Paketa e kursimit 11.5 mld euro, s’ka marrëveshje në Greqi

V

Veptima

Vizitor
Paketa e kursimit 11.5 mld euro, s’ka marrëveshje në Greqi

54340.jpg
Takimi i liderëve politikë të koalicionit qeverisës në Greqi nuk çoi në finalizimin e plotë të paketës së kursimit të 11.5 miliardë euro, dhe duket se ka shpalosur edhe disa mosmarrëveshje.

Ministri i financave, Janis Stournaras, deklaroi pas mbledhjes se mbeten vetëm disa detaje të vogla, që paketa e masave të mbyllet në fillim të javës së ardhshme.

“Mbeten ende disa detaje që do të përcaktohen në një takim të ri të liderëve, por skenari bazë është finalizuar”, tha Stournaras duke sqaruar se është e hapur çështja e listëpagesave të posaçme dhe se në skenarin bazë nuk parashikohet reduktimi i pensioneve të bujqësisë, OGA.

Ka qenë kreu i DIMAR, Fotis Kuvelis i cili deklaroi pas takimit se “pensionet OGA nuk duhen prerë dhe nuk do të priten”. Kouvelis theksoi se "përpjekja për të gjetur 11.5 miliardë euro vazhdon".

Qëllimi është për të shmangur shkurtimet horizontale dhe për të mbrojtur të ardhurat e mesme dhe të ulëta.
Anila Jole
 
Sipër