Qeveria Botnore

Munella

Anetar Fillestar
Qeveria Botnore

QEVERIA BOTNORE
Po e filloj këtë temë me nji tregim të vjetër popullor i cili fillon kështu:

Nji kohë e nji herë kishte jetue nji maxhistar shumë i pasun. Kishte pas shumë dhenë, por kishte qenë shumë shpirtzi. Ai s'dëshironte me punsue as barij e as mej rrethue kullotat e dhenve. Për at shkak, dhentë edhe humbnin nëpër male e shpesh herë edhe rrëshçitnin prej shkambijve e binin në ndoj humnerë e n'qoftë se shpëtonin gjallë iknin sepse e dinin se maxhistari e dëshironte mishin dhe lëkurën e tyne, gjana që aspak nuk u pëlqente dhenve.

Mbas ktij halli aç të madh, maxhistari ma n'fund u kujtue për mjerimin e tyne.

S'parit,

filloi mej hipnotizue dhentë, parasëgjithash ua ngulte n'krye se ato janë t'pavdekshme për at arsyeje s'mund tu ndodh asgja e keqe kur ai i rjepë e ua hjekë lëkurën. Përkundrazi do t'jetë nji veprim shumë i mirë e shumë i kandshëm.

S'dyti,

ua nguliti n'krye se maxhistari asht padron i mirë e që aç shumë i do kopetë e veta sa asht n'gjendje me ba për to t'pa mundshmen e botës

S'treti,

ua nguliti n'krye se, çka do që do t'ndodhë nuk do t'ndodhë n'tnjejtin moment dhe asesi n'të njejtën ditë, për at arsyeje edhe s'kanë se çka me mendue.

N'vazhdim, maxhistari dhenve t'veta ua nguliti n'krye se ato fare nuk janë dhenë, por disave prej tyne ua nguliti se janë luaj, disave se janë shqiponja, disave se janë njerzë e disa tjerave se janë maxhistare.

Si ua tha t'gjitha këto, t'gjitha vujtjeve të tij lidhun me dhentë u erdhi fundi. Dhentë, kurrë ma nuk iknin, por n'qetsi pritnin që maxhistari tua merrte mishin dhe lëkurën.

T'njejtin veprim pra bajnë edhe globalistët me kopetë e dhenve n'gjithë planetin e tokës që ne i quajmë popujt dhe kombet e botës.

E gjejnë maxhistarin n'mesin e atij populli. Ia venë n'gojë fjalët maxhike dhe populli ua jep votat e ai bahet kryetar qeverie. Si ta merr postin ai kryetar, menjherë fillon mej zbatue urdhnat e atyne që e sollën n'pushtet. N'rastin e Shqipnisë, fillon shkatrrimet e shtëpive, vilave, pallateve, ndërtesave, hoteleve e objekteve tjera banuese dhe komerciale me arsyejen e vetme se ato janë ndërtue pa leje, por problemi qëndron krejtsisht diku tjetër. T'gjitha ato objekte rrënohen për mej ndal hovin e zhvillimit të atyne përsonave sepse tuj u pasunue, ata n'tardhmën do t'bahen edhe t'pa ndëgjueshëm.

Krejtsisht e njejta gja ndodhë edhe në luftën kunder trafiçeve dhe luften kunder korrupsionit. Qëllimi i vetëm asht, jo mej zhdukë trafiqet, por me e zhdukë konkurencën. E keqja e t'gjitha t'kqiave asht se qeveria gjenë shumë përkrahës n'mesin e popullit sepse nji pjesë e tyne janë xhelozë e pjesa ma e madhe janë t'vorfun prandaj, t'gjitha veprimet e qeverisë zbatohen me shumë lehtsi e pa kurrfar rrezistence popullore.

Dallimi n'mes socializmit dhe globalizmit asht:

I pari asht për nacionalizimin (shtetzimim) e çdo gjaje. Ky ka fillue zbatimin e vet prej rrevolucionit rus dhe tuj pa se për sa e sa vjetë nuk solli rrezultate të duhuna e shkatrruen.

I dyti asht për privatizimin e çdo gjaje. Në ket mnyrë shumë ma lehtë kontrollohet çdo gja. Kta t'dytët e kanë mendue edhe t'parin dhe socializmi ka qenë vetëm nji provë, nji fazë kalimtare për me e vendosë globalizmin. Por tash jo vetëm në nji pjesë t'botës, por n'gjithë botën. Tuj e zhdukë gradualisht edhe kapitalizmin.

„N'kapitalizëm ndodhin padrejtsi. Aty ka t'vorfun edhe t'pasun kurse socializmi asht shumë ma i drejtë. Në te vorfnia shpërndahet n'masë të barabartë n'gjithë kombin“. Kishte thanë dikur Çerçil.

Kte t'fundit e kanë për qëllim globalistët. Jo vetëm mej vorfnue, por edhe mej zhdukë. Me e paksue në masë numrin e popullsisë n'botë e kte janë tuj e arritë tuj vue nën kontrollë:

1. mediumet
2. sistemet bankare
3. sistemet edukative
4. qeveritë lokale dhe federale
5. shkencën dhe
6. kishën.

U kanë mbetë mej vue nën kontrollë të plotë edhe popujtë. Kte janë tuj e ba përmes rrevolucioneve. Pranverave arabe. Luftave dhe përmes formimit të unioneve si Unioni Europianë. Nesër unioni aziatikë afrikanë dhe ma n'fund t'gjitha unionet në nji shtet e n'krye të atij shteti nji kryetar e nji qeveri. Qeveria botnore.
 
A

Antoni

Vizitor
Qeveria Botnore

Socializmi ekziston si ide, si rrymë por nuk është praktikuar kurrë 100% sepse kalon direkt në diktaturë ashtu sikur historia na e ka mësuar dhe pësuar deri më sot.
Globalizmin unë do ta barazoja me PËRSHTSHMËRINË, pra në rast se don të mbijetosh duhet të ecësh me hapin e të tjerëve, përndryshe, këmbën në fyt e ke se stë ndihmon njeri, biles të shohin si një pengesë.
E keqja e t'gjitha t'kqiave asht se qeveria gjenë shumë përkrahës n'mesin e popullit sepse nji pjesë e tyne janë xhelozë e pjesa ma e madhe janë t'vorfun prandaj, t'gjitha veprimet e qeverisë zbatohen me shumë lehtsi e pa kurrfar rrezistence popullore.
Dikur pam pas lexuar një shprehje (nuk më kujtohet autori):
Në rast se me votimin do të ndryshoheshin gjërat, nuk do të na lenin as të votojmë.
 
Sipër