Profetnit e Kremnës

Munella

Anetar Fillestar
Profetnit e Kremnës

Kur lulet e fushës e humbin aromën
Kur njeriu e humb mshirën
Kur lumejtë e humbin shëndetin e tyne
Atëherë ka me fillue ma e madhja luftë.
Mitar Tarabiç.

Millosh dhe Mitar Tarabiç Konsiderohen si profetët ma t'njoftun serbë t'shekullit 19-të. Që të dy ishin katundarë t'lanun dhe analfabetë n'plotkuptimin e fjalës. Vendlindja tyne asht Kremne, nji katund afër Uzhicës n'Serbi. N'historinë e profecive kanë hy si:

Profetët e Kremnës, pra në baz të emnit katundit ku kanë lind. Kumbaria e tyne me familjen e popit Zaharija Zahariç ka ba që neve dhe t'gjithë brezat që dot t'vijnë ti kemi t'shenueme profecitë e tyne.

Miloshi (1829.-1899.) ma tepër ishte i tërheçun e pothuajse nuk komunikonte me askend, ditët i kalonte tuj ruajtë bagtinë e netët tuj nejtë n'bjeshkë. Kur e pytnin katundarët e tij se a ke të ftohtë e a ke frikë prej ujqve ai përgjigjei. Prej t'ftohtit me ngrohin yjtë kurse ujqit s'janë gja tjetër veç delet e perëndisë. Katundarët e tij e kanë mbajtë për njeri të shkathtë dhe shumë të zgjuetë. Bisedat i bante kryesisht me kumbarën e tij, popin Zaharija.

Hej kume! Unë n'bjeshkë i ndëgjoj dhe i shof të gjitha dhe atje marr vesh se çka do t'ndodh me ne dhe me pjesën tjetër t'botës, por më mungojnë shprehjet e s'di kurrfar mnyre me ti tregue ty.

Profecia parë e Milloshit asht kur ai e parashikon vdekjen e vet. Nana e detyronte me u martue, por ai e kundershtonte me ngulm tuj thanë:
Nanë e dashtun, kur ti mbushi 45 vjeçë, at vit ke me m'vorrosë e kurrë s'kam me u martue.

Vdes n'ditlindjen e tij, 6 shkurt 1854, n'moshën 45 vjeçare.

Profeti dytë i Kremnës ishte Mitar Tarabiç (1809-1854). Edhe ky ashtu si edhe axha i tij Milloshi, ishte nji katundar analfabet, por për dallim prej axhës ky ishte ma i shoqnueshëm e shumë ma komunikativ. Të shumtën e profecive i merrte prej axhës së ndjerë që shpesh herë i diftohei gjatë natës. Mitar, profecitë e veta i tregonte me shumë precizitet, shpesh herë tuj skjarue edhe ato profeci që i merrte prej axhës së ndjerë.

Zaharija Zahariç, popi i lindun më 1834, në Kremne asht ma meritori që neve i kemi t'shenueme t'gjitha profecitë e profetnve të Kremnës. Mitar e ka parashikue edhe vdekjen e popit.

N'at vit kur t'vdes e gjithë aristokracia botnore (lufa e parë botnore) po at vit do t'vdesish edhe ti kumbar. Popi vdes n'vitin 1918.

Deri tash janë dokumentue t'gjitha parashikimet e profetnve t'Kremnës tuj fillue me vrasjen e Millosh Obrenoviçit 1868, vrasjen e mbretit Aleksandar dhe mbretneshës Drage Obrenoviç 1903, luftën e parë botnore. Shkatrrimin e perandorisë Austrohungareze dhe formimin e Jugosllavisë së parë. Atentatin në mbretin Aleksandar Karaxhorxheviç 1934. Luftën e dytë Botnore, Republikën e Uzhicës, ardhjen e Titos, rezolutën e informbyrosë dhe shkatrrimin definitiv të Jugosllavisë së dytë.

Len për tu vërtetue edhe parashikimi tij për serbët në Bosnje dhe Hercegovinë.

„Serbët në Bosnje e Hercegovinë do t'mbesin aç pak sa t'gjithë mund t'rrinë nën hijen e nji kumbulle“.

ÇE SI E PËRSHKRUAJNË ARDHJEN E TITOS

Nji njeri me sy t'kaltër, n'kali t'bardhë do t'duket n'mesin e njerzve... Ylli do ti shëndrit n'ballin e tij... Anmiqtë do ti kap nëpër t'gjithë vendin...Ai do ta mbledh nji ushtri t'fuçishme dhe do ta çlirojë Beogradin... T'gjithë anmiqtë do ti përze prej vendit tonë dhe Serbia do t'jetë ma e madhe se asnjiherë. N'vendin tonë koha e paçes dhe e prosperitetit do t'zgjas për shumë vite...shumë gjenerata do t'lindin e do t'vdesin n'paçë...për luftë vetëm do t'lexojnë nëpër libra dhe aparata t'çuditshëm...njerzit do t'hanë vetëm bukë t'grunit...bukë t'misrit do t'hanë vetëm kur kanë dëshirë...do t'udhtojnë me qerre pa qe e ato qerre prej vetvetës do t'ecin...do t'fluturojnë qiellit dhe prej andej do t'shikojnë poshtë sikur t'kenë hypun n'majen e bjeshkës Tare...do t'ndërtohen shumë fabrika...masa e madhe e njerzve do ta lanë tokën dhe do t'punojnë në to...Serbia do ta njeh prosperitetin ma t'madh derisa ta udhëheç njeriu me sy t'kaltërtë ei hypun n'kali t'bardhë...ai do t'na sjell njifar lloji tjetër t'religjionit...do t'mbetet përgjithmonë n'fron...i shndetshëm dhe i fuçishëm...do t'jetojë gjatë...afro 100 vjetë...e do gjahun...në nji rast do t'rrzohet prej kalit tij t'bardhë...do t'plagoset dhe do ta humb kambën...nuk do t'vdes prej ksaj plage, por prej pleqnisë...do t'na e ndërprenë dashninë n'mes nesh dhe rusve, vllazenve tonë t'krishtenë ortodoks...aspak nuk do tu jetë mirnjohës se po ata e kanë vue n'fron...do t'lind nji urrejtje e madhe e do t'derdhet edhe gjak, por së shpejti edhe kto plagë do t'shërohen...përseri do t'bahemi miq, por asnji herë të sinçertë, por vetëm për formalitet tuj u shtirë para të tjerve. Me vdekjen e njeriut me sy t'kaltër, vendi do t'udhhiçet prej njifar komisioni, por kurrë ma nuk do t'jetojmë ma mirë se në kohën e tij.

SHKATRRIMI I JUGOSLLAVISË DHE PAVARSIA E KOSOVËS

Njerzit menjiherë do ta harrojnë rehatinë që kishin para vdekjes së Titos dhe menjiherë do t'fillojnë urrejtjet n'mes vllaznive.

N'kufijtë tonë dhe përmes tyne do t'duket nji popull i ri. Ata njerzë do t'mbijnë prej toke si bari n'livadh mbas nji shiu t'madh...do t'jenë t'vyshëm dhe të ndershëm dhe urrejtjes sonë do ti përgjigjen me urtsi. Do t'kujdesen për njeni tjetrin si t'ishin t'gjithë vllazën t'lindun prej nji nane. Ne do t'vazhdojmë përseri me çmenduninë tonë tuj mendue se i dimë t'gjitha. Do t'mundohemi me ua imponue nji religjion t'ri të cilin ma parë e kemi pranue edhe vet, por i gjith mundi do t'na shkojë kot sepse t'gjithë pjestarët e atij populli do ti besojnë vetëm vetvetës e askujtë tjetër.

Nji fatkeqsi e madhe do t'na ndodhë me ta sepse ai popull do t'jet i vendosun dhe shumë trim. Ajo fatkeqsi do t'zgjasë me vite, por askush asgja s'mundet me ba kunder tyne sepse ai popull do t'mbij në çdo vend sikur bari.

Njeriu që do t'lind shumë vite mbas teje (Titos) do t'jetë i urtë ei ndershëm dhe me at popull do t'mirret vesh për vendosjen e kufijve. Ata do t'jetojnë andej e ne t'bashkuem do t'jetojmë këndej, por edhe andej.
BOMBARDIMI I SERBISË PREJ PAKTIT NATO

Serbët do t'vijnë deri tek kufijtë e durimit t'botës, por s'do t'kenë t'ndalun. I gjithë planeti do ti lus të çetsohen e ta ndëgjojnë zanin e mirsisë prej zemrave tyne, por ata nuk do ti çelin pasqyrat e shpirtnave tyne. Nuk do ta dëgjojnë ligjin e kuptimit t'jetës. Urrejtja do t'kthehet në marrzi dhe do t'filloi lufta. Fuçitë që do t'luftojnë kunder serbve do t'kenë njohuni shumë të mdhaja. Do t'luftohet në tokë uji dhe air. Mbi kët vend do t'zhvillohet nji luftë në air dhe shumë serb do t'vdesin. Serbët do t'përçahen n'mes vete. Atyne do tu vij turp prej origjines vet dhe do t'thonë: Unë nuk jam serbian. Unë nuk jam serbian.

PARASHIKIMI KANCERIT

N'tgjithë botën do t'përhapet njifar smundje dhe askush nuk do t'mundet mej gjetë ilaç. Të gjithë do t'thonë: Unë di, unë di sepse t'gjithë do t'mendojnë se dinë, por askush asgja nuk do t'dij. Do t'sillen njerzit rreth e rrotull e askush s'do t'mundet me e gjetë ilaçin e vërtetë. Kurse ilaçi, me ndihmen e Zotit do t'jetë gjithkund. Rreth e rrotull nesh dhe në ne.

E gjithë Uzhica (vendlindja e profetnve) asht e njoftun për kultivimin e kajsive dhe pikrisht n'bërthamën e kajsive asht ai ilaçi që e shëron kancerin. (shenimi im)

TELEVIZORI

Ata kanë parashikue edhe trenat edhe aeroplanët edhe hidrocentralet edhe naften edhe shumë e shumë gjana tjera, por mue mu duk shumë interesantë parashikimi televizorit.

...Kur bota fillon me jetue n'paçë mbas luftës dytë të madhe e gjithë kjo do t'jetë nji iluzion i idhtë SEPSE NJERZIT DO TA HARROJNË ZOTIN dhe do t'fillojnë mej besue vetëm inteligjencës s'vet. Por inteligjenca e njeriut e krahasueme me dien dhe vullnetin e Zotit nuk asht edhe as sa nji pikë uji në oqean. Njeriu do ta ndreq nji kuti me disa butona e fotografi, por nuk do t'jetë n'gjendje TË KOMUNIKOJË ME MUA që do t'jem i vdekun. Edhepse këto kutia me butona do t'jenë aç afër me kët botën tjetër ashtu siç janë n'krye afër njena tjetrës qimet e flokve. Me ndihmën e ktyne kutive me butona njeriu do t'shef çdo gja që do t'ndodhë nëpër botë.

PARASHIKIMI I VDEKJES

Edhe Mitar ashtu si edhe axha i tij Milloshi e parashikon vdekjen e vet. Nji ditë e dërgon bashkshorten tek kumbara i tij, pop Zaharia dhe i kërkon me ardhë me e rrfye e voju sepse sot do t'vdes. Si asht e mundun i përgjigjet popi kur ai asht i shndosh si ndonji dren. Ashtu m'ka thanë i thotë e shoqja. Me ardhë me e rrfye e vojue se sot i kanë thanë ka me vdekë.

Kur popi bashkë me bashkshorten e Mitrit mbrrijnë te shpia tij. Ate e gjejnë tuj kositë bar ei gjithë katundi e kishin rrethue livadhin tuj u tallë me te. Katër orë mbrapa, përshëndetet me t'gjithë e shkon e shtrihet n'shtrat dhe n'moshën 70 vjeçare i mbyll sytë e vdes.

Asht korriku i vitit 1899.
 
Sipër