Qyteti Rrëshen - përshkrim i përgjithshëm

Miri

Anëtar drejtues
Qyteti Rrëshen - Përshkrim i Përgjithshëm

rresheni.jpg

Profili i komunitetit është një dokument i hartuar që të paraqesë, si një i tërë, portretin statistikor dhe përshkrues të komunitetit. Ka dy funksione kryesore: Funksioni i parë - është që t’u ofrojë zyrtarëve vendorë të dhëna, mbi bazën e të cilave të mbështesin vendimet e tyre në lidhje me zhvillimin ekonomik.

Ai jep informacionin e nevojshëmpër të vendosur se si të shpërndahen burimet vendore për përfitim maksimal nga investimet e bëra. Kjo është pika më e rëndësishme për ne. Shpeshherë ka paramendime brënda një komuniteti si p.sh. “çfarë duhet bërë?”. Informacioni i mbledhur për profilin e komunitetit bëhet i vlefshëm për vlerësimin e brëndshëm.

Funksioni i dytë i rëndësishëm - është dokument informativ për bizneset që mund të hapen të reja dhe per zhvillimin me tej të atyre ekzistues. Ky profil i komunitetit, orienton investitorët për të vendosur nëse ia vlen të ngrejë një biznes brënda komunitetit tonë. Profili i Bashkisë së Rreshenit është përgatitur duke i patur këto dy qëllime parasysh. Ne do të kishim kënaqësinë ta ndajmë atë me qytetarët tanë dhe qytetarët e ardhshëm.

I. Pozita Gjeografike
Bashkia Rrëshen, me qendër administrative Qytetin Rrëshen, (ish-vendi i quajtur Fushë-Lumth),me sipërfaqe territori 14.000 ha, shtrihet:Në veri: Mes rrjedhjes së mesme të lumit Fani i Madh dhe të Fanit të VogëlNë jug: Kulmja e Dervenit, Pragu i ProsekutNë lindje-juglindje: Laku i Shkallgjanës, Pragu i ProsekutNë perendim: Pragu i Livadhësit, mali i DervenitRrethi i Mirditës gjendet në zonën verilindore të Shqipërisë, kufizuar nga veriu me Pukën dhe Kukësin, veri-lindje me Kukësin dhe Dibrën, jug-lindje me Matin e Kurbinin dhe nga perendimi me Lezhën. Ka një sipërfaqe prej 86.700 ha.Qyteti i Rrëshenit, si pjesë administrative e Rrethit Mirditë dhe Qarkut Lezhë, shtrihet në këto koordinata gjeografike: 19o52'45" gjatësi gjeografike lindore dhe 41o46'15" gjërësi gjeografike veriore. Qyteti i Rrëshenit si qendër urbane e Bashkisë Rrëshen ka një shtrirje veri-jug afro 1 km dhe perëndim-lindje 0.7 km. Brënda kësaj shtrirjeje, qyteti zë një sipërfaqe prej 65 ha dhe ka një lartësi prej 86 metra mbi nivelin e detit (sheshi i qytetit).

II. Bashkia Rrëshen, oaz i begatë me resurse
Mirdita njihet si porta natyrore hyrëse në Shqipërinë e Epërme, ku natyrshëm konvergojnë rrugët e rretheve veriore dhe veri-lindore, në luginën e Matit dhe të Fanit. Ajo paraqet zgjidhjet më të mira për kalimin e rrugëve në veri si dhe në verilindje të Shqipërisë, si dhe më tutje, atij të Ballkanit. Është në përfundim rruga autostradale, që lidh Kosovën me daljen në bregdetin Adriatik, segmenti më i rëndësishëm i së cilës kalon nëpër Mirditë me një gjatësi prej 80 km, pikërisht nga ura e Matit deri në kufi me Kukësin, do t’i japë një zhvillim të madh kësaj zone.

E këtij niveli rëndësie, do të ishte një lidhje autostradale, që natyrshëm kalon nëpër Rrëshen, kodrat e Perlatit, futet në luginën e Matit, ngjitet në Bulqizë –Dibër të Madhe – Shkup, një nga zgjidhjet më oportune të mundshme.
Po ashtu duke parë zhvillimin e akseve,ai më kryesori Durrës-Morinë, ofron ringjalljen e aksit të vjetër Ndërfandë (Gëziq)-Simon-Shkodër.E të njëjtës rëndësi është edhe rruga turistike Rrëshen – Lurë, për gjallërimin e ekonomisë vendore, si dhe zhvillimit të turizmit malor, kulturor, të sporteve dimërore, të zonës turistike Kurbnesh – Lurë, që nga Tirana do të ishte jo më shumë se 90 km në kushtet e infrastrukturës bashkëkohore.Të katër këto akse rrugore rrisin aksesin e një zhvillimi të gjithanshëm të ekonomisë së Mirditës, si dhe të Bashkisë Rrëshen, e cila bëhet një qendër me një zhvillim të përshpejtuar ekonomik.

Ndërkohë që lidhje të tjera mund të përftohen përmes njëe “unaze” lidhjesh me rrugë rurale, ndër to me shumë interes do të jetë lidhja e menduar e Rreshenit me Ulzën nëpërmjet Ujë-Lurthit dhe fshatrave të komunës të Bazit.Financimi i një vreshtarie moderne për prodhimin e rrushit si dhe të nënprodukteve të tij dhe kryesisht për prodhimin e verërave superiore të cilësisë së lartë, përbën nje resurs tjetër, pasi Mirdita ndodhet në një zonë tipike vreshtarie, me kushte klimatike-tokësore shumë të përshtatshme, me mundësi për ujitje gjithëvjetore e me rrjedhje të lirë, me mundësi lehtësuese për infrastrukturën rrugore, me një traditë të kahershme në kultivimin dhe në prodhimin e verërave.

Vreshtaria paraqet veprimtarinë prodhuese më kompetitive, me një treg të sigurt dhe mjaft atraktiv për vendin, rajonin si dhe më gjërë, atëhere, kur përpunimi të bëhet me teknologji perendimore.Bashkia Rrëshen ofron mundësi të zhvillojë një vreshtari me një siperfaqe mbi 1900 ha tokë, ndërsa si rreth arrihet deri 6000 ha.
Zona malore mbi lartësinë e kultivimit të hardhisë, përdoret efektshëm për kultivimin e pemtarisë intensive ( sidomos të molltoreve mbi nënshartesa xhuxhe ), si dhe të zhvillimit të një bujqësie biologjike.Të nivelit “bio”, sigurohet edhe prodhimi i produkteve blegtorale pasi rrethi i Mirditës dhe Bashkia Rrëshen, ( meqë kjo bashki përbën rreth 1/3 e sipërfaqes së tokës dhe afro ½ e popullsisë të rrethit ), kanë një sipërfaqe të madhe të kullotave alpine, bazë e mirë për prodhime cilësore blegtorale.

Tendencë është zhvillimi i blegtorisë së imët dhe sidomos të të dhirtave, pasi prodhimi i mishit, qumështit dhe sidomos të djathrave, përbëjnë një “kurs” të ri të të ushqyerit të popullsisë dhe kërkesave të tregut preferencial, prodhimet e të cilave janë të kërkuara edhe nga tregu kosovar.Interesante është edhe tendenca e shtimit të bletarisë, ku numri i koshereve të bletëve është dyfishuar brenda këtyre dy viteve të fundit. Dhe jo vetëm shtimi numerik i bletëve, por më e rëndësishmja niveli profesional i lartë për mbarështimin e bletarisë. Jo rrallë sot merret mbi 40 kg/zgjua mjaltë.

Prirje në rritje vihen re edhe në ngritjen e komplekseve të rritjes dhe mbarështimit të shpendtarisë, si dhe të rritjes së derrit. Këto janë dy aktivitete ekonomike me një konsum të madh dhe tradicional të popullsisë së rrethit të Mirditës.Për Bashkinë Rrëshen me leverdi të larte ekonomike mbetet rritja dhe mbarështimi i pyjeve dhe nënprodukteve të tij.

Sipërfaqja e pyjeve në bashki si dhe në rrethin tonë, është 10 herë më e madhe se fondi i tokës bujqësore. Vitet e fundit vihet re zhvillim tejet i mbarë i pylltarisë si dhe mbrojtja e tyre. Me pyjet do të jenë të lidhura shumë probleme ekologjike, si dhe prodhimet pyjore, përpunimi i frutave të pyllit për prodhimin e lëngjeve vitaminor që përben elisirin e pijeve bashkohore, si dhe zhvillimin e gjuetisë sportive etj.

Një nga fushat më interesante është edhe shfrytëzimi i kapaciteteve hidriko – energjitike të lumenjve të Fanit të madh dhe Fanit të vogël, Urakës, zallit të Dodajve, dhe përrenjëve të tjerë malorë, ku përllogaritjet përafërsuese shkojnë mbi 60 MË./H. Mbi lumin Fani i Madh dhe mbi lumin Fani i Vogël interesohen firma hidrikoenergjitike private për të ndërtuar basene ujëmbledhëse për hidrocentrale të nivelit 20 MË/H.

Këto burime hidrike mund të shfrytëzohen mjaft mirë për prodhime të faunës ujore ( iktinologjike ), si burime financiare me nivel të lartë të leverdisë ekonomike. Këto basene të mëdha ujore do të rregullonin edhe luhatjet ekstreme të temperaturave dhe të lagështisë ajrore të Rrëshenit dhe zonës për rreth.Bashkia Rreshen, ka një potencial të konsiderueshëm të specialistëve me arsim të lartë dhe të gjitha specialiteteve, relativisht të pazënë plotësisht me punë, si dhe ka dy shkolla të mesme profesionale, si dhe kurse profesionale për përgatitjen e punonjësve të kualifikuar në specialitetet si hidraulik, elektriçist, rrobaqeps, mekanik, etj. si dhe forca të lira pune.

Këto dhe të tjera përparësi, që nesër do të nxjerre rrjedha ekonomike e ekonomisë së tregut të lirë, janë të dukshme për një perspektivë zhvillimi të Bashkisë Rrëshen dhe njëherazi të rrethit të Mirditës.Disa resurse të tjera natyroreMund të përmendim materiale jo metalore të fshatit Gëziq dhe Urës së Fanit, Cekaj (bazalte), që mund të përdoren për shtrim rruge e aeroporte (materiale shkëmbinj vullkanogjen), burime që ndodhen respektivisht 15 km dhe 3 km nga qendra e qytetit Rrëshen.

Këto bazalte po përdoren me efikasitet në trasenë e autostradës së re.Argjila për prodhim tjegullash e tullash, burim që ndodhet në Jezull dhe Prosek, respektivisht 1.3 km dhe 4 km nga Rrësheni.Vendburim bakri, me 0.9 % Cu, i ndodhur në Derven, në një sasi prej 1.156.000 ton.Vendburim pirotine, me përmbajtje kalkopiriti 5-7 % bakër, i ndodhur në Cekaj.Materiale inerte të lumenjve të cilët ndodhen në një distancë 20 km nga kufiri me Rrethin e Lezhës, 10 km nga kufiri me Bashkinë Rubik, 2 km nga Ura e Fanit, burime që arrijnë në mijëra m3, etj.

III. Historiku
Gjurmët e banimit në trevën e Mirditës datohen që nga periudha e Neolitit dhe në vazhdim deri në ditët tona. Duke u bazuar në gjetjet arkeologjike, si ato të luginës së Matit, Bulgër, Malaj, Fushë Papërdhok, në tumat ilire në kodrat e Përlatit e në mjaft pika të tjera të territorit të Mirditës, si dhe në të dhënat etnologjike, dëshmohet qartë origjina ilire e banorëve të Mirditës.Në territorin e Mirditës së sotme, por edhe më gjërë ka banuar fisi ilir i Pirustëve.

Ky fis përmendet deri nga shekulli i parë i erës së re. Pirustët u morën me bujqësi e blegtori, por në mënyrë të veçantë u shquan si punëtorë të zellshëm për nxjerrjen dhe përpunimin e mineralit të bakrit e të hekurit.

Ato u shquan gjithashtu si luftëtarë trima e të zotë.Më vonë krahina e Mirditës përfshihet në Principatën e Arbërit, që përmendet si shteti i parë mesjetar (1190-1216), që shtrihej nga lumi Drin në Veri e deri në lumin Shkumbin në Jug. Si themelues i këtij shteti njihet Progoni, sundimin e të cilit e pasuan të bijtë Gjini e më vonë Dhimitri. Ndërfandina (pjesa më e madhe e së cilës përfshihet në njësinë administrative të Bashkisë Rrëshen) konsiderohej një nga qendrat e rëndësishme të kësaj Principate.

Një gjë të tillë e dëshmojnë Stema e Arbërit dhe mbishkrimet në gurët e gjetur në Kishën e Shën Mërisë në fshatin Gëziq. Ndër të tjera, emblema e Bashkisë Rrëshen është stilizim i Stemës së Arbërit.Në gjysmën e dytë të shekullit XIV, me rënien e Principatës së Arbërit, territoret e Mirditës bëhen pjesë e Principatës së Dukagjinit, e cila sundoi deri në fillim të shekullit XVII. Zotërimet e kësaj Principate shtriheshin prej ku bashkohëshin dy Drinat, në Veri deri në Mat.

Sipas Shuflait, Mirdita del si krahinë me emrin e vet në fund të shekullit XVI, kurse vetë emri Mirditë njihet më herët. Krahina e Mirditës, si njësi etnografike, përfshin territoret nga Qafa e Malit në Veri deri në Bushkash në Jug dhe nga Kumbulla e Selitës deri në Vaun e Dejës në Perëndim.

Qendra administrative e Rrethit të Mirditës është Qyteti i Rrëshenit, i krijuar si i tillë më 25 prill të vitit 1949.Historia e Bashkisë Rrëshen formohet hap pas hapi me hapjen e shkollës së parë shqipe 1906 në Kodër Rrëshen, të shkollës së parë 7 vjeçare në Rrëshen më 1947, të konviktit të kësaj shkolle më 1952, të shkollës së parë të mesme më 1960, e cila kishte 21 nxënës nga të cilat 2 vajza, të Pallatit të Kulturës, të Kinemasë së qytetit, të Spitalit të qytetit, të Muzeut Historik të Rrethit të Mirditës, të Stadiumit të futbollit, të Pallati të Sportit “Arjana Arapi”, Katedralja e Rrëshenit, Qendra Profesionale “Shën Jozefi Punëtor”, etj.

Zhvillimit të Bashkisë i shërbeu edhe ndërtimi në vitin 1989 i hekurudhës Milot-Rrëshen, që funksionoi për gati 10 vite, ndërsa tashmë është në përfundim aksi autostradal katërkalimsh më i rëndësishëm i rrugës transballkanike Durrës-Prishtinë, segmenti Rrëshen-Kalimash.

IV. KLIMA
Nga pikëpamja klimaterike Bashkia Rrëshen shtrihet në zonën mesdhetare-kodrinore me dimër të butë dhe të lagësht, verë të nxehtë dhe të thatë. Nga pikëpamja e temperaturave, për shkak të ndikimit të elementëve të relievit, në periferi vihen re amplituda relativisht të mëdha midis Dimrit dhe Verës.Numri i ditëve me reshje luhatet nga 120 – 125 ditë, me një mesatare vjetore 1800 mm. Muajt me reshje më të shumta janë dhjetori, janari, shkurti me një sasi që luhatët nga 191 mm deri në 162 mm. Bora në zonat e larta mbi 1000 m shkon në trashësi mesatare 30-150 cm. Në gropën e Rrëshenit mesatarja shumëvjeçare e rreshjeve është e lartë, pra më e lartë sesa mesatarja shumëvjeçare e rrethit dhe shumë më e lartë se sa mesatarja shumëvjeçare e Shqipërisë. Kjo lidhet me depërtimin e masave ajrore të lagëta nga Gryka e Fanit dhe përplasja e tyre me masivet e larta malore (Deja, Kunora) që shërben si kondensator dhe shkarkim të rreshjeve në gropën e Rrëshenit.Trysnia atmosferike e reduktuar në nivelin e detit është mesatarisht 1016 milibar. Temperatura mesatare vjetore 13.3oC duke u luhatur nga 4.4oC në muajin janar në 24.5oC në korrik. Maksimumi absolut i temperaturës në qytetin e Rrëshenit 40.5oC dhe minimumi absolut -14oC. Amplituda mesatare vjetore 18.1oC.Periudha e vegjetacionit fillon në fillim të Prillit dhe përfundon në muajin Tetor duke zgjatur rreth 210 ditë.

V. Burimet natyrore
Ndërtimi gjeologjikRrethi i Mirditës shtrihet i gjithi në zonën magmatike “MIRDITA”. Përbërja gjeologjike e territorit të Mirditës është përgjithësisht magmatike-efuzive (ultrabazikë, bazikë, terrigjenë etj) por në Veri, Verilindje dhe Jugperëndim shtrihen pllaja dhe kurrize malore sedimentare karbonatike.

Territori ku shtrihet Bashkia e Rrëshenit përgjithësisht përbëhet nga depozitime të mbetjeve të dikurshme liqenore (molase), ndërsa periferia e territorit të saj është e përbërë nga formacione magmatike efuzive sidomos në Jug, Jug-perëndim e Perëndim.RelieviRrethi i Mirditës nga pikëpamja morfologjike (pamja fizike) është territor malor.

Lartësia mesatare mbi nivelin e detit është 557 m. Kjo lartësi në pamje të parë duket si kodrinore, por dendësia e copëtimit horizontal 7-8 km/km2 e justifikon këtë lartësi. Lartësia e Rreshenit 86 m mbi nivelin e detit e deri në 2121m (Maja e Kunorës), janë treguesit e kontrasteve shumë të mëdha të relievit.Gropa e Ndërfanës (Rrëshenit) është gropë me origjinë liqenore ku në të shtrihet pjesa më e madhe e territorit të Bashkisë. Kjo gropë ka një lartësi mesatare 150-200 m mbi nivelin e detit. Territori i saj në përgjithësi është i çrregullt për shkak të ndërtimit gjeologjik dhe ndikimit të hidrografisë, e cila ka bërë një prishje të uniformitetit të gropës ku veçohen një numër i madh kodrinash.

Territori i Bashkisë Rrëshen në periferinë e tij ka maja si ajo e Dervenit 817m dhe e Livadhësit 786 m mbi nivelin e detit, të cilët shërbejnë edhe si kufi fizik me gropën e Kalivaçit dhe grykën e Shkopetit por dhe administrativ me Rrethet e Lezhës, Matit dhe njësitë e tjera administrative të Rrethit Mirditë. Treguesit e përmendur më lart janë dëshmi e një morfologjie me kontraste jo shumë të mëdha natyrore për njësinë tonë.

VI. Hidrografia
Mirdita përshkohët nga 4 arterie relativisht të mëdha lumore si Fani i Bashkuar, Fani i Madh, Fani i Vogël, Uraka, të gjitha këto degë të lumit Mat.Fani i Madh ka një gjatësi 60 km dhe një sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 415 km2 me një pjerrësi të shtratit 23m/km, me një prurje mesatare prej 15.5 m2/sek.Në territorin e Bashkisë së Rrëshenit kalon Fani i Vogël dhe Fani i Madh, Zmeja e Madhe dhe Zmeja e Vogël, degë të së parës,qe bashkë me një numër të madh përrenjsh furnizojnë me ujë këtë të fundit.

Gjatësia e Zmesë së Madhe është 18 km, ndërsa e Zmesë së Vogël 12 km. Ky numër i madh përrenjsh, që furnizojnë këto arterie lumore, bëjnë që copëtimi horizontal në gropën e Rrëshenit të jetë 7-8 km/km2.Fani i Madh dhe Fani i Vogël, mund të lundrohen me kajak, ndërsa Fani i Madh ka rezerva të konsiderushme hidrike që ka interes për prodhimin e energjisë elektrike. Këto burime hidrike janë të përshtatshme për zhvillimin e akuakulturës.Në territorin e Bashkisë ndodhen pesë rezervuarë me kapacitet ujëmbajtës rreth 4.2 milion m3 ujë të cilët kanë një aftësi ujitëse rreth 800 ha.

Demografia
PopullsiaBashkia e Rrëshenit numeron 14 262 banorë. Nga këta, 7117 janë meshkuj, ndërsa pjesa tjetër prej 7095 i përkasin seksit femër. Ndërsa referuar moshës mesatare, mosha 15-45 vjec ka numërin më të madh të banorëve. Ndërsa mosha e tretë mbi 65 vjeç është në numër më të reduktuar, në 1022 persona, nga këto 482 meshkuj dhe 540 femra.Tendenca: Rrësheni luhatet prej vitesh tek shifra e 8 mijë banorëve, shifër kjo e stabilizuar, pavarësisht largimeve në drejtim të rajoneve të tjera apo jashtë shtetit.

Ka një kundërbalancim të numurit të banorëve që rrjedhin nga zonat e thella malore dhe që kryesisht vendosen në këtë qytet.Nga përbërja kombëtare, 99% e popullsisë në Rrethin e Mirditës është autoktonë. Nga përbërja fetare popullsia e Bashkisë Rrëshen në masën 98% është e fesë katolike, tregues i së cilës janë prezenca e objekteve katolike të kultit në të gjitha fshatrat dhe Katedralja Katolike.Duhet shtuar se tashmë në zyrën përkatëse në bashki ka një sistem të dixhitalizuar i lidhur me rrjetin kombëtar për shërbimet ndaj qytetarëve.

VIII.Bimësia, pyjet
Bimësia në Rrethin e Mirditës është e shumëllojshme, falë larmisë litologjike, relievit dhe kushteve klimatike. Larmia e saj fillon nga shkurret mesdhetare me gjelbërim të përhershmëm e deri tek kullotat alpine. Territori i gropës së Ndërfanës, ku përfshihet dhe Bashkia Rrëshen, shtrihet në brezin e shkurreve mesdhetare dhe atë të dushkut. Ne këtë territor takohen tre brezat bimorë, duke filluar nga brezi i shkurreve mesdhetare me gjelbërim gjithëvjetor, në atë të dushkut dhe përbërësve të tij gjetherënëse si dhe në zonën më skajore, zonën e haloreve (Vjollca).Gjithashtu gjenden edhe bimë endemike si boshtra.

Përveç bimësisë spontane takojmë edhe një regjistër të gjerë të kulturave të kultivuara, si drithërat, perime të shumllojshme, pemë frutore dhe kultivarë të larmishëm hardhish nga ato ekotipet e vendit si dhe ato të huaja, por q u jane përshtatur mjaft mirë këtyre kushteve klimatike dhe tokësore. Që nga muaji qershor 2008 Bashkia Rrëshen administron si pyje komunal sipërfaqen prej 5549 ha. Nga këto: trungishte 206 ha, cungishte 5116 ha dhe shkurre 227 ha. Ndersa sipas fshatrave kemi këtë shpërndarje të fondit pyjor:1. Bungaj 204 ha2.Fush Lumth 971 ha3. Koder Rreshen 633 ha4. Kulme 433 ha5. Malaj 427 ha6. Ndërfana 372 ha7. Ndërfushaz 394 ha8. Sheshaj 732 ha9. Tarazh 198 ha10.Tenë 658 ha11. Lurth 527 haPërgjithësisht këto pyje janë të reja me moshë 10-20 vjeçare, por ka edhe sipërfaqe nga pyjet e lisit me moshë afro 45-50 vjeçare, të cilat kryesisht shfrytëzohen për dru zjarri.

Volumi total i materialit drusor shkon në 248316 m3, ku 90 % vlerësohet si asortiment dru zjarri. Kjo sipërfaqe e begatë pyjore realizon nevojat për ngrohje të popullatës si dhe institucionet e bashkisë si kopësht, çerdhe e shkolla.Po nga këto pyje për 10 vite mund të sigurohet dhe lëndë ndërtimi e cilësisë së lartë. Gjithashtu ato janë një oaz i bollshëm për të shërbyer si kullosë për të dhirtat kryesisht. Mbi këto sipërfaqe pyjore veprojnë disa projekte për përmirësimin e tyre, ndër të cilët ai Bankës Botërore dhe i PZHBN-së duke bërë ndërhyrje silvikulturale.Brenda fondit pyjor janë evidentuar edhe një numër i konsiderueshëm i bimëve mjekësore si trumza, shumbrica, hebra, kinfusha, hithra, lule barni, kokërr dëllinjë e kuqe, shqem, rrënjë shqope etj, me mundesi grumbullimi 150-200 kv në vit, dhe mundësi përfitimi deri në 20 milion lekë.

IX. BUJQËSIA
Në Rrethin e Mirditës tokat janë të larmishme, gjë që lidhet me faktorë morfologjikë, morfogjenetikë e morfoklimatikë. Në Mirditë, në lartësitë 0-600m, shtrihen tokat e hirta, të hirta kafe, të kafta dhe pjerrësia shkon nga 20 deri në 30%, me taban të cekët deri mesatar. Janë të varfëra me N (azot) dhe P2O5 (fosfor) dhe mesatare në humus e K2O (potas). Aciditeti i tyre lëviz nga 4.5 deri në 6 pehash (ph). Nga përbërja mekanike ata i përkasin tipit argjilor- argjilor i mesëm. Në lartësitë 600-1000m shtrihen kryesisht tokat e kafenjta. Në lartësitë 1000-1600 m shtrihen tokat e murrme pyjore dhe mbi 1600m tokat livadhore malore. Për shkak të larmisë së madhe të relievit dhe kushteve klimatike, në sektorë të veçantë, vihen re inversione të bimësisë dhe të tokave. Një burim tjetër për rritjen e të ardhurave jane edhe tokat bujqësore të braktisura me sipërfaqe 640 ha, të cilat mund të vihen në efiçencë nëpërmjet mbjelljes së pemëve dru-frutore, pyjore ose kultura të tjera me bimë etero-vajore.

X. BLEGTORIA
Tendencat e zhvillimit të blegtorisë gjatë kësaj periudhe vërehen në shtimin e të dhirtave, derrit dhe bletarisë. Këto sektorë blegtorale parashihen si sektorët me kompetitiv për ekonominë e tregut. Në këtë sektor është dyfishuar numëri i krerëve. Nënproduktet blegtorale të territorit të bashkisë Rrëshen si nënprodukte të karakterit bio janë tejet të kërkuara nga tregu ynë dhe ai rajonal. Burimet kullosore të territorit të bashkisë dfhe të bjeshkëve përreth bëjnë të mundur prodhime blegtorale shumë të cilësishme dhe me kosto të ulët gjë që janë konkuruese dhe të kërkuara në treg.Struktura e gjësë së gjallë në 14 fshatrat

XI. Qeverisja vendore
Bashkisë Rrëshen bën pjesë në Prefekturën e Lezhës, së bashku me Kurbinin dhe Lezhën. Rrethi i Mirditës përbëhet nga shtatë njësi administrative: Bashkia Rrëshen, Bashkia Rubik dhe Komunat: Kthellë, Selitë, Orosh, Fanë, Kaçinar. Këshilli i Bashkisë Rrëshen ka 17 anëtarë, përfaqësues të subjekteve politike, të zgjedhur në bazë të përqindjes së votave të fituara, nga partia që ata përfaqësojnë, në zgjedhjet vendore. Kryetari, n/kryetari dhe sekretari i Këshillit të Bashkisë zgjidhen nga Këshilli i Bashkisë.

XIII. Shërbimet publike
a. Shërbimi TelefonikShërbimi telefonik ofrohet me central digjital me dalje automatike nderkombetare me kapacitet të mjaftueshem dhe mundesi rritjeje sipas nevojave. Shtrirja e ketij rrjeti është për qendren (Rreshenin) dhe fshatrat përreth tij. Funksionojnë disa lloje shërbimesh, në mes tyre dhe ai i internetit, por që së shpejti do të realizohet shërbimi i internetit me ADSL (me kapacitet të mjaftueshem dhe shumëllojshmeri shërbimesh).Perveç shërbimit celular AMC dhe Vodafon është vendosur edhe operatori i trete Eagle Mobil që mbulon të gjithë territorin e Bashkise e me perspektivë të afërt për të gjithë rrethin.

Rrjeti telefonik i qytetit është në standarte të larta teknike dhe në vazhdimesi i paraprihet furnizimit me shërbim telefonik për ndertimet e reja dhe rritjen e zgjerimit të qytetit.Funksionon edhe shërbimi me kartofona për qytetin. Ndërkohë operimi me teknologjinë e lartë përgjatë autostradës do të sjellë impakt të fuqishëm teknologjik edhe në këtë drejtim për komunitetin e kësaj bashkie.b. Shërbimi i Furnizimit me Energji ElektrikeRrethi i Mirditës furnizohet me energji elektrike nga H-C i Ulzës dhe i Fierzës nëpërmjet 5 nënstacioneve elektrike:

Rubik 110/35/6kv, Rrëshen 35/10kv, Kurbnesh 35/10kv, Reps 110/6kv, Kaçinar 35/10kv.Shpërndarja e energjisë elektrike administrohet nga Filiali Elektrik Mirditë që bën pjesë në KESH. Ndriçimi rrugor administrohet e mirembahet nga Bashkia e Rrëshenit.Çmimet e energjisë elektrike ne lek per kv/ore pa tvshPër mjedise të përbashkëta si shkallë, pompa, ashensorë me 7 lekë për kv/orë.Ndërsa për familjet deri në 300 kv/orë çmimi është 7 lekë për kv/orë dhe mbi 300 kv/ore është 12 lekë për kv/orë.c. Furnizimi me Ujë të PijshëmFurnizimi me ujë të pijshëm realizohet nga Sh.A. “Ujësjellës-Kanalizime” Mirditë, ku aksionerë janë tri njësi vendore, bashkia Rrëshen, komuna Selitë dhe komuna Orosh, dhe me futjen në shfrytëzim të ujësjellësit “Bargjana” kapaciteti furnizues shtohet dhe për një pjesë të komunës Fan dhe komuna Kthellë.Prodhimi i sotëm për qytetin dhe rrethinat e Rrëshenit realizohet nëpërmjet stacionit të pompimit me fuqi të instaluar 220 kË përmes dy linjave paralele me dy puse dhe me prurje në depo 60 litra/sek.

Kapaciteti ujëmbajtës i depove është 1000 m3 ujë, dhe një depo e re shton dhe 500 m3 ujë në pjesën më të lartë të qytetit.Me futjen në funksion të plotë të ujësjellësit “Bargjana” stacioni i pompimit do të shërbejë për raste emergjente dhe do të sigurohet ujë me rrjedhje të lirë, duke ulur koston e prodhimit. Tani për tani qyteti furnizohet me 13,5 orë, ndërsa me realizimin e fazës së dytë të projektit që përfshin dhe ndërtimin e tërë rrjetit të ri të brendshëm, që nga depoja deri tek konsumatori, sigurohet non-stop 24 orë.Sistemi i kanaleve të ujëravë të zeza të qytetit është fuknsional dhe i ndarë nga sistemi i ujëravë të bardha.d. Shërbimi i Mirëmbajtjes së Rrugëve dhe KanalizimeveMirëmbajtja e sistemeve të rrugëve, të kanalizimet, të ujrave të bardha dhe të zeza, administrohen nga ndërmarrja e “Ujësjellës Kanalizimeve”.Rrjeti i kanalizimeve përbëhet nga 5300 ml tubacione të dimensioneve të ndryshme nga Ø 200-500 mm.

Aktualisht është përgatitur projekti teknik për rehabilitimin e plotë të këtij rrjeti me qëllim funksionimin e tij në mënyrë sa më efikase dhe në përputhje me kriteret higjieno-sanitare.Inventari i sistemeve të rrugëve dhe kanalizimeve.e. Shërbimi i PastrimitShërbim i i Pastrimit të qytetit kryhet me sipërmarrje. Vlefta vjetore e kontrates eshte 6 278 872 lek Fshihen çdo dite 44.470 m2 rruge e trotuare, largohet një sasi mbeturinash prej 4380 ton në vit dhe kryhet dizinfektimi i 35 kontiniereve të vendosur nëpër pika të caktuara në qytet, dhe në periferi të tij, me shtrirje nga Ura e Fanit deri tek ish-Ndërmarrja e Ndërtimit.Sherbimi i pastrimit perben nje prioritet të rendesishem mbasi : pastrohen vetëm 62 % e rrugëve dhe trotuareve të asfaltuara, lahen vetem 26% e sipërfaqeve etj.f. Shërbimi i gjelbërimitQyteti i Rrëshenit ka përmirësime të dukshme në shërbimin e gjelbërimit nga viti në vit. Aktualisht ndodhen 19.026 m2 siperfaqe të gjelbëruara ose 2.378 m2 për 1 banor nga 1.87 që ishte për vitin 2007.

Synohet që për vitin 2010 të arrihet në një sipërfaqe prej 24.000 m2 ose 3 m2 për banor sipërfaqe e gjelbëruar. Në tërë sistemim gjelbërues të qytetit Rrëshen, listohen 56 lulishte, 2248 ml gardh ligustër, 1468 pemë dhe shkurre dekorative me gjëlbërim të përhershëm dhe gjetherënëse. Janë rreth 60 pemë e shkurre dekorative të mbjella në strukturë Sipërfaqe lulishte:1500 m2, sipërfaqe me bar të kultivuar: 1500 m2, bordure të gjelbëruara: 2312 m2.g. ARSIMIInstitucionet arsimore në bashkinë Rrëshen përfshijnë gjithësej 11 shkolla publike 9 vjeçare, 1 shkollë publike e mesme si dhe 1 qendër profesionale. Në shkollat 9 vjeçare mësojnë 1578 nxënës dhe në shkollën e mesme 813 nxënës si dhe 90 nxënës në qendrën profesionale. Ka dhe 9 kopshte me 308 fëmijë dhe 26 edukatorë.Ka vetëm 1 cerdhe në qytet me 45 fëmijë. Ndersa Drejtoria Arsimore e Rrethit ndikon në ecurine e ketij sektori dhe cilesine e mesimdhenies, pushteti vendor është përgjegjes për mirembajtjen e objekteve arsimore.

Problem mbetet përqëndrimi i mjediseve arsimore në qytetin e Rrëshenit, ku dhe tendencat e banorëve të zonave është për t’i dërguar fëmijët e tyre për shkollim në këtë qytet. Ndaj për këtë janë hartuar projekte grupimi të shkollave 9 vjeçare (janë 2 të tilla në qytetin e Rrëshenit) dhe ka nevoje per rikonceptim të kompleksit tjetër të shkollës së mesme sëbashku me konviktin përkatës.h. ShëndetësiDrejtoria e Shërbimit Publik në Mirditë ka në përbërje katër shërbime kryesore:

Shërbimi spitalor, shërbimi i higjienës dhe epidemiologjisë, shërbimi ambulator dhe shërbimi i poliklinikës. Në qytetin e Rrëshenit funksionon dhe një spital vendor me shërbimet bazë ndaj komunitetit jo vetëm të kësaj bashkie por të tërë Mirditës. Shërbimi spitalor është i organizuar në pesë reparte: urgjenca, patollogjia, kirurgjia, obstetrik-gjinekologjiku dhe reparti i pediatrisë.Vlen të permendim partneritete me shoqata humanitare dhe spitale të tjera të komunitetit europian për përmirësimin e teknologjisë dhe shërbimin diagnostikues dhe shërues.

Karitasi italian “Avelino për Il Mondo” ka kontribuar per sjelljen e aparaturave, kualifikimemeve në Itali të personelit dhe kane zbatuar disa projekte të rendësishme per grate qe lidhen me analizën e paptestit dhe vaksinimin kundër kancerit të qafës së mitrës,etj.j. TransportiRrjeti i brendshëm i rrugëve të qytetitQyteti ka 5.3 km rrugë të brendëshme me një sipërfaqe 15,000 m2. Lidhja me kryeqytetin bëhet nëpërmjet rrjetit rrugor nacional. Rrjeti i rrugëve nacionale brenda rrethit është 113 km, ndërsa i rrugëve rurale është 207 km.

XV.Cilësia e jetës dhe prognoza e zhvillimit urban
Qyteti i Rrëshenit dhe i tërë pellgu që përfshin kjo bashki, është i jetueshëm optimalisht, ndaj dhe ka patur gjithnjë balancim numerik të popullatës së migruar apo të emigruar me atë të ardhur. Fakti është se në qytet e fshat asnjë hyrje apartamenti apo banese nuk është e abandonuar.Ka tendencë për ndërtime të reja si në qytet dhe fshat.

Nëse për 10 vite enti shtetëror në qytetin e Rrëshenit nuk ndertoi asnjë banesë për strehim, për një vit me sipërmarrje private u përfunduan dy pallatë të reja 9 katëshe, dhe është një tjetër në proçes, ndërkohe qe ka kerkesa per ndertime të tjera shumëkatëshe.Në zonën përreth qytetit janë krijuar lagje të tëra me ndërtime të reja tip vilash 2 e 3 kate. Mozaiku ndërtues i qytetit përbëhet nga pallate të tipit të para ’90-s me tulla dhe parafabrikat, (çka bën të nevojshëm ndërhyrjen në fasadat e eroduara); ne pallate të reja e vila të ndryshme, si dhe ne një sërë ndërtimesh bisnesi, apo qendra kulturore, administrative e sociale.

Por në prognozimin urbanistik të qytetit Rrëshen po punohet me asistimin e APRODEL (organizatë e njohur spanjolle) për të sjellë një realitet modern në këtë aspekt, duke ruajtur traditën dhe arkiteturën ekzistuese, shfrytëzimin dhe disiplinimin e lumenjëve Fan i vogël, Fan i Madh, Zmesë, apo të përrenjve të Kulmes dhe Jakajve, duke krijuar mjedise ujore përmirësuese të klimatit të qytetit. Elaborimi i planit urbanistik, menaxhimi i këtij plani dhe zbatimi i tij mbështetet mbi buxhetin e bashkisë, subvencionimin si dhe donatorët e investuesit privat.

XVI. Institucionet kryesore bashkiake
Pallati i Kulturës “Mirdita”:U përurua në vitin 1970 dhe ka një sallë millenium me një kapacitet prej 400 vendesh. Arkitektura e tij është e tipit modern e harmonizuar me ndërtesa përreth dhe sheshin e qytetit. Ka të përmendur ansamblin folklorik tipologjik “Mirdita” si dhe bart tradita të hershme në pasurinë kulturore dhe atë shpirtërore.BibliotekaEshtë instaluar në mjediset e pallatit të Kulturës, me afro 70.000 ekzemplarë dhe një numër të konsiderueshëm titujsh për t’u admiruar. Vlejnë për t’u theksuar botimet e autorëve mirditorë me afro 100 tituj për këto vite si studime, antologji, romane, libra me poezi, monografi etj.

Në një mjedis tjetër ushtron aktivitetin e saj edhe Qendra Kulturore e Fëmijëve me varësi nga zyra arsimore, me një grup të njohur si pasardhës i denjë i asnamblit, vlerësuar me cmime të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare.Muzeu Historik.U ndërtua në vitin 1974 dhe evokon historinë shumëshekullore të Mirditës. Në të janë ekspozuar vlerat historike qysh prej paraardhësve të mirditasve, fisi i dëgjuar i përpunimit të bakrit "Pirustët", e deri në ditët e sotme.Vlerat ekspozuese të tij shtohen veçanërisht pasi në të gjendet përmendorja e Arbërit, treguesi kuptimplotë i vazhdimësisë Iliro-Shqiptare. Vlerave historike të tij i shtohen edhe me vlerat dhe eksponatët etnografike të evidentuara në të.Kinema "26 Tetori".U ndërtua në vitin 1972 dhe ka një kapacitet prej 120 vendesh. Ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në edukimin qytetar nëpërmjet filmit. Rikonstruksioni i saj në vitin 2001 e ka kthyer atë ndër kinematë me cilësoret të këtij lloji në Shqipëri. Skena e saj ka shërbyer edhe në funksion të veprimtarive artistiko-kulturore, në shërbim të qytetarëve.Institucionet FetareNë Rrëshen ndodhet qëndra e Dioqezës e cila përfshin Rrethet e Mirditës, Matit, Bulqizës dhe Peshkopisë.

Në këtë dioqeze veprojnë misionarë Vinçensian. Kisha Katolike bashkëpunon me organet e qeverisë vendore, institucionet arsimore dhe kulturore për çështje të edukimit me paqen etj. Gjënden 15 kisha në Rrethin e Mirditës. Në Bashkinë e Rrëshenit ndodhen: Kisha Katolike, Katedralja Katolike dhe Kisha ”Bijat e Dashurisë”. Ndodhet dhe Qendra profesionale.Pallati i Sportit "Arjana Arapi"U ndërtua në vitin 1985, me kapacitet 800 vende. Në të ushtron aktivitetin e tij ekipi i volejbollit "Minatori", pjesëmarrës në kategorinë e parë për femra. Ky ekip është formuar në vitin 1976 dhe deri më sot ka përfaqësuar me dinjitet femrën mirditore. Në këtë Pallat janë zhvilluar edhe aktivitete me përmasa kombëtare si finalet të kupës së Republikës.Stadiumi i Futbollit.U ndërtua në vitin 1987, ka një kapacitet prej 1500 vendesh dhe ka përmasa olimpike. Në të zhvillon aktivitetin ekipi i futbollit të të rriturve "Minatori", por dhe grupmoshat. Stadiumi është i paisur me anekse për zhvillimin e stërvitjeve të ekipeve zinxhirë.XVII. Bankat

Në bashkinë e Rrëshenit ushtrojnë aktivitetin tre banka të rëndësishme të cilat me aktivitetin dhe konkurencën mes tyre, kanë ofruar shërbime të rëndësishme për klientët. Të tre këto banka ofrojnë të gjitha shërbimet e bankave serioze, si në hapjen e numrave të llogarisë, kredidhënie, depozita, këmbim valute etj. Këto banka me mbështjen e tyre finaciare i kanë dhënë një hov të rëndësishëm ekonomisë dhe bisnezit ndërkohë që kanë krijur një partneritet dhe besueshmëri. Tre bankat që operojnë në Rrëshen janë : Raiffeisen Bank, Banka Popullore dhe BKT, ndërkaq po afrohen dhe banka të tjera. Gjithashtu operojnë Fondi i Financimit të Zonave Malore (institucion financiar jobankar) dhe ËORLD Vision dhe fondacione të tjera.
 
Sipër