Principatat shqiptare të Gjin Bua Shpatës e Gjon Zenebishit

J

Jani

Vizitor
Principatat shqiptare të Gjin Bua Shpatës e Gjon Zenebishit

Në vitin 1357 bujarët e Shqipërisë së Poshtme nga familjet Shpata, Zenebishi, Losha etj. e detyruan sundimtarin e atjeshëm serb, Simeon Uroshin, të braktiste vendin dhe të vendosej në Tesali. Në vitin 1358 ata shpartalluan edhe përpjekjen e Niqiforit II, përfaqësuesit të fundit të dspotëve të vjetër bizantinë, për të marrë pushtetin në Shqipërinë e Poshtme.

Në vendin e quajtur Akelos (afër Artës), forcat e Niqiforit II u thysen nga shqiptarët dhe ai mbeti i vrarë. Pas kësaj, gjithë Shqipëria e Poshtme bashkë me Etolinë dhe Akarnaninë në jug të Gjirit të Artës u nda ndërmjet bujarëve shqiptarë. Zenebishajt, me qendër në Gjirokastër, kishin Dropullin, Delvinën e Çamerinë. Pjetër Losha u bë zot i tokave që shtriheshin midis Pragës dhe Artës, që ishte endra e vjetër e Despotatit. Gjin Bua Shpata sundonte në krejt Etolinë dhe Akarnaninë, deri në gjirin e Korintit; qendra e tij në Angjelokastër. Pas vdekjes së Pjetër Loshës, Gjin Bua Shpata mori edhe zotërimet e tij dhe u vendos në Artë, ku dsundoi me titullin e lartë të despotit.

Në të gjithë Shqipërinë e Poshtme vetëm qyteti i Janinës nuk u përfshi në zotërimet e princërve shqiptarë. Para largimit të tij nga Shqipëria e Poshtme, Simeon Uroshi kishte lënë këtu si sundimtar despotin serb Thoma Preljuboviçin, djalë i qeveritarit serb të Tesalisë, Preljubit, që një vit më parë ishte vrarë nga shqiptarët e atjeshëm. Banorët shqiptarë të Janinës dhe të fshatrave përreth u tiranizuan aq keq prej despotit serb, saqë ky u pagëzua prej bashkëkohësve me epitetin "vrasës i shqiptarëve".

Princërit Gjin Bua Shpata dhe Gjon Zenebishi, të ndihmuar dhe Gjon Zenebeshi, të ndihmuar dhe nga popullsia shqiptare brenda e jashtë Janinës, e sulmuan vazhdimisht qytetin, por s'mundën ta merrnin. Thoma Preljuboviçi dhe arkondët serbë e bizantinë të Janinës gjetën mbështetje si te komandantët serbë e turq të Tesalisë e të Maqedonisë, ashtu edhe tek anzhuinët e Napolit. Në vitin 1386 Thoma Preljuboviçi u vra nga njeri i truuprojës së tij. Për të shmangur përfshirjes e Janinës në zotërimet e princërve shqiptarë të Shqipërisë së Poshtme, njerëzit e rrethit të Preljuboviçit thirrën si pasues të tij kontin italian Ezau Buondelmonti Açajuoli.

Me ndihmën e turqve dhe të nipit të tij Karl Tokos, kont i Qefalonisë, Ezau u përpoq të siguronte pushtetin e tij në Janinë dhe ta shtrinte atë jashtë saj. Por gjatë një beteje në Dhivër (të Sarandës), më 1399, ushtria e Ezaut, e përbërë kryesisht nga të Janinës, u shpartallua nga forcat e Gjon Zenebishit. Me vdekjen e Gjin Bua Shpatës më 1399, Despotati shqiptar i Artës u dobësua vazhdimisht. Krahas armiqësive të vjetra me zotërit e Janinës, pasardhësi i Gjinit, Muriq Shpata, u ndesh me synimet e Venedikut e të kontit Karl Toko të Qefalonisë. Ndërkohë u intensifikuan edhe inkrsionet e turqve të thirrur shpeshëherë nga despoti Ezau i Janinës. Pas vdekjes së despotit italian Ezaut të Janinës, më 1411, njerëzit e tij i ofruan qytetin të nipit, Karl Tokos. Ndonëse sundimi i kontit të Qefalonisë në Janinë u përurua me disfatën e rëndë që forcat e Gjon Zenebishit i shkaktuan ushtrisë së tij në krane (afër Finiqit) më 1411, Karl Toko "herë me luftë e herë me dredhi", siç thotë një dëshmi e kohës, arriti të nënshtronte krerët shqiptarë të viseve të ndryshme të Shqipërisë së Poshtme.

Më 1416 ai i mori Artën përfaqësuesit të fundit të dinastisë së Shpatajve, vëllait të islamizuar të Muriq Shpatës, Jakupit. Kështu mori fund sundimi i pinjollë të saj emigruan në Peloponez e më tej në Itali, ku u shquan si fisnikë e ludtëtarë të zotë.
 
Sipër