Periudhat e zhvillimit të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar

A

Antoni

Vizitor
Periudhat e zhvillimit të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar

sherbimi gjeologjik.jpg

Periudha fillestare
22 mars 1922, krijohet zyra gjeologjike pranë Ministrisë së Punëve Botore dhe Bujqësisë, nën drejtimin e gjeologut çeko-austriak Ernst Noëack. Ai filloi detyrën për kërkimin e vendburimeve të mineraleve të dobishme e sidomos të prespektivës naftëmbajtëse si prioritet kryesor i qeverise se dale nga Kongresi I Lushnjes. . Gjithashtu ai duhej të realizonte një hartë Gjeologjike të Shqipërisë në shkallën 1:200000. qeverisë që doli nga Kongresi i Lushnjës.

Periudha moderne:
Nis pas Luftës së Dytë Botërore dhe ky prioritet vazhdoi kur në vitin 1952 filloi faza e dytë, që mund ta cilësojmë “Periudha Moderne” e veprimtarisë së Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. Qeveria shqiptare vendosi ngritjen e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, i cili cilësohet si institucion shtetëror që ka për detyrë kërkimet dhe zbulimin e resurseve minerale.

Periudha Postmoderne
Faza e tretë që po e quajmë “Periudha Postmoderne” zë fill pas vitit 1990 dhe kalon nëpër një periudhë pasigurie të ekzistencës të këtij Shërbimi, nëpërmjet shëndrrimit të tij në GjeoAlba sh.a., derisa më në fund kjo strukture anullohet dhe krijohet Shërbimi Gjeologjik Shqiptar në 2 Gusht të vitit 1998 me miratimin e Ligji Nr. 8366 “Për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar” i përmirësuar më tej në 15 Prill 2004 miratohet Ligji nr. 9221 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 8366 për SHGJSH”.


Hartat gjeologjike të Shqipërisë
Hartat gjeologjike të Shqipërisë kanë filluar të hartohen nga studiues të huaj qysh prej shekullit të XIX.
Hartat që përfshijnë gjithë teritorin e Shqiperisë, nga shkalla 1:2 000 000 deri në 1:200 000 janë 15, nga të cilat 6 në dorëshkrim, ndërsa të tjerat janë botuar në vende të ndryshme.
Të parët qe ndërmorën një studim gjeologjik në Shqipëri ishin dy francezë, natyralisti A. Boue dhe gjeologu A. Vuquesnel që krijuan hartat e para gjeologjike në vitet 1828-1879.
Më pas vitit 1903, shumë gjeologë të tjerë të huaj filluan studimet gjeologjike në territorin e Shqipërisë.
Kështu A. Marteli gjatë viteve 1903-1912 kreu studime në krahinën e Vlorës dhe rezultat i këtyre ishte një hartë gjeologjike në shkallë 1:200000 botuar në Romë më 1912. F. Nopsca pas studimesh shumë vjeçare botoi në Budapest hartën gjeologjike 1:200000 të Shqipërisë së Veriut.
Gjithashtu harta gjeologjike të rajoneve të ndryshme të Shqipërisë perpunuan e botuan gjeologe të ndryshëm si Weters, Hammer, Roth, Telegt, Goebel.

E rëndësishme ishte harta 1:200000 botuar nga J. Bourcart në Paris më 1921, titulluar Harta Gjeologjike e Shqipërisë Juglindore.

Për here të pare një hartë e plotë e Shqipërisë u publikua në Salzburg më 1929 nga Ernest Nowack, gjeolog austriak i kontraktuar nga qeveria shqiptare për këtë qëllim. Harta ishte frut i punës së mirëfilltë të Nowack dhe përpunim e korelim i kësaj pune me harta të botuara dhe më parë.

Ne 1943 S. Zuber ka përgatitur, në dorëshkrim, hartën gjeologjike 1:200000 të Shqipërisë.

Më 1950, E.A. Stankeev. Z. A. Mishunina dhe E. A. Ivanova përgatitën hartën gjeologjike të Shqipërisë 1:200.000 për përdorim në industrinë e naftës bashkë me shënimet sqaruese e cila u botua më 1957, në Leningrad në tirazh të kufizuar.

Një grup gjeologësh shqiptarë (T. Biçoku etj) duke u mbështetur në rilevimet gjeologjike të bëra gjatë 1950-1965, dhe në vrojtimet e punimeve të redaktim revizionimeve të bëra nga grupi gjatë 4 vjetëve (1963-1964), përpiluan dhe botuan, më 1967 në Tiranë, në shqip e frengjisht, hartën gjeologjike të Shqipërisë në shkallën 1:200000 bashkë me tekstet shpjegues (1970, 1971).

Pas 19 vjetësh u botua edhe harta e tretë gjeologjike e emërtuar Harta Gjeologjike e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë shkalla 1:200000, hartuar nga një grup gjeologësh (R. Shehu etj) dhe tekstin shpjegues (1990).

Në vitin 2000 nën kordinimin e A. Xhomo etj. ka përfunduar në dorëshkrim, për ribotim harta gjeologjike 1:200000 e Shqipërisë. Harta u botua në vitin 2002 dhe emërtohet Harta Gjeologjike e Shqipërisë. Kjo hartë është frut i bashkëpunimit mes Institutit të Kërkimeve Gjeologjike, Institutit të Naftës dhe Gazit dhe Fakultetit të Gjeologjise dhe Minierave.

Gjergj Marku
 
Sipër