Pema e gjuhëve indo-evropiane dhe Uralic

Miri

Anëtar drejtues
Pema e gjuhëve indo-evropiane dhe Uralic

Sa herë keni debatuar me miqtë ose edhe me ndonjë të huaj për prejardhjet e gjuhëve dhe ndoshta jeni inatosur kur u kanë thënë që Gjuha Shqipe ka ose mund të ketë prejardhjen nga gjuha Slave, Gjermane ose më e keqja kur u kanë thënë nga Rusishtja. Mua më ka ndodhur edhe pse u shpjegoja që Gjuha shqipe është një degë në vete e nuk ka fare të bëjë me gjuhët e tjera. Prejardhjet e gjuhëve shpjegohen në shkollë por nuk më kujtohet se në çfarë klase.

Duke shtjelluar këtë çështje në internet kam gjetur një artikull ku prezanton ilustrimin e Minna Sundberg-së e cila ka krijuar një pemë/hartë në bazën e mardhënieve midis gjuhëve Indo-evropiane dhe Uralic.

Ky është ilustrimi ku madhësia e gjuhës varet nga popullsia që e flet.
Pema e gjuhëve indo-evropiane dhe Uralic (2).jpeg

Ky është i njëjti ilustrim por i zmadhuar, kështu dalloni më mirë vendodhjen e Gjuhës Shqipe.
Pema e gjuhëve indo-evropiane dhe Uralic (1).jpeg

Ndërsa ky imazhi tjetër është marrë nga një artikull në wikipedia ku ilustron pemën e gjuhës Indo-evropiane, e vendos vetëm për të bërë një dallim ose krahasim mes ilustrimeve.
800px-Gjuhet_indo-evropiane.jpg
 
Sipër