Origjina e nanës tereze

Munella

Anetar Fillestar
Origjina e nanës tereze

Para disa ditësh e kam takue personin e çuajtun Gazmend Bojaxhi prej Prizrenit. Jam i familjes Nanës TEREZE më thotë ai me krenari dhe vazhdon.
Asnji herë nuk m'ka shkue nër mend për me kërkue origjinën e mbiemnit tonë derisa ndodhi lufta në Kosovë dhe kjemë detyrue me ik n'Shqipni. Kur shkoj n'Berat. Recepcionisti hotelit m'thotë: Si asht e mundun ore, ti t'jesh musliman e unë katolik e t'jemi vllazën. Pyetja e repcionistit m'bani aç shumë përshtypje dhe ma shtoj dëshirën për me e kërkue origjinën e familjes sonë.
Menjiherë mbas çlirimit kam konsultue shumë libra kam mbledhë shumë informacione dhe kam ndegjue shumë ngjarje prej pleqve e të gjithë e dëshmojnë se. Orogjina e Nanës Tereze asht prej Plavës së Opojës. Malsia e Prizrenit në Kosovë prej nga jam edhe unë.
Kur kishte ardhë pasha i Stambollit me aparatin e dhunës për me ia u ndrrue fenë banorëve të Plavës. Nji pjesë e kishte ndrrue fenë dhe kishte mbetë me jetue n'Plavë. Nji pjesë për me e ruejtë fenë ishin shpërngulë n'Berat. Nji pjesë n'Shkup dhe pjesa tjetër n'Prizren. Në këto familje t'Prizrenit asht edhe origjina e Nanës Tereze që ma vonë familja saj e ngushtë do t'shpërngulet edhe prej Prizreni dhe do t'kalojë në Shkup ku edhe lindi NANA JONË TEREZE.

U isha lutë të gjithë mirditorve që të sjellin sa ma shumë materjale për NANËN TEREZE. BIJËN E KOMBIT TONË DHE NANËN E T'GJITHË BOTËS.
Ta zgjanojmë e ta pasunojmë ket façe me gjithçka që asht shkrue për NANËN TEREZE.
Ju lutem, sillni poezi, citate, ngjarje të tregueme për NANËN e çdo gja që dini për T'LUMEN NANË TEREZE.
 

Miri

Anëtar drejtues
Eshte nje figure dhe nje personalitet qe na nderon si shqiptar. Kur ka njerez me potencial te tille pozitiv, kushdo kerkon dhe arrin qe ti afroje sa me shume tek vetja per arsye krenarie (ne kuptimin e mire te fjales).
Ajo çka keni publikuar me siper, mund te jete e verteta ose mund te jete nje nga legjendat qe pasuron personazhin ne fjale. Do te ishte me te vertete informuese nese ndokush qe eshte i pergatitur per Jeten e Nene Terezes te bashkendaje diturite e tija me ne, ne forum.
Ky posti i mesiperm plus historise qe permban, verteton qe dikur shqiptaret, per shkaqe te ndryshme, te shkretet, jane detyruar qe te shperngulen dhe te ndryshojne vendlindjen e tyre.
 
Sipër