Raportimi për situatën e krijuar në territorin e Bashkisë Mirditë

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari
A

Administrata Online

Vizitor
Në bazë të raportimeve të shtabit të emergjencave për sa i përket situatës së krijuar nga reshjet e shumta të shiut të rëna në të gjithë territorin e Bashkisë Mirditë gjatë këtyre ditëve, bëhet me dije se ka pasur prurje të mëdha në lumenj e përrenjë dhe për pasojë ka rreshqitje toke në disa fshatra ku dhe rrezikohen disa banesa.

Herë pas here është bërë riverifikimi i gjendjs së rezervuareve dhe digave, ku gjendja e rezervuareve nuk paraqitet problematike, për momentin.

Në rrugën e Kombit si dhe në të gjitha rrugët rurale që bashkojnë fshatrat me Njësitë Administrative, vërehen rënie inertesh, dhe po punohet per pastrimin e tyre. Komunikimi dhe levizia me te gjitha fshatrat eshte pa probleme. Gjithashtu ka pasur mungesë të energjisë elektrike në disa zona në të cilat ku vazhdon puna për zgjidhen e këtij problemi.

Deri tani nuk ka probleme në rrezik jete të njerëzve dhe pronash.

Vazhdon puna për eleminimin e pasojave. Ku janë në gadishmëri forcat zjarrfikëse , brigada e shërbimeve dhe administrata e Njësive dhe Bashkisë. Shtabi i emergjencave po ndjek nga afër situatën.



Më poshë janë të praqitura raportimet sipas Njësive Administrative për tre ditët e fundit :



Njësia Aministrative Rrëshen

  1. Në fshatin Jezull është vënë re rrëshqitja e tokës e cila po rrezikon banesen e z. Nikoll Dode Gjini.
  2. Në fshatin Tarazh i Epër është vënë re dëmtimi i pjesshëm i rrugës auto.
  3. Janë hapur portat e Hidrocentralit Qaf-Mollë. Shkarkimet janë të mëdha, janë njoftuar banorët e fshatrave që jetojnë në rrjedhën lumit Fan.
  4. është bërë verifikimi i rezervuareve Malaj 1 dhe Malaj 2. Shkarkuesi katrastofik Malaj 1 si pasojë e shkarkimeve të mëdha mbas 30 ml të para ka pësuar dëmtime, : Në rezervuarët Malaj1-2 ka prurje te mëdha. Shkarkimi i Malaj 1 bie në rezervuarin Malaj 2, ku ky i fundit ngarkohet edhe me prurjet anësore të tije. Shkarkimi ne Malaj 2 është në kapacatitetet e tijë maksimale.
  5. Në Lagjen Kolsh ka rreshqitje toke, ku rrezikohet banesa e shtetasit Tonin Perlika.



Njësia Administrative Rubik

  1. Probleme me energjinë elektrike që prej si rezultat i dëmtimit të linjes 110 000 V.
  2. Në fshatin Rreth i Epër, ka gërryerje të vazhdueshme të sipërfaqes së tokës në krahun jugor të rrjedhjes ku rrezikohet banesa e shtetasit Pal Nikolli.



Njësia Administrative Orosh

  1. Ka mungesë të energjisë elektrike në zonën Orosh fshati Mashtërkorë, Zajse Shmri ku vazhdon puna për zgjidhen e këtij problemi. Po punohet per riparimin e difektit.
  2. Gjithashtu ka shkarje rruge ne fshatin Mashtërkorë, dëmtime rruge në Zajs.
  3. Dëmtim i linjës elektrike te fshatit Mashtërkorë shtylla dhe transformator, po punohet për riparimin e difektit.
  4. Në fshatin Peshqesh, rrezikohet një banesë si rezultat i prurjeve të mëdha të lumit Fan i vogël. Shtetasi Agustin Pjetri i rrezikohet banesa, personit në fjalë i eshte mundesuar strehim në vend të sigurtë, eshte strehuar ne nje kontenjere



Njësia Administrative Fan

  1. Në fshatin Klos, vazhdon rrëshqitja e tokës e cila po rrezikon një banesë. Familja Gjon Ndrece Lleshi i është ofruar strehim por nuk pranon që të lëvizë.
  2. Vazhdon rënia e inerteve në rrugën e Kombit. Firma kontraktore po punon për pastrimin.
  3. NJA Fane ka gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë territorin e njesisë. Po punohet per riparimin e defektit.
  4. Në fshatin Hebe, sipas informacioneve të fundit është dëmtuar ura që lidh fshatin me qendren e njësisë administrative. Aktualisht ëshët e pa kalueshme. Prurjet e dy lumenjeve janë të mëdha.



Njësia Administrative Kaçinar

  1. Është vënë re mungesa e energjisë elektrike në zonën e Kaçinarit ku vazhdon puna për zgjidhen e këtij problemi.
  2. Në fshatin Kaçinar ka rrëshqitje toke afër një banese të shtetasit Ndue Gjon Paloka.

Vazhdoni të lexoni...