dore, i lidhnin, i ngarkonin në lundra të mëdha dhe i dërgonin në valët e dendura të lumenjve. Qytete të tëra mbeteshin pa njerëz. Kështu, për shembull, vetëm Nanta dha më tepër se 30 mijë viktima, të mbytura në ujë, të pushkatuara dhe të gijotinuara. Tuloni i cili kishte 30 mijë banorë mbeti vetëm me 7 mijë. Në një vend në afërsi të Nantës më vonë u zbuluan kufomat e rreth 100 vajzave të reja, të vrara në një mënyrë barbare prej njëfarë „legjioni gjerman”, i formuar prej vrasësve të paguar dhe dezerterëve gjermanë.

Në atë kohë të terrorit, sipas Prudonit, populli francez ka dhënë më tepër se një milionë - 1. 000 000 viktima të pafajshme. Therjet dhe vrasjet kanë qenë masovike dhe me përmasa aq të mëdha saqë ka qenë shumë vështirë të caktohej numri i saktë i viktimave.

Para se të fillonte terrori në Komunë qe hartuar harta speciale e Francës. Në të u shënua numri i viktimave që duhej dhënë secili qytet ose fshat dhe pikërisht sipas asaj harte jepeshin instrukcionet se si të likuidohej dhe të zvogëlohej numri i popullatës së vendit ( a ju kujton kjo vrasjen e Bardhok Bibës dhe hartën e Mehmet Shehut se sa duhej vra për çdo bajrak nëpër tan Mirditën, shenimi im).

Robespieri shumë mirë e ka ditur se 25 milionë francezë nuk mund t’i kënaqin resurset e Francës. Ai e kishte të qartë se në kushte të këtilla barazia për të cilën ëndërronte ishte e pamundshme. Për ta arritur një barazi të tillë duhej të flijohej dikush - pakica ose shumica. Mbasi flijimi i pakicës aspak nuk do t’i ndihmonte shumicës, ai vendosi që ta flijojë shumicën për mirëqenien e pakicës. Sipas tij,

Franca duhej të sakrifikonte më tepër se tetë milionë - 8. 000 000 vetë nga popullata e saj që francezët e tjerë të mund të jetonin të kënaqur, të lumtur dhe të barabartë.


Gjatë kësaj periudhe të trysnisë religjioni krishter në Francë pothuajse u zhduk krejtsisht ( ate e pat kthye në veprim Napoleon Bonaparta dhe për ket veprim e patën helmue, shenimi im).

Sipas prokurorit publik Fukie për çdo javë kishin qenë planifikuar prej 400 deri më 450 koka (sipas deklaratave të Robert Volfit dhe të Tavernit). U urdhërua që të bëhej një maqinë speciale pranë gijotinës për rrjedhjen e gjakut.

Revolucionin francez e palnifikuan Adam Vajshopi dhe familja Rothshild rreth 20 vjet para fillimit të tij. Planet i hartoi Vajshopi, kurse paratë i dha Rothshildi.

Luigjin e 16-të nuk e kanë rrëzue qytetarët e Parisit, por katundarët e Gjermanisë Austrisë dhe t'jugut francez. Të mbledhun prej organizatorëve të revolucionit e të dërguem n'Paris.

Çdo revolicion i ma vonshëm deri te pranvera e tashme arabe i ka pas rregullat e njejta dhe t'gjitha revolucionet i kanë hangër t'gjithë bijtë e vet.

Me 14 korrik 1789, për herë të parë u ngrit flamuri kuq që ma vonë do t'bahet flamuri i socialistve, komunistëve dhe i t'gjitha partive të majta në t'gjithë botën.

Flamuri kuq s'asht asgja tjetër veqse ajo copë harrën e kuqe e vume mbi derën e dyqanit të Amshel Majer Roshtthildit në Frankfurt të Gjermanisë. Ajo harrën ishte mjeti identifikues i familjes Roshtëthild.


Shumë vite ma vonë u organizue edhe Revolucioni i Tetorit i cili ishte shumë ma brutal e shumë ma i përgjakshëm se ai i Parisit. Ai i kishte marrë mbi gjashtë milionë jetë njerzish.

Planifikimi i Pranverës së tashme arabe dhe kolona e refuxhatve (ushtrisë islamike) që asht tuj e pushtue kto ditë Europën. Ka fillue në vitin 1922, ideatori i ktyne revolucioneve ka qenë nji austriak.
 
Sipër