Porosi engjullore

Munella

Anetar Fillestar
Porosi engjullore

HAPI I PARË

Ka shumë situata që nuk do t'ndryshojnë derisa s'e marrim hapin e parë. Egoja na shtrëngon dhe nuk na lejon me lëvizë, sillemi rreth e rrotull e t'pafuqishëm bash si noj fëmijë. Aspak s'jemi t'vetëdijshëm se sa e damtojmë vehten. Ndërmarrja e hapit parë s'do me thanë l'shim, por përparim. Ecim, t'marrim hapin e parë, engjujtë do t'na përcjellin.

QILTËRSIA

Qiltërsia shëron t'gjitha sëmundjet. Nëse i qelim zemrat nuk duhet t'kemi frikë prej lëndimeve sepse qiltërsia jonë si nji mbështjellje e padukshme na mbron prej dhimbjeve, vuajtjeve dhe mundimeve. Askush s'mundet me na lëndue në qoftë se ne sinçerisht i rrëfejmë dobësitë tona. Qiltërsia na shtyn që ta duam vehtën edhe ma shumë. Engjujt na ndihmojnë me qenë të sinçertë ndaj vehtes. Kur nuk e dimë përgjigjen, e dorzojmë vehtën n'duar t'yne dhe i lusim për me na udhëheqë.

IKJA

Ikja nuk do me thanë gjithmonë largim. Grumbullimi i detyrimeve gjithashtu asht ikje ... nga partnerët, prindët, dhe shtëpia. Ikja prej marrëdhanjeve dhe situatave asht ikja prej vehtvetes, sado mirë ta kemi punue strategjinë e anashkalimit të së vërtetës, ajo gjithmonë na arrinë. Po t'ndalemi dhe t'përballemi me ate prej t'cilës ikim, frika menjiherë do t'venitet. Asnjiherë s'mujmë me shpëtue prej dritës hyjnore që na përcjell gjithmonë, engjujt na presin t'u qilemi. Sado e vështirë do t'na duket duhet tu përkushtohemi se vetëm atëherë jemi n'duar t'sigurta.

AKTIVITETI

Aktiviteti nuk asht vetëm nji preokupim pune, nji sjellje pa krye në vend dhe kohë. Aktiviteti asht ajo që na nxit përbrenda, na lëviz dhe e ngjall shpirtin tonë. Le t'pyesim me t'vërtetë, çka e zgjon shpirtin. A asht shkrimi, vizatimi, krijimi ...? Ti ndëgjojmë engjujtë dhe le të na çojnë në aktivitetet që do të na përmbushin. Le të gëzojë atë. Shkëndija që ndriçon ndihen dhe fusha të tjera të jetës sonë.

BUZQESHJA

Çka mundet me qenë ma e bukur se qenja në ftyrën e së cilës qesh shpirti. Buzëqeshja asht dhurata ma e bukur, pa pagesë dhe shumë e vlefshme. Herë-herë harrojmë edhe vlerën e saj shëruese. Me buzqeshje qelim dyertë e mbylluna, largojmë shkambijtë, zgjedhim situatat që na duken t'pakapërcyeshme. Ti lamë engjut t'na përgdhelin. Tua lamë atyne vuajtjet tona dhe ata do t'na dhurojnë buzëqeshje.

BEKIMI

Keni bekim për ate çka punoni apo planifikoni me punue, e bekueme asht mardhanja juej me personin e dashtun, dhe ajo (lidhja) në të cilën dëshironi me hy, pa marrë parasyshë e çfar natyre asht. Bekimin që e kemi tua dërgojmë njezve që i njofim pa marrë parasyshë sa i duam. Ai duhet të përhapet me gjith zemër. E bekueme asht çdo moment e çdo formë e jetës mbi tokën nanë.

NDRYSHIMI

Kohë mbas kohe, n'jetë na presin ndryshime. Për me mujtë me ba vend për t'rejat. T'vjetrat duhet ti lshojmë, ti hjedhim ose t'ia lamë t'kaluemes. Ndryshimi çfardo që t'jetë asht shenj e përparimit dhe pasqyrim i gjendjes sonë shpirtnore. Ti lusim, engjujtë do t'na ndihmojnë që me lehtësi ti lshojmë t'vetrat e ti qelim dyertë për ndryshime.

HESHTJA

Heshtja noj herë flet ma shumë se fjalët. Kur i themi t'gjitha për nji situatë në të cilën ndodhemi, çdo fjalë tjetër asht e tepërtë. T'mos prokupohemi me mendime ti lamë ngjarjet që t'shpalosen në dukje me metveten e tyne. N'gjithsi gjithçka asht në ekulilibër të përsosun kurse me fjalë herë-herë vetëm krijojmë konfuzion. Ti lamë engjujtë t'na udhëheqin, tua dorzojmë atyne t'gjithë frikën me plot besim. Shumë ma mirë kemi mej ndëgjue derisa heshtim.

VENDIMI

Shpesh herë i lejojmë tjerët t'vendosin n'vend t'nesh. U lejojmë ngjarjet dhe situatat që ne duhet mej zgjedhë vet. Kështu fshihemi mbas tyne, ma vonë kërkojmë arsyetime dhe fajsojmë të tjerët. Dhe sillemi rreth e rrotull sikur qeni mbas bishtit tij. Shumë ma mirë e shumë ma lehtë kishte me qenë me vendosmëni ti nxjerrim n'sipërfaqe t'gjitha ato që na i flet zemra. Engjujtë janë aty, ata na përshpërisin përmes zemrës, ne duhet vetëm mej ndëgjue.

BUKURIA

Sa ma shumë t'shofim bukuri rreth nesh, shumë ma tepër e gjejmë ate në mbrendinë tonë. Sa ma i bukur t'jetë shpirti njeriut aq ma lehtë e shofim magjinë e bukurisë që na rrethon. T'lejojmë që kjo ditë t'çfaqet me gjithë shkëlqimin e saj. Bukuria asht n'zogj, n'lule, n'diell, por bukuria ma e madhe asht mbrenda nesh. Bukuria e shpirtit reflektohet në ftyrën tonë dhe në lëvizjet e trupit tonë dhe as vet s'e marrim me mendë se sa jemi t'bukur.

LOTËT

Me lotë e lehtësojmë trupin dhe shpirtin. Ata që s'mujnë me kja, n'vehte mbajnë vuajtje t'madhe sepse nuk i lejojnë tu dalin-rrjedhin lotët. Në kohën kur na vjerren në sy lotët s'duhet ti përbijmë. Përmes lotëve dalin pamje të cilat neve na pengojnë si, torturat, ankthet dhe shçetsimi tuj nxjerrë t'gjitha përmes lotëve, shikimi bahet i kjartë e zemra na lehtësohet. Engjujtë na përcjellin dhe presin ti thrrasim në ndihmë, ata janë pranë nesh gjithmonë kur na duhen.

FITORJA

Çdo shkallë (hap) e re në jetën tonë asht fitore. Çdo ditë e re na jep mundësinë me kapërcye disa modele t'vjetra t'sjelljes apo t'menduemit, ta lamë dritën me hy n'jetën tonë. T'kujtojmë se ka disa qinda mnyra dhe mundsi me ndryshue ate me t'cilën s'jemi t'knaqun. Asnjiherë s'jemi vetun n'at rrugë, engjujtë gjithmonë janë me ne dhe presin që tu kërkojmë ndihmë.

DASHNIA

Dashnia do me thanë t'jeni t'vetdijshëm që çdo moment i kaluem me vehtën apo me tjerë n'gjitha ato momente ofroje t'vërteten tande. Vetëm atëherë japim dashni. Dashnia gjithmonë asht e pranishme dhe e vetmja mnyrë ta ndjejmë dashninë asht, me qenë edhe ne t'pranishëm.

LUTJA

S'duhet me harrue, të lutemi edhe kur jemi mirë. Përmes lutjeve falnderojmë për egzistencën, i falnderojmë dashnisë së Zotit, udhëheqsve tonë dhe engjujve që janë gjithmonë rreth nesh. Çdo gja që na sjell dita shumë ma lehtë e përballojmë përmes lutjeve. T'gjitha problemet bahen t'thjeshta kur i ndajmë ose i lamë ndokujtë ndokujtë që di mej zgjedhë ma mirë se na. Dhe kur e kemi mirë, përmes lutjes ndihemi edhe ma bukur edhe ma lehtë.

PUSHIMI

Herë-herë asht e nevojshme t'marrim pushim jo për me u çlodhë, por për me pa (shikjue) ma mirë. Ritmi punës padukshëm na futet n'jetë dhe na shndrron n'robot. Për shkak t'përsëritjes t'njejtave veprime humbim aftsinë mej pa ato gjana t'vlefshme për jetën tonë. T'ndalemi ta shikojmë botën rreth nesh, t'vrejmë çdo detal, çdo fjalë t'thanun. Engjujtë udhëheqsë do t'na tregojnë rrugën dhe pamjet të cilat shumë gjatë s'i kemi pa.
 
Sipër