Piktura Murore (Afresket)

Mirë se vini në rrjetfaqen MIRDITA.COM
Përmbajtja e hasur këtu, mund të shfletohet lirshëm.
Për të shkruar dhe marrë pjesë në diskutime, duhet të keni një llogari dhe të identifikoheni.
Shpresojmë që prania juaj, të ndikojë në përmirësimin dhe pasurimin e faqes.
Krijoni një llogari

Joni

Moderator
6 Shkurt 2011
77
0
6
Piktura Murore (Afresket)

Në periudhën e kalimit nga antikiteti i vonë në mesjetën e hershme, skulptura vjen duke u zbehur deri në mohim të plotë nga estetika bizantine, ndërsa arti i pikturës gjeti shprehjen më të lartë artistike. Zhvillim më të madh mori sidomos piktura murore brenda tempujve kristiane. Kishat u mbushën me afreske dhe ikona që u nënshtroheshin plotësisht kanoneve të rrepta të metropolit.

Autorët nuk i firmosnin veprat në atë periudhë, prandaj gjithë ajo veprimtari mbetet ende anonime. Tani në Shqipëri ruhen pak gjurmë nga veprimtaria e më hershme, vetëm disa fragmente. Fatkeqësisht një pjesë e tyre u dëmtua gjatë luftës kundër fesë që u bë në regjimin komunist (1967), duke zhdukur kështu vepra me vlera të rralla për kulturën dhe historinë kombëtare.

Në ato pak fragmente që ruhen ndihen ndikime të stileve perëndimore (Kisha e Rubikut – 1272), si dhe lindore (Vau i Dejës – shek. XIV-të) të artit bizantin. Ikonat e shumta si dhe minaturat në kodikë të Beratit dhe të Vlorës (shek. XI-XIV-te) janë me vlera artistike dhe i përkasin periudhës së zhvillimit të artit bizantin në Shqipëri.