PS, koalicion të gjerë

Miri

Anëtar drejtues
PS, koalicion të gjerë
Nga mbledhja grupit parlamentar të Partisë Socialiste kreu i opozitës Edi Rama ka shpalosur vizionin e partisë më të madhe të opozitës, për zgjerimin e koalicionit të majtë përtej atij aktual, duke patur si bosht programin "Për një Rilindje Kombetare", siç tha Rama, për të gararuar dhe fituar zgjedhjet e 2013.
"Eshtë koha për të arsyetuar së bashku me aleatët tanë dhe të gjithë aleatët e tjerë potencialë, një proces bashkëpunimi dhe bashkërendimi të energjive dhe për të dalë në fushën e betejës me një koalicion të plotë, antiregjim dhe mbi të gjitha me një koalicion i cili të përçojë në të gjithë Shqipërinë vizionin dhe idetë e programit tonë “Për një Rilindje Shqiptare”. Programi ynë “Për një Rilindje Shqiptare” është graviteti i koalicioni që ne duam dhe do të ndërtojmë.
Eshtë koha për të arsyetuar së bashku me aleatët tanë dhe të gjithë aleatët e tjerë potencialë, një proces bashkëpunimi dhe bashkërendimi të energjive dhe për të dalë në fushën e betejës me një koalicion të plotë
Edi Rama
Çdo forcë politike që është e gatshme të bashkohet me ne mbi këtë program është e mirëpritur", tha Rama.
Kjo ftesë duket se shkon edhe në adresë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, një parti e majtë, e cila pas zgjedhjeve të 2009-tës zgjodhi të jetë pjesë e koalicionit me PD, duke formuar maxhorancën qeverisëse.
Ndërkaq, kryesocialisti Rama ka zyrtarizuar qëndrimin e PS-së, në lidhje me çështjen e imuniteteve duke ritheksuar nevojën e ndërmarrjes së disa hapave paraprakë, siç edhe theksohen në letrën e një ditë më parë dërguar nga Gramoz Ruçi ambasadorëve dhe Kryetares së Kuvendit.
"Unë dje i kam dorëzuar Trojkës së Ambasadorëve vizionin e Partisë Socialiste për ndërhyrjen në Kushtetutë lidhur me imunitetin.Qëndrimi ynë është i qartë dhe është i palëkundur:Jemi dakord me nevojën për kufizimin e imunitetit dhe do ta votojmë kufizimin e imunitetit pasi të jetë realizuar një proces publik, transparent, gjithëpërfshirës, për ndryshimin e Kushtetutës. Nga ana tjetër, ne nuk do bëhemi pjesë e asnjë goditjeje të përqendruar për një arnim të ngutur kushtetues dhe as do të lejojmë, që kufizimi i imunitetit të bëhet shtysë për hapjen e një sezoni të ri gjuetie shtrigash në prag të zgjedhjeve të ardhshme", tha Rama.
Zoti Rama komentoi edhe ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor.
"Zgjedhjet nuk i fiton Kodi Zgjedhor dhe as nuk i vjedh Kodi Zgjedhor. Zgjedhjet fitohen në fushën e betejës elektorale dhe po ashtu votat mbrohen në fushën e betejës elektorale. Ne na takon që mbi këtë bazë të përmirësuar ligjore të vazhdojmë të organizohemi më së miri në mënyrë që implementimi i Kodit Zgjedhor të jetë sa më në përputhje me ligjin. Dhe që gjithçka që është shkruar në ligj të respektohet në realitet.Mbeti e paadresuar për momentin çështja e sistemit zgjedhor. Ne kemi pasur qëndrimin tonë shumë të qartë qysh në krye të herës. Kemi qenë dhe jemi për rishikim të sistemit, por e kemi thënë dhe i kemi qëndruar deri në fund asaj që e kemi thënë qysh në fillim se nuk do të kushtëzojmë procesin e rishikimit të kodit me sistemin", tha Rama.
http://24-ore.com
 
Sipër