Profili plani operacional i zhvillimit vendor

Miri

Anëtar drejtues
Profili plani operacional i zhvillimit vendor

kover.png

Per transparencë, po publikojmë profilin e planit operacional të zhvillimit vendor, ku falë një pune të madhe administratat zyrtare kanë arritur ta përfundojnë në mars 2016. Eshtë mirë që cdo banorë të informohet rreth këtij plani dhe të konsultojë pikat e ndryshme që e përbëjnë. Më poshtë po citoj Hyrjen dhe parathënien e dokumentit original.
Në fund të artikullit mund ta shkarkoni nëpërmjet lidhjes se burimit origjinal ose lidhjes direkte të mirdita.com

Hyrje
Plani Operacional i Zhvillimit Lokal (POZHL) është përgatitur nga Bashkia Mirditë në kuadër të projektit STAR dhe zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM).
Përgatitja e planit u udhëhoq nga bordi ‘Për Hartimin POZHL” i kryesuar nga kryetari i bashkisë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të administratës së bashkisë, të zyrës së arsimit, shëndetësisë, bujqësisë dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe biznesit.
Mbështetja dhe udhëheqja teknike u krye nga ekspertët e IDM:
Shefqet Bruka
Lorena Totoni
Grumbullimi i të dhënave, analizimi i tyre, si dhe përzgjedhja e prioriteteve dhe projekteve u krye nga:
Grupi i punës “Zhvillimi Ekonomik” i kryesuar nga Nikoll Gjikolaj;
Grupi i punës “Burimet Natyrore dhe Mjedisi i Qendrueshëm” i kryesuar nga Albana Lleshaj;
Grupi i punës “Infrastruktura dhe Shërbimet” i kryesuar nga Mehill Paçuku;
Grupi i punës “Mirëqenia Sociale dhe Ekonomike” i kryesuar nga Pjetër Pjetri;
Grupi i punës “Zhvillimi Rural” i kryesuar nga Gjergj Marku.
Përgatitja e planit u lehtësua dhe u mbështet nga koordinatori lokal
Nikoll Gjikolaj.
Metodologjia në aspektin e barazisë gjinore u përgatit dhe monitorua nga Elona Dhëmbo, eksperte e PNUD.
Parathënie
Plani Operacional i Zhvillimit Lokal (POZHL) është një instrument drejtimi i Bashkisë Mirditë që do ta orientojë bashkinë në fushën e planifikimit dhe zhvillimit lokal.
Plani është një dokument që i hap rrugën hartimit të dokumentave të tjerë të planifikimit e zhvillimit strategjik të bashkisë Mirditë dhe në të njëjtën kohë ndihmon për planifikimin dhe shfrytëzimin me efektivitet të burimeve financiare, njerëzore, natyrore dhe të aseteve të saj.
I ardhur si nevojë për të përcaktuar vizionin dhe perspektivën e zhvillimit afatshkurtër të bashkisë, për të identifikuar drejtimet dhe prioritetet operacionale, si dhe projektet prioritare të saj duke diagnostikuar si një të tërë gjendjen e zhvillimit lokal në territorin e saj të ri, ky plan përdori metodologjinë e planifikimit me pjesëmarrje në realizim.
Zbatimi i kësaj metodologjie solli angazhimin e kontributeve më të mira intelektuale të Bashkisë së re Mirditë, që të organizuar në një bord dhe pesë grupe pune tematike dhanë mendimet dhe idetë e tyre për krijimin e një panorame dinamike të zhvillimit të bashkisë të projektuar në të ardhmen.
al.undp.org
 

Bashkëngjitje

Sipër