Prishtina fiton Kupën

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari
G

gezimi

Vizitor
Prishtina fiton Kupën

Volejbollistet e skuadrës Universiteti AAB Riinvest Prishtina kanë fituar Kupën e Kosovës për edicionin 2010/2011.
Volejbollistet prishtinase të mërkurën në finale fituan kundër Dritës së Gjilanit me rezultatin 3:1 në sete (23:25, 25:16, 25:17, 25:17).
Ndeshja u zhvillua në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, para rreth 500 shikuesve. Volejbollistët e skuadrës gjilanase dominuan në setin e parë.
Por më pas volejbollistet e Universitetit AAB morën lojën nën kontroll dhe arritën deri te trofeu i parë i vitit.